v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-07 19:32:53    
Kampioni olimpik Wu Shude

cri

Nė vitin 1979 nė kampionatin e 33-tė botėror tė peshėngritjes, Wu Shude fitoi titullin kampion, duke u bėrė peshėgritėsi i parė kinez qė fiton titullin kampion botėror. Nė vitin 1984, ai fitoi medaljen e artė tė Lojėrave Olimpike tė Los Anxhelosit. Nė karrierėn e tij sportive, ai e ka thyer gjithsej 9 herė rekordin botėror tė peshėngritjes.

Nė vitin 1973, Wu Shude filloi karrierėn e tij si peshėngritės dhe niveli i tij ngritej dita ditės derisa nė vitin 1978, ai fitoi titullin kampion nė kampionatin botėror tė peshėngritjes pėr tė rinj tė vitit 1978. Lidhur me kėtė titull kampion, Wu Shude ėshtė i mendimit se kjo ėshtė e natyrshme, sepse niveli i tij nė stėrvitje e kishte arritur atė stad.

Duke kujtuar ēastin e fitores sė medaljes sė artė, Wu Shude tha: "Para garės unė e pata pakėsuar peshėn time, prandaj unė nuk ndiehesha mirė, veēanėrisht pas provės sė parė." Megjithatė, Wu Shude nuk hoqi dorė dhe e mblodhi veten. Ai ia kushtoi tė gjithė vėmendjen tė garės sė fundit dhe e mbaroi me sukses provėn e tretė me 147.5 kg, duke fituar medaljen e artė olimpike.

Nė fillim tė vitit 2002, kur ekipi kinez i peshėngritjes ishte nė gjendje tė vėshtirė, Wu Shude hoqi dorė nga posti i tij si kryetari i Drejtorisė Sportive tė Rajonit Autonom Guangsi Zhuang dhe filloi tė punojė si trajner i pėrgjithshėm i kombėtares kineze tė peshėngritjes.

Pasi filloi nga puna si trajner, Wu Shude u pėrpoq tė formojė njė mjedis tė ri nė ekip. "Nė tė kaluarėn, nė kėtė ekip ka pasur disa grupe tė vogla me trajnerė tė caktuar, prandaj ekzistonin disa probleme nė zgjedhjen e lojėtarėve tė dalluar. Nėse nuk do tė zgjidheshin kėto probleme, ekipi ynė nuk do tė dilte nga vėshtirėsia." Wu Shude gjithmonė stėrvitet bashkė me lojtarėt e tij dhe lojėtarėt janė shumė inkurajuar, prandaj morali i tė gjithė ekipit ėshtė shumė i lartė dhe niveli i tė gjithė lojtarėve ėshtė ngritur. Kombėtarja kineze e peshėngritjes ėshtė rigjallėruar.

Pėrgatitja e njė lojtari tė dalluar ėshtė njė gjė e vėshtirė," Wu Shude tha: "Njė trajner i mirė jo vetėm duhet tė pėrgatitė lojtarė me nivel tė lartė sportiv, por edhe duhet tė formojė njė mjedis tė mirė bashkėpunimi midis tyre."

Nė gusht tė vitit 2003, Wu Shude u largua nga kombėtarja kineze e peshėngritjes dhe vazhdoi studime pėr administrimin e sportit nė SHBA. Megjithėse ai e ka mbyllur karrierėn e tij sportive, Wu Shude ka ende shumė interes pėr nė peshėngritjen, "Unė e gjeta vlerėn e jetės sime te peshėngritja."

Lidhur me Lojėrat Olimpike, Wu Shude tha se ai dėshiron ta shohė nga afėr paraqitjen e peshėngritėsve kinezė. Ai ėshtė optimist pėr tė ardhmen e ekipit kinez tė peshėngritjes dhe ėshtė i mendimit se ekipi kinez do tė fitojė sė paku 4 medalje tė arta nė Lojėrat Olimpike tė ardhshme. (Jiang Lei)