v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-02 19:20:37    
"Kina ėshtė njė vend simpatik" ---- Kina nė sytė e ambasadorėve tė huaj nė Kinė

cri
Mė 30 nėntor paradite, ambasadorėt e mbi 10 vendeve nė Kinė, sė bashku me bashkėshortet e miq tė tyre, u mblodhėn nė pritjen e Televizionit tė Pekinit, me rastin e 15-vjetorit tė hapjes sė rubrikės "Ekrani mė lidh mua me tė". Nė atmosferė tė ngrohtė dhe harmonike, kėta ambasadorė biseduan hapur me miq kinezė, duke shprehur miqėsinė e tyre tė thellė ndaj Kinės dhe popullit kinez.

"Gjithēka nė Kinė ėshtė pėrtėrirė"

Ambasadori i Afganistanit Qiamuddin Rai Barlas ishte student i Universitetit Pekin. Gjatė viteve tė 60-tė tė shekullit tė kaluar, ai studioi letėrsi moderne kineze nė Universitetin Pekin. Pas 34 vjetėve, ai erdhi edhe njė herė nė Kinė si ambasador i Afganistanit nė Kinė. Pėr kėtė ai shprehet shumė i gėzuar. Ai tha lirisht nė gjuhėn kineze: "Gjithēka nė Kinė ėshtė pėrtėrirė, duke pėrfshirė edhe Universitetin Pekin. Mė habitin shumė ndryshimet kolosale tė kėtij qyteti dhe kėtij vendi. Jam krenar pėr Kinėn."

Ambasadori i Republikės sė Koresė kishte Kim Haxhong tri dėshira, sė pari tė bėhet diplomat, sė dyti tė marrė pjesė direkt nė punėt e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Republikės sė Koresė dhe Kinės dhe sė treti, tė bėhet ambasadori i Republikės sė Koresė nė Kinė. Mė 16 tetor 1964, kur mori vesh suksesin e Kinės nė eksperimentin bėrthamor, ai mendoi se nėse bėhet diplomat, do tė shkojė pa tjetėr nė Kinė. Gjatė studimeve tė gjuhės kineze nė Fakultetin e Letėrsisė tė Universitetit Seul, ai mėsoi tė flasė lirisht nė gjuhėn kineze. Nė vitin 2001 atij iu realizua ėndrra pėr t'u bėrė diplomat nė Kinė. Ai tha: "M'u realizua aspirata ime e parė. Qeveria kineze mė priti shkėlqyeshėm dhe kėtė nuk do ta harroj kurrė."

"Mė pėlqejnė operat kineze"

"Kina ka kulturė tė pasur dhe tė shquar." Kėshtu tha zoti Faisal Al-Ghais, ambasador i Kuvajtit nė Kinė. "Mė pėlqejnė operat kineze, si Opera e Sichuanit, Opera e Pekinit, Opera e Shaoxingut, tė cilat janė shumė tė njohura; mė pėlqen muzika klasike si dhe bukurshkrimi kinez, qė janė tė mrekullueshme. Kam interes tė madh edhe pėr pakicat kombėtare tė Kinės, qė kanė kostume tė bukura dhe aktivitete tė larmishme nacionale. Tė gjitha kėto mė nxitin tė mėsoj me zell dhe tė zotėroj kinezishten."

"Doket e zakonet e Kinės janė shumė interesante." Kėto janė fjalėt e zotit Tor Hildan, ambasador i Norvegjisė nė Kinė. Atij i pėlqen shumė koleksioni i monedhave tė lashta kineze. Ai tha: "Kina ka shumė festa, tė mėdha dhe tė vogla. Gjatė festave, e gjithė familja dhe tė afėrmit mblodhėn sė bashku dhe shkėmbejnė nė mėnyrė tė ngrohtė. Kjo gjė i sjell gėzim ēdo pjesėmarrėsi."

"Tė gjitha qytetet janė tė bukura"

Pothuaj tė gjithė ambasadorėt e kanė eksperiencėn e turizmit nė Kinė. "Kam vizituar Shangain, Guangzhoun, Hangzhoun, Wuhanin, Singjiangun, etj." tha ambasadori i Afganistanit Barlas dhe mė tej tha: "Tė gjitha qytetet kineze janė tėrheqėse. Kina ėshtė njė vend simpatik!"

Dashamirėsia e popullit kinez u ka lėnė pėrshtypjet mė tė mira ambasadorėve tė huaj nė Kinė. Pothuaj ēdo njeri prej tyre i vlerėson kinezėt, si sjellshėm dhe qytetėruar. Ambasadori i Kuvajtit Al-Ghais u shpreh nė mėnyrė tė sinqertė: "Kina ėshtė njė vend i madh. Ajo ka kulturė dhe popull tė madh!" (Wang Lei)