v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-25 20:46:26    
Njė parajsė e lokomotivės me avull

cri
Bashkė me ndryshimin e shpejtė tė hekurudhave nė Kinė, lokomotiva me avull ka shėnuar njė histori tė shkėlqyer mė shumė se 50-vjeēare. Ambicia pėr pėrparim ka ndikuar nė brezat e kinezėve, dhe imazhi i "kuajve tė hekurt" ka krijuar njė numėr tė pafund imazhesh nė kujtesėn e "kalėruesve" tė tyre. Teksa ata u zhdukėn nė mėnyrė tė shkallėshkallshme nga jeta e kinezėve, disa syresh janė edhe mė shumė nostalgjikė se mė parė. "Megjithėse shumica e lokomotivave me avull nuk pėrdoren mė", thotė Tang, i cili ka punuar si makinist i trenave me avull pėr 15 vjet, "shumė njerėz janė ende mjaft tė dhėnė pas tyre. Kur ndalojnė, lokomotivat me avull nuk bėjnė aq shumė zhurmė sa lokomotivat me motorė diezel. Pėrkundrazi, ato janė aq tė urta sa njė foshnjė".

Nė njė masė tė madhe pėr shkak tė kėtyre ndjenjave tė popullit, u ndėrtua Muzeu i Lokomotivės me Avull i Shenyang-it, qė mund tė kėnaqė kėshtu disi nostalgjinė qė gjallon nė zemrat e kėtyre njerėzve. Nė muze, i cili ka njė hapėsirė arkitekturore prej mė shumė se 11 300 kilometrash katrorė, janė vendosur 15 lokomotiva tė modelit tė vjetėr dhe 5 riprodhime lokomotivash, duke e bėrė kėtė muze mė tė madhin e kėtij lloji nė Kinė. Hekurudha Jining-Tongliao gėlon nga lokomotivat me avull dymotorėshe, qė u shtohen peizazheve tė bukura pėrgjatė vijės hekurudhore, duke fituar kėshtu vlerėsimin si "Muzeu lėvizės i lokomotivave me avull". Ēdo vit, nė tė katėr stinėt, mijėra dashamirės tė lokomotivave me avull vijnė kėtu pėr tė vizituar "muzeun lėvizės".

Qė prej krijimit tė saj nė vitin 1995, salla e ekspozitės qė i pėrket Kompanisė sė Hekurudhės Jining-Tongliao, ka pritur mė shumė se 6 000 vizitorė tė huaj. Ky entuziazėm publik u ka lėnė mbresa tė mėdha punėtorėