v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-05 19:24:47    
Njerėzit qė tregojnė kujdes pėr tė sėmurėt nga Sida

cri

Vitet e fundit, me pėrhapjen gjerėsisht tė njohurive mbi Sidėn, njerėzit nuk kanė mė shumė frikė nga kjo sėmundje dhe nuk i diskriminojnė tė sėmurėt nga Sida, madje shumė njerėz tregojnė kujdes tė madh dhe i ndihmojnė nė forma tė ndryshme kėta tė sėmurė.

Para 10 vjetėve, fshatari i thjeshtė 43 vjeēar z. Tao Tongxue nga provinca Guizhou e Kinės jug-perėndimore, u prek padashur nga virusi i Sidės dhe para 3 vjetėve u sėmur. Pas mjekimit, tani ai ėshtė bėrė mė mirė. Pak kohė mė parė, kur Tao Tongxue erdhi nė Pekin si pėrfaqėsues i tė sėmurėve nga Sida pėr tė marrė pjesė nė njė forum popullor mbi parandalimin dhe mjekimin e Sidės, ai i tha korrespondentit tė radios sonė se nė vendlindjen e tij gati 2 mijė tė infektuar nga virusi i Sidės kanė marrė ndihmė nga qeveria dhe shoqėria. Ai tha:

"Kemi bėrė falas kontrollin mbi kundėrtrupat e virusit tė Sidės dhe mjekohemi falas, edhe fėmijėt e mi ndjekin falas shkollėn. Tė gjitha kėto kanė rėndėsi shumė tė madhe pėr njė tė infektuar nga Sida nė fshat."

Tao Tongxue tha se sėmundja e tij ėshtė kontrolluar shumė mirė dhe jeta e tij ėshtė njėsoj si e tė tjerėve dhe kjo nuk mund tė ndahet nga kujdesi i qeverisė e i shoqėrisė.

Qysh nga mesi i viteve '80 tė shekullit tė kaluar, kur u zbulua i infektuari i parė nga Sida e deri tani, nė Kinė ka 840 mijė tė infektuar nga Sida. Si tė ndihmohen ata tė vėnė nėn kontroll sėmundjen dhe tė jetojnė njėsoj si tė tjerėt, ky ėshtė bėrė njė problem qė tėrheq vėmendjen e sektorėve pėrkatės shėndetėsorė qeveritarė dhe shoqėrorė.

Qeveria kineze ka zbatuar njė sėrė masash pėr tė pakėsuar barrėn ekonomike tė tė sėmurėve nga Sida. P.sh. u jepen falas barna dhe mjekime tė sėmurėve qė kanė vėshtirėsi ekonomike, spitalet u japin kėshilla shėndetėsore dhe shėrbime grave shtatzėna tė prekura nga virusi i Sidės gjatė lindjes etj. Tė sėmurėt nga Sida qė kanė vėshtirėsi ekonomike dhe tė afėrmit e tyre mund tė gėzojnė subvencione tė qeverisė. Administratat qeveritare tė niveleve tė ndryshme dhe qarqet e ndryshme shoqėrore tregojnė kujdes dhe i ndihmojnė jetimėt, prindėrit e tė cilėve kanė vdekur nga Sida, nga ana e jetės, arsimore dhe shėndetėsore.

Edhe shumė njerėz janė organizuar vullnetarisht nė aktivitetet pėr ndihmėn ndaj tė sėmurve nga Sida. Nė qytetin Kunmin tė provincės Junan tė Kinės jug-perėndimore ekziston njė organizatė popullore me emrin "Vatra e rrezeve diellore", e cila u jep ndihmė tė infektuarve nga Sida. Punonjėsi i kėsaj organizate z. Li Yun i tha korrespondentit:

"Nė provincėn Junan 80% e tė sėmurve nga Sida janė infektuar nėpėrmjet injeksioneve tė narkotikėve nė damarė, ata kanė humbur aftėsitė themelore tė jetės dhe janė diskriminuar nga tė tjerėt pėr shkak tė pėrdorimit tė lėndėve narkotike. Kėshtu "Vatra e rrezeve diellore" u jep atyre mbėshtetje psikike dhe njė platformė pėr rikthim nė jetėn shoqėrore."

