v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-02 18:47:33    
Dialogu midis kozmonautėve dhe tė rinjve tė Hongkongut

cri
Me ftesėn e Rajonit tė Posaēėm Administrativ tė Hongkongut dhe tė Rajonit tė Posaēėm Administrativ tė Makaos, nga 27 nėntori deri mė 2 dhjetor, Delegacioni i Anijes Kozmike me Kozmonautė Shenzhou Nr.6 bėri njė vizitė miqėsore nė Hongkong dhe Makao. Gjatė vizitės, kozmonautėt Fei Junlong dhe Nie Haisheng u mirėpritėn nga banorėt e Hongkongut dhe Makaos. Ata zhvilluan shkėmbime tė drejtpėrdrejta bisedimesh me qarqet e ndryshme tė dy rajoneve.

Nė fjalimin e mbajtur nė ceremoninė e pritjes sė delegacionit tė anijes kozmike Shenzhou Nr.6, kryeadministratori i Rajonit tė Posaēėm tė Hongkongut Donald Zeng u shpreh: "Fluturimi me sukses i anijes kozmike me kozmonautė Shenzhou Nr.6 realizoi mė tej ėndrrėn e kombit kinez pėr fluturimin nė hapėsirėn kozmike. Hongkongasit dhe tė gjithė kinezėt janė krenarė pėr kėtė sukses tė madh."

Mė 29 nėntor, delegacioni i anijes kozmike Shenzhou Nr.6 shkoi nė Pallatin e Sportit "Elizabeth" dhe u takua me 2000 nxėnės tė 400 shkollave fillore dhe tė mesme tė Hongkongut. Gjatė takimit mbi njė orėsh, kozmonautėt Fei Junlong dhe Nie Haisheng folėn pėr ēėshtjen e fluturimit kozmik tė Kinės, pėr familjet e veta dhe iu pėrgjigjėn pyetjeve tė nxėnėsve.

Fei Junlong u shpreh se pas hyrjes nė pallatin e sportit, ai ndjeu menjėherė gjallėrinė e tė rinjve tė Hongkongut. Ai i inkurajoi nxėnėsit tė mėsojnė me zell pėr tė realizuar idealin e vet.

Nie Haisheng u shpreh se kur ishte nė moshė tė re, nėna e mėsoi ta donte atdheun dhe tė jepte kontribut pėr tė. Ai shprehu shpresėn se nė tė ardhmen, nxėnėsit do ta pėrdorin talentin e tyre pėr lulėzimin e Hongkongut dhe tė vendit.

Duke folur pėr familjen e vet, Nie Haisheng u shpreh se pėr shkak tė punės sė veēantė, ai nuk shkon shpesh nė shtėpi. Megjithatė, ai i merr shpesh nė telefon bashkėshorten dhe vajzėn dhe ata kanė ndjenja tė thella pėr njėri-tjetrin. Nie Haisheng e falėnderoi shumė familjen e vet pėr pėrkrahjen ndaj ēėshtjes sė tij dhe u shpreh se suksesi i tij nuk mund tė ndahet nga pėrkrahja e familjes.

Nxėnėsi i shkollės fillore Jiyue tė Hongkongut Chen Zhifeng u shpreh se pas dialogut me kozmonautėt, ai krijoi idealin e vet pėr t'u bėrė kozmonaut.

Dy kozmonautėt u shprehėn: "Sot ne takohemi kėtu pėr tė ndarė gėzimin e suksesit tė fluturimit tė anijes kozmike me kozmonautė Shenzhou Nr.6. Gjatė vizitės nė Hongkong, ne kemi ndier ngrohtėsinė e hongkongasve, veēanėrisht tė tė rinjve tė Hongkongut. Ata janė krenarė pėr lulėzimin e atdheut. Shpresojmė se tė rinjtė e Hongkongut do tė japin kontributin e vet pėr ndėrtimin e sė ardhmes sė bukur tė Hongkongut."

Drejtori i Universitetit tė Gjuhės Kineze tė Hongkongut Liu Zunyi tha: "Nėpėrmjet takimit me kozmonautėt, tė rinjtė e Hongkongut njohėn suksesin e madh tė atdheut nė fushėn e teknologjisė sė lartė. Kjo do tė thellojė ndjenjat e tyre pėr atdheun dhe do tė krijojė interes tė tyre pėr shkencėn e fluturimit kozmik. Kozmonautėt Fei Junlong dhe Nie Haisheng janė shembuj pėr tė rinjtė e Hongkongut." (Fani)