v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-30 19:42:26    
Kampioni i parė olimpik nė peshėngritje i Kinės, Zeng Guoqiang

cri

Zeng Guoqiang ėshtė fituesi i medaljes sė artė olimpike tė peshėngritjes nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1984 dhe ėshtė kampioni i parė olimpik nė peshėngritje i Kinės. Fitorja e kėsaj medaljeje tė artė ishte njė fat, sepse gjatė garės finale, rezultati i Zeng Guoqiang-ut ishte i njėjtė si i shokut tė tij Zhao Shunpei, por ai fitoi medaljen e artė pėr shkak se pesha e tij ishte 0.05 kg mė pak se e Zhao Shunpei-t.

Zeng Guoqiang ka lindur nė qytetin Dongguan tė Kinės jugore. Kur ishte fėmijė, ai u ndikua shumė nga 3 peshėngritėsit e njohur tė familjes Chen, sepse njerėzit gjithmonė bisedonin pėr arritjet e tyre tė shkėlqyera. Ai ishte i mendimit se njė kampion botėror ėshtė shumė i nderuar dhe mund tė fitojė shumė lavdėrime nga tė tjerėt. Prandaj, ai i kishte zili ata qė kishin fituar titullin kampion dhe e dėshironte shumė njė titull tė tillė botėror.

Kur ishte 9 vjeē, Zeng Guoqiang mori pjesė pėr herė tė parė nė spartakiadėn e qytezės dhe fitoi 3 tituj kampion nė peshėngritje. Pastaj, ai u pranua nė njė shkollė sportive, duke filluar stėrvitjen profesioniste. 4 vjet mė pas, trajneri i tij e rekomandoi Zeng Guoqiang nė ekipin e peshėngritjes tė provincės Guang Dong, por pėr shkak tė moshės sė re, ai u kthye nė shkollė pas gjysmė viti.

Pasi u kthye nė shkollė, Zeng Guoqiang nuk hoqi dorė dhe vazhdonte stėrvitjen e pėrditshme duke harxhuar mė shumė kohė nė ushtrimin e teknikės. 6 muaj mė pas, ai u pranua nė ekipin e provincės dhe fitoi 3 medalje tė arta nė Kampionatin e peshėngritjes tė Kinės pėr moshat e reja.

Nė vitin 1983, Zeng Guoqiang hyri me sukses nė kombėtaren e peshėngritjes tė Kinės. Kur hyri nė kombėtare, niveli i tij ishte mė i ulėti i ekipit, prandaj Zeng Guoqiang i trajtonte stėrvitjet e pėrditshme si garėn zyrtare me shokėt e tij dhe harxhonte dy herė e mė shumė kohė se nė tė kaluarėn. "Shpeshherė unė e mbaroj stėrvitjen me vullnet", kėshtu tha Zeng Guoqiang.

Nė shkurt tė vitit 1984, Zeng Guoqiang dhe 2 shokė tė tij u pranuan tė vazhdojnė stėrvitjen nė Bashkimion Sovjetik. Pas njė muaji, niveli i Zeng Guoqiang-ut u ngrit shumė shpejt dhe e kaloi nivelin e shokėve tė tij. Nė maj tė vitit 1984, nė kampionatin botėror tė peshėngritjes, Zeng Guoqiang u radhit nė vendet e para me rezultatin 237.5 kg, duke u kualifikuar pėr nė Lojėrat Olimpike tė Los Anxhelosit.

Kur mori pjesė nė Lojėrat Olimpike, Zeng Guoqiang ishte vetėm 19 vjeēar. Krahas Zhao Shunpei-t, kishte edhe 2 peshėngritėsit tė fortė japonezė, prandaj Zeng Guoqiang nuk e imagjinonte kurrė qė mund tė fitonte medaljen e artė olimpike. Kur arriti nė Los Anxhelos, njerėzit nuk besuan qė ky njeri i shkurtėr dhe i lehtė ishte njė peshėngritės. Gjatė garės nė stilin e shkėputjes, Zeng Guoqiang u radhit nė vendin e 3-tė me 105 kg. Mė pas nė stilin e shtytjes, Zeng Guoqiang mbaroi me sukses provėn e parė me 130 kg, duke u radhitur pėrkohėsisht nė vendin e parė. Ndėrsa 2 peshėngritėsit japonezė nuk arritėn ta mbarojnė provėn e tyre me sukses. Kėshtu Zeng Peiqiang fitoi medaljen e artė tė peshėngritjes me 235 kg.

Nė vitin 1987, Zeng Guoqiang e mbylli karrierėn e tij si peshėngritės dhe hyri nė Universitetin e Pekinit. Ndėrsa nė vitin 1991, ai filloi karrierėn e tij si trajner. Pas vitit 1995, studentėt e tij filluan tė arrijnė rezultate tė mira brenda dhe jashtė Kinės.(Jiang Lei)