Pėr tė bėrė qė tė prekurit nga virusi i Sidės tė rifitojnė vetėbesimin, punonjėsit e "Vatrės sė rrezeve diellore" u mėsojnė atyre mjeshtėri pėr prodhimin e punimeve tė ndryshme artistike, organizojnė kurse kualifikimi pėr kujdesin ndaj tė sėmurėve etj. Duke filluar nga fundi i vitit 2003, 270 tė sėmurė nga Sida dhe 115 familje janė kualifikuar nė kėto kurse tė organizuara nga "Vatra e rrezeve diellore".

Jetimėt, tė cilėve u kanė vdekur prindėrit nga Sida, gėzojnė gjithnjė e mė shumė dashurinė dhe kujdesin e qarqeve tė ndryshme shoqėrore.

Nė qytetin e Fuyangut tė provincės Anhui tė Kinės lindore ekziston njė shoqatė ndihme, pėr fėmijėt e varfėr tė prekur nga Sida e pėrbėrė nga sipėrmarrės. Kryetarja e kėsaj shoqate, zonja Zhan Ying i tha korrespondentit se ata jo vetėm kanė ndihmuar njė numėr fėmijėsh tė sėmurė nga Sida tė shkollohen, por i kanė organizuar ata nė aktivitete tė ndryshme kolektive interesante. Znj. Zhang Ying tha se gjatė mė se dy vjetėve kėta fėmijė kanė ndryshuar shumė nga ana psikike.

Tani 280 fėmijė tė prekur nga Sida qė kanė marrė ndihmė nga kjo shoqatė po ndjekin shkollėn dhe po mėsojnė shumė mirė. Duke parė fėmijėt qė jetojnė tė gėzuar, zonja Zhan dhe shokėt e saj kėnaqen pa masė.

Kujdesi pėr tė sėmurėt e Sidės shprehet edhe nė faktin se gjithnjė e mė shumė njerėz po i pranojnė dhe i trajtojnė nė mėnyrė tė barabartė dhe miqėsore tė sėmurėt dhe tė infektuarit nga Sida. Disa aktorė kinematografike kanė marrė pjesė nė shfaqje nė ndihmė tė kėtyre tė sėmurėve dhe nė fillim tė kėtij viti disa nxėnės i ftuan nė shtėpi, si mysafirė, jetimėt e prekur nga Sida.

Edhe vetė tė sėmurėt nga Sida janė organizuar nė luftėn aktive kundėr Sidės. 29 vjeēari Li Xiang i sėmurė nga Sida, formoi, para 3 vjetėve, me disa tė shokė tė tjerė tė sėmurė organizatėn me emrin "Hong Shulin", e cila ka bėrė shumė punė pėr popullarizimin e njohurive mbi Sidėn dhe pėr pakėsimin e diskriminimit tė tė sėmurėve nga Sida. Li Xiang i tha korrespondentit:

"Ne i nxisim me tė gjitha mėnyrat tė infektuarit tė marrin pjesė nė krijimin e kanaleve tė informacionit, nė hapjen e linjės sė nxehtė telefonike, nė hapjen e faqes sė tyre nė internet, nė botimin e revistės, nė organizimin e kurseve pėr forcimin e aftėsive vetėndihmuese etj. Botuam librat e tė infektuarve nga Sida, organizuam fotoekspozitėn e pėrgatitur prej tyre, xhiruam edhe filma dokumentarė pėr tė popullarizuar njohuritė mbi Sidėn."

Tani, nė Kinė, janė formuar mbi 40 organizata tė tilla si "Hong Shulin". Ata inkurajojnė njėri-tjetrin dhe bėjnė pėrpjekje qė sa mė shumė njerėz tė njohin e tė trajtojnė si duhet Sidėn dhe, mė nė fund, njerėzimi tė mposhtė Sidėn. (Pina)