v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-13 19:59:53    
Lajme tė shkurtra kulturore

cri
Kina do tė inkurajojė qarqet e ndryshme shoqėrore tė pėrkrahin ndėrtimin kulturor tė fshatrave

Korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se Kina do tė inkurajojė qarqet e ndryshme shoqėrore tė pėrkrahin ndėrtimin kulturor tė fshatrave pėr tė pasuruar jetėn kulturore tė fshatarėve.

Mė 11 dhjetor, Komiteti Qendror i Partisė Komuniste tė Kinės dhe Kėshilli i Shtetit i Kinės publikuan njė dokument ku u kėrkohet krahinave tė ndryshme tė forcojnė ndėrtimin e infrastrukturės kulturore tė fshatrave dhe tė krijojnė rrjetin e shėrbimeve kulturore nė fshatra. Nė dokument thuhet se krahinat e ndryshme duhet tė zhvillojnė vazhdimisht veprimtari kulturore nė fshatra, njėkohėsisht duhet tė inkurajojnė studentė tė diplomuar tė shkojnė nė fshatra pėr shėrbime kulturore. Krahas kėtyre, qeveria kineze do tė shtojė investimet dhe do tė zbatojė politika pėrkatėse pėr tė inkurajuar ndėrmarrje tė zhvillojnė tregun kulturor tė fshatrave.

Tani mė se 70% e popullsisė kineze banojnė nė fshatra. Nė krahasim me qytetet, infrastruktura kulturore e fshatrave ėshtė mė e prapambetur, veprimtaritė kulturore atje janė mė tė pakta. (Fani)

U mbyll panairi i parė i sektorit kulturor tė krahinave perėndimore

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se mė 11 dhjetor, u mbyll nė Kunmin tė provincės Yunnan tė Kinės jugore panairi i parė i sektorit kulturor tė krahinave perėndimore tė Kinės. Ky ėshtė panairi kulturor me pėrmasat mė tė mėdha nė Kinė.

Drejtori i Drejtorisė Propaganduese tė Provincės Yunnan Yan Youqiong u shpreh se nė kėtė panair morėn pjesė 642 ndėrmarrje. Gjatė panairit u nėnshkruan 41 projekte tė bashkėpunimit dhe vėllimi i kontratave arriti nė 15.2 miliardė juanė. Kėto 41 projekte lidhen me fushėn e shtypit, tė radios, tė televizonit, tė filmit, tė shėrbimeve kulturore etj. (Fani)

Qarqet kineze tė dramės pėrkujtuan 100-vjetorin e ditėlindjes sė Jiao Juyinit

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se mė 12 dhjetor, afro 100 personalitete tė qarqeve tė dramės tė Kinės u takuan nė Pekin pėr tė pėrkujtuar 100-vjetorin e ditėlindjes sė krijuesit tė Trupės Popullore Artistike tė Pekinit, Jiao Juyin.

Jiao Juyin lindi nė vitin 1905 nė Tianjin dhe vdiq nė vitin 1975, ishte njė nga krijuesit e Trupės Popullore Artistike tė Pekinit dhe regjisori i pėrgjithshėm i kėsaj trupe. Ai drejtoi mbi 20 drama tė shquara, shumica e tė cilave janė bėrė drama klasike tė Trupės Popullore Artistike tė Pekinit.

Njėkohėsisht Jiao Juyin ishte edhe njė studiues qė studionte operat tradicionale kineze dhe dramat perėndimore. Ai ka pėrkthyer shumė drama, novela dhe vepra pėr dramėn.

Siē bėhet e ditur, ditėt e fundit, u botuan "Veprat e Jiao Juyinit" pėr tė paraqitur rezultatet artistike tė Jiao Juyinit. (Fani)