v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-01 18:12:54    
Misionarja e civilizimit tė gjelbėr Liao Xiaoyi

cri
"Qendra kulturore e mjedisit tė fshatit tokėsor tė Pekinit" ėshtė njė organizatė popullore e mbrojtjes sė mjedisit, qė e quajnė "fshati tokėsor i Pekinit", i cili ka ushtruar ndikim tė madh nė ndėrtimin e zonave tė gjelbra komunale dhe nė formimin e vetėdijes pėr mbrojtjen e mjedisit te qytetarėt. Krijuesja e kėsaj qendre ėshtė zonja Liao Xiaoyi. Pak kohė mė parė korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės e takoi atė nė njė zyrė tė fshatit tokėsor nė periferi tė Pekinit.

Zonja Liao Xiaoyi, rreth 50 vjeēare ėshtė e bukur dhe elegante, ka flokė tė zinj dhe tė shkurtėr dhe sy tė shkruar. Dikur ajo ėshtė marrė me studime teorike tė filozofisė nė Akademinė e Shkencave Shqėrore tė Kinės, nė vitet 1993-1994 ajo studioi pėr 2 vjet si studiuese vizitore nė shtetin e Karolinės sė Veriut tė SHBA-sė. Ajo ia ka kushtuar gjithmonė vėmendjen problemit tė mbrojtjes sė mjedisit, prandaj hoqi dorė nga vazhdimi i studimeve pėr titullin e doktorit dhe u kthye nė atdhe pėr t'u marrė me mbrojtjen e mjedisit qė e do shumė. Ajo u shpreh:

"Para se tė shkoja nė SHBA, kisha njė grup xhirimi filmash dhe si prodhuese e pavarur po realizoja njė film dokumentar me titull "Civilizimi i gjelbėr dhe Kina". Kur isha nė SHBA, njė mik e vazhdonte kėtė punė nė vendin tim, por mė vonė edhe ai kishte punė tė tjera. Kėshtu u detyrova tė kthehem pėr ta pėrfunduar kėtė punė, sepse e kam shumė tė qartė se nė Kinė problemi i mjedisit ėshtė shumė serioz, por mediat nuk japin shumė njoftime lidhur me kėtė problem."

Pas kthimit nė atdhe, zonja Liao Xiaoyi jo vetėm pėrfundoi filmin dokumentar, por edhe realizoi dy ėndrra tė tjera: formimin e qendrės kulturore tė mjedisit tė fshatit tokėsor dhe nisjen e njė emisioni mbi mbrojtjen e mjedisit nė Televizionin Qendror tė Kinės me titull "Koha pėr mbrojtjem e mjedisit". Deri mė sot, Liao Xiaoyi ka botuar dizertacione me mbi 400 mijė hieroglife dhe ka xhiruar mbi 100 filma dokumentarė mbi mbrojtjen e mjedisit. Mė 22 prill tė vitit 2000, nė Ditėn Botėrore tė Rruzullit Tokėsor, "Fshati tokėsor i Pekinit" bashkė me disa organizata popullore tė mbrojtjes sė mjedisit zhvilluan aktivitetin me titull: "Veprimet nė Kinė - Dita Botėrore e Rruzullit Tokėsor". Mbi 10 milionė kinezė morėn pjesė nė aktivitetet e ndryshme pėr mbrojtjen e mjedisit me temė: "Tė inkurajojmė shpenzimet e vazhdueshme dhe tė zgjedhim jetėn e gjelbėr". Po kėtė vit mbi 800 mijė nxėnės tė shkollave fillore tė Pekinit dhe prindėrit e tyre plotėsuan kartat e mbrojtjes sė mjedisit tė shpėrndara nga "fshati tokėsor i Pekinit" dhe sektorėt pėrkatės qeveritarė, kėshtu qė koncepti i lojėrave olimpike tė gjelbra dhe i jetės sė gjelbėr kanė hyrė nė ēdo familje.

Zonja Liao Xiaoyi ka guximin t'i vėrė nė zbatim mendimet e veta. Lidhur me kėtė mikja e saj mė e mirė zonja Su Li qė pėrgjigjet pėr punėn administrative nė fshatin tokėsor tė Pekinit u shpreh kėshtu:

"Lao Xiaoyi ėshtė e guximshme pėr tė vepruar dhe nuk pendohet asnjė herė pėr punėt e bėra."

Pėr tė brumosur vetėdijen e mbrojtjes sė mjedisit te njerėzit, ajo ka marrė me qira 180 hektarė male dhe pyje nė periferi tė Pekinit si bazė edukative pėr mbrojtjen e mjedisit. Sot fshatarėt e atjeshėm kanė arritur t'i ndajnė plehrat nė kategori tė ndryshme, tė pėrdorin energjinė diellore pėr ndriēim dhe tė mbjellin kultura bujqėsore pa dėme publike. Mėnyra e prodhimit dhe e jetės sė kėtyre fshatarėve u ka dhėnė qytetarėve njė mėsim tė mirė pėr mbropjtjen e mjedisit. Tani ky fshat i vogėl me mė shumė se 40 familje fshatare ėshtė bėrė njė zonė turistike ekologjike.

Kanė kaluar 9 vjet, numri i punonjėsve zyrtarė tė "fshatit tokėsor tė Pekinit" ėshtė shtuar nė 15 nga 3 qė ishin dhe janė regjistruar mbi 1 mijė punonjės vullnetarė. Puna e "fshatit tokėsor tė Pekinit" si njė organizatė popullore qė merret me studimet teorike, me prodhimin e filmave dokumentarė, me edukimin e banorėve dhe me shkėmbimet me botėn e jashtme, ka tėrhequr vėmendjen e komunitetit ndėrkombėtar dhe tė mediave botėrore. Nė vitin 2000, zonja Liao Xiaoyi, kjo militante popullore e mbrojtjes sė mjedisit u dekorua me ēmimin ndėrkombėtar tė mjedisit "Sophie" dhe qeveria kineze i dha asaj titullin e "ambasadores sė civilizimit tė gjelbėr", kurse Komiteti organizativ i lojėrave olimpike tė Pekinit e ka ftuar atė si kėshilltare pėr mjedisin.

Sot kur shumė njerėz rendin pas jetės moderne dhe luksoze, zonja Liao Xiaoyi bėn njė jetė tė thjeshtė, ajo nuk nget makinėn dhe nuk pėrdor kondicioner. Zyra e saj gjendet nė katin e 8-tė, po tė mos ketė ndonjė punė tė ngutshme, ajo i ngjit dhe i zbret mė kėmbė e jo me ashensor. Ajo tha se mė mjaftojnė vetėm televizori me ngjyra, frigoriferi dhe makina larėse. Sipas saj, njė jetė natyrore dhe e shėndetshme ėshtė njė jetė e pėrsosur, njeriu dhe natyra duhet tė jetojnė nė harmoni.

Zonja Liao Xiaoyi ka njė vajzė 18 vjeēare qė ka emrin Kola, edhe ajo ėshtė njė mbrojtėse e pasionuar e mjedisit. Ajo e pastron dyshemenė dhe banjėn me ujė tė pėrdorur dhe nuk harxhon asnjė fije letre. Kola e adhuron shumė nėnėn e saj. Ajo tha:

"E dua shumė mamanė, ajo ka ushtruar dhe ushtron ndikim tė madh mbi mua nėpėrmjet veprimeve tė saj tė pėrditshme."

Tani Kola po ndihmon nėnėn nė xhirimin e njė filmi dokumentar mbi kulturėn ekologjike tė Kinės dhe ajo shpreson se nė tė ardhmen ky film do tė nxitė mė shumė njerėz t'i kushtojnė vėmendje ekologjisė dhe rruzullit tonė tokėsor tė pėrbashkėt. (Pina)