v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-15 18:56:53    
Ilaēet e mjekėsisė kineze

cri
Ilaēet e mjekėsisė kineze kanė njė histori mbi 5 mijė vjeēare nė Kinė. Ato janė njė pjesė e rėndėsishme pėrbėrėse e kulturės tradicionale tė kombit kinez. Sot, megjithėse mjekėsia moderne ėshtė bėrė rrymė kryesore nė tregun farmaceutik, ilaēet e mjekėsisė kineze dallohen pėr metodat e shumta tė mjekimit, pėr efekte tė dukshme tė mjekimit dhe pėr ēmimet e tyre tė lira. Ilaēet e mjekėsisė kineze luajnė vazhdimisht njė rol tė rėndėsishėm nė mjekėsinė kineze.

Zonja Y Minyin ėshtė njė fshatare nė provincėn Sėēuan tė Kinės. Para 5 vjetėve ajo u sėmur nga kolesistitisi. Gjatė kėtyre vjetėve, ajo ka pirė gjithmonė ilaēe tė mjekėsisė kineze pėr mjekimin e kėsaj sėmundjeje. Shpenzimet janė vetėm 100 juanė nė vit, por efekti ėshtė i mirė. Para disa ditėve, ajo u sėmur pėrsėri nga gripi dhe shkoi nė spital. Pasi piu ilaēe tė mjekėsisė kineze pėr dy ditė me radhė, ajo u shėrua. Kėsaj here ajo shpenzoi vetėm 12 juanė ( afro l.5 dollar amerikanė ).

Gjatė vizitės nė ambulancėn e fshatit Y Tan tė provincės Sėēuan, korrespondenti i radios sonė vuri re se shumė fshatarė vinin te doktorėt e mjekėsisė kineze. Njė fshatare i tha korrespondentit se ilaēet e mjekėsisė kineze janė me pak efekte negative dhe ēmimet janė tė lira. Kur sėmuremi, ne dėshirojmė tė pimė ilaēe tė mjekėsisė kineze.

Sipas njė hetimi, shpenzimet nė ambulancat e mjekėsisė kineze janė 20 deri 30% mė tė ulėta se nė ato tė mjekėsisė moderne.

Pėr arsye se ilaēet e mjekėsisė kineze mirėpriten nga fshatarėt, vitet e fundit nė fshatrat e provincės Sėēuan ėshtė krijuar rrjeti i shėrbimeve tė mjekėsisė kineze dhe nė 80% tė distrikteve tė kėsaj province janė ngritur spitale tė posaēme tė mjekėsisė kineze, tė cilat u japin fshatarėve shėrbime tė sigurta e efektive mjekėsore.

Krahas kėsaj, provinca Sėēuan ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr pėrgatitjen e punonjėsve tė mjekėsisė kineze, Qė nga viti 1998 e deri tani ajo ka pėrgatitur 1200 punonjės tė tillė pėr spitalet dhe ambulancat, tė shpėrndara nė fshatrat e kėsaj province.

Drejtori i Drejtorisė Administrative tė Ilaēeve tė Mjekėsisė Kineze tė provincės Sėēuan, z. Yan Tianxing u shpreh se nėpėrmjet forcimit tė shėrbimeve me ilaēet e mjekėsisė kineze, ėshtė zgjidhur nė njė farė shkalle problemi i mjekimit dhe ėshtė garantuar shėndeti i fshatarėve.

Provinca Sėēuan ėshtė njė nga provincat me popullsinė mė tė madhe nė Kinė, ndėrsa fshatarėt pėrbėjnė pjesėn dėrmuese tė saj. Nė kėto provinca me popullsi tė madhe fshatare ilaēet e mjekėsisė kineze luajnė njė rol gjithnjė e mė tė madh nė mjekimin e sėmundjeve tė fshatarėve.

Pėr tė pėrkrahur zhvillimin e mjekėsisė kineze nė fshat, sivjet qeveria kineze dha 100 milionė juanė nė ndihmė tė provincave tė varfra, tė distrikteve me pakica kombėtare dhe tė rajoneve tė largėta, dhe nė 5 vjetėt e ardhshėm ajo do tė vazhdojė tė investojė nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė infrastrukturės sė spitaleve tė mjekėsisė kineze nė rajonet e sipėrpėrmendura. ( Zhang )