v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-17 18:48:53    
Zhu Yuan Zhang qė themeloi dinastinė Ming

cri
Zhu Yuan Zhang lindi nė njė familje tė varfėr fshatare. Kur ai ishte 10 vjeē, ra fatkeqėsia e thatėsirės dhe, mė vonė, u pėrhap njė epidemi, e si pasojė, atij i vdiqėn prindėrit dhe vėllai i madh. Zhu Yuan Zhang i vetmuar u detyrua tė shkonte nė familjen e njė ēifligari, e morėn nė punė si ēoban lopėsh. Ai u miqėsua me njė tufė djemsh tė vegjėl tė fshatit. Njė ditė, duke kullotur kopetė, ata therėn njė viē tė ēifligarit, mblodhėn disa shkarpa, e poqėn viēin dhe e hėngrėn, si rrjedhim, prandaj Zhu Yuan Zhangi u dėbua nga familja e ēifligarit. Kėshtu qė, ai humbi burimin e jetesės.

Zhu Yuan Zhang u detyrua tė shkonte nė njė manastir aty afėr, ku u bė murg budist. Nė ato vite tė vėshtira, edhe murgjve u mungonin drithėrat e bukės. Duke mos e duruar vuajtjen nga uria, ai u largua nga manastiri dhe filloi njė jetė endacake. Pas 3 vjet endjeje nėpėr fshatra si lypės, ai u kthye nė manastir, por manastiri ishte shkatėrruar nga zjarri i luftės sė kryengritjes sė fshatarėve, prandaj ai u detyrua tė shkonte nė ushtrinė e kryengritėsve fshatarė, tė udhėhequr nga Guo Zixing.

Me zgjuarsinė dhe trimėrinė e tij, Zhu Yuan Zhang u pėlqeu Guo Zixingut dhe bashkėshortes sė tij?tė cilėt e martuan me bijėn e tyre tė adoptuar. Meqenėse ai u bė dhėndėr i mareshalit Guo, prestigji i tij nė ushtri u ngrit dhe ai u gradua si kėshilltar i mareshalit. Pas disa vjetėsh, mareshali Guo vdiq nga sėmundja dhe, pa kaluar shumė kohė, i biri ra nė betejė. Kėshtu qė, Zhu Yuan Zhang u bė kryekomandant i ushtrie sė kryengritėsve fshatarė.

Zhu Yuan Zhang e komandoi ushtrinė e kryengritėsve fshatarė gjatė luftimeve nė shumė fronte nė jug dhe nė veri, duke arritur fitore tė njėpasnjėshme dhe, nė saje tė meritave tė tij tė mėdha nė luftė, prestigji i tij u ngrit nė mėnyrė tė paparė. Si rezultat, shumė persona largpamės u hodhėn nė anėn e tij. Pėrsa u pėrket fraksioneve tė tjera tė kryengritėsve fshatarė, disa prej tyre gjithashtu u hodhėn nė anėn e tij, kurse disa tė tjera u shfarosėn nga ai. Nė vitin 1368, Zhu Yuan Zhang krijoi nė Nankin dinastinė Ming, duke u shpallur perandor. 

Meqenėse nė atė kohė Kina Veriore ende ndodhej nėn sundimin e dinastisė Yuan, Zhu Yuan Zhang dėrgoi forca tė armatosura prej 250 mijė vetash pėr ekspeditė nė veri. Nė momentin kur trupat e Zhu Yuan Zhangut rrethuan kryeqytetin Dadu (Pekini i sotshėm), perandori Shundi i dinastisė Yuan, e kuptoi se fati i tij perėndoi prandaj, psherėtiu dhe tha: "Unė nuk dua tė pėrfundoj duke u zėnė rob ashtu siē pėrfundoi perandori i dinastisė Song." Pastaj, duke marrė me vete perandoreshėn, konkubinat, princin trashėgimtar, bijtė e tij tė tjerė, ministrat dhe gjeneralėt, gjithsej mbi 100 veta, doli fshehurazi nga kryeqyteti dhe u nis drejt stepave tė pafund tė veriut. Nė kėtė mėnyrė pėrfundoi dinastia Yuan dhe dinastia Ming e themeluar nga Zhu Yuan Zhang u bė sundimtare nė mbarė vendin. (Zheng)