v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-10 20:57:28    
Njeriu prej guri me njė sy

cri
Nė vitet kur ishte nė fron perandori Shundi, qė u bė perandori i fundit i dinastisė Yuan, shumė fshatarė bėnin njė jetė tė vėshtirė, sepse tokat e tyre i kishin rrėmbyer ēifligarėt. Ndėrsa pala zyrtare nuk pyeste fare vuajtjet e popullit.

Nė vitin 1344, mbi 20 ditė me radhė ra njė shi i rrėmbyeshėm nė zonat e rrjedhės sė poshtme tė Lumit tė Verdhė, si pasojė, uji i lumit vėrshoi , duke shkatėrruar pendėt. Uji i furishėm mbyti dhjetėra distrikte, mijėra fshatarė vdiqėn dhe pjesa mė e madhe e fshatarėve mbetėn pa shtėpi dhe filluan njė jetė endacake. Pas pėrmbytjes, u pėrhap njė epidemi e rėndė, e cila rrėmbeu jetėn e shumė njerėzve. Nė disa vjetėt e mėvonshėm, ndodhėn fatkeqėsi tė thatėsirės dhe tė karkalecave, e si rrjedhim, shumė banorė vdiqėn nga uria.

Mė vonė, qeveria e dinastisė Yuan rekrutoi me forcė 150 mijė fshatarė pėr sistemimin e Lumit tė Verdhė dhe dėrgoi 20 mijė ushtarė pėr tė mbikėqyrur fshatarėt nė punė. Ata fshatarė, qė kishin humbur tokat, ushqenin pakėnaqėsi tė madhe ndaj autoriteteve dhe, pėr mė tepėr, ushtarėt mbikėqyrės silleshin me arrogancė ndaj tyre, prandaj ata nuk e pėrmbanin dot mė urrejtjen. Kėshtu qė, atyre u lindi ideja pėr revoltė.

Ndėr ta, ishte njė burrė me emrin Han Shantong, i cili skaliti fshehurazi njė njeri prej guri vetėm me njė sy dhe gdhendi disa fjalė nė shpinėn e njeriut prej guri: "Mos thoni se njeriu prej guri ka vetėm njė sy. Me tė dalė ky e njeri, bota do tė revoltohet." Pastaj ai e mbuloi njeriun prej guri me dheun e kantierit.

Njė ditė, tek po punonin nė kantier, fshatarėt e zbuluan njeriun prej guri dhe u habitėn shumė. Dikush prej tyre shpjegoi sipas konceptit tė vet se njeriu i gurit pėrfaqėsonte vullnetin e Qiellit dhe dalja e tij ishte njė shenjė qė tregonte se Qielli u bėnte thirrje tė gjithėve qė tė bashkoheshin nė luftė pėr tė pėrmbysur sundimin e kalbur tė dinastisė Yuan.

Pas njė muaji, Han Shantongi thirri tė gjithė nė njė mbledhje, ku u bėnė pėrgatitjet pėr kryengritje. Ai lexoi mesazhin denoncues dhe u bėri thirrje tė gjithėve qė tė luftonin pėr jetė a vdekje pėr tė pėrmbysur sundimin e dinastisė Yuan.

Pala zyrtare e mori vesh lajmin pėr mbledhjen e tyre dhe trupat qeveritare i rrethuan. Pas pėrleshjeve tė ashpra, Han Shantong u zu rob dhe, mė vonė, u vra.

Por megjithatė, shumė veta prej tyre e ēanė rrethimin dhe u rigrupuan. Radhėt e tyre u zgjeruan shpejt nė njė armatė prej 100 mijė vetash. Pas atyre, shpėrthyen kryengritje fshatare edhe nė shumė krahina tė tjera tė Kinės.

(Zheng)