v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-03 20:01:09    
Dėnimi i Dou Ė-sė sė pafajshme

cri
Guan Han Qing, shkrimtar dramaturg kinez i shekullit tė 13-tė, krijoi njė sėrė veprash tė shquara teatrore, njėra prej tė cilave ka qenė libreti i operės ?Dėnimi i Dou Ė-sė sė pafajshme?. Kjo pjesė teatrore, qė demaskoi korrupsionin e organeve tė drejtėsisė tė periudhės sė dinastisė Yuan, nuk ėshtė vjetruar asnjėherė, edhe pse kanė kaluar rreth 800 vjet, dhe shfaqet nė skenė shumė shpesh edhe sot. Nė kėtė operė tragjike pasqyrohet njė ngjarje qė ndodhi asokohe. Pėrshkrimi i shkurtėr i saj ėshtė si vijon mė poshtė:

Kur Dou Ė-ja ishte 7 vjeēe, babai i saj mori para borxh nga njė fajdexhi dhe, mė vonė, pėr tė kthyer borxhin, ia shiti Dou Ė-nė plakės Cai pėr "nuse fėmijėrore". Por pėr fat tė keq, "burri fėmijėror" i Dou Ė-sė vdiq para kohe dhe ajo vendosi tė mos martohej mė dhe tė jetonte gjithė jetėn si vejushė, bashkė me plakėn Cai.

Njė herė, plaka Cai shkoi te njė burrė me emrin Sai, pėr tė kėrkuar borxhin qė ai ia kishte marrė mė parė. Por Sai jo vetėm refuzoi t'ia kthente borxhin, por edhe deshi ta vriste plakėn. E mori atė nė periferi tė qytezės dhe u bė gati ta mbyste me litar. Nė momentin kritik, njė burrė me emrin Zhang Lyer, emėr qė do tė thotė "Gomari Zhang", sė bashku me babanė e tij po kalonin andej dhe e shpėtuan plakėn Cai nga vdekja, duke e rrahur keqas dhe duke e dėbuar maskaranė Sai.

Kur mori vesh se plaka Cai kishte njė nuse tė re dhe tė bukur qė jetonte si vejushė, Gomari Zhang kėrkoi ta merrte atė pėr grua, por plaka Cai nuk pranoi. Kėshtu qė, Gomarit Zhang i lindi mendimi ta vriste plakėn dhe ta merrte me pahir Dou Ė-nė pėr grua.

Njė ditė, kur mori vesh se plaka Cai ishte e sėmurė, Gomari Zhang gatoi supė me mish qengji dhe shkoi bashkė me babanė e tij nė shtėpinė e plakės Cai, gjoja pėr tė ngrėnė njė drekė bashkė me tė dhe me nusen e saj. Gomari Zhang hodhi fshehurazi helm nė tasin e plakės. Por babai i tij e mori pa dashur atė tas me supė dhe e hėngri, e si pasojė, vdiq aty pėr aty.

Gomari Zhang e akuzoi Dou Ė-nė dhe e paditi nė gjyq, me qėllim qė, duke pėrfituar nga rasti, tė rrėmbente pasurinė e saj. Kryegjyqtari i korruptuar, qė mori rryshfet nga Gomari Zhang, e dėnoi Dou Ė-nė me vdekje.

Para ekzekutimit tė dėnimit, Dou Ė-ja thirri: "O, mirėdashėsit vuajnė nga varfėria dhe nuk jetojnė gjatė; Ndėrsa keqbėrėsit bėjnė njė jetė tė pasur dhe jetojnė shumė! Edhe Qielli dhe Toka veprojnė sipas rasteve, duke pasur frikė nga tė fuqishmit dhe duke marrė mė qafė tė dobėtit! O, Toka, nuk je e denjė pėr emin e Tokės, sepse nuk i dallon tė mirat nga tė kėqijat. O, Qiell, e ke marrė kot emrin Qiell, sepse i ngatėrron fisnikėt me tė poshtrit. O, ē' mund tė bėj e shkreta unė, pėrveēse tė derdh lot? "

(Zheng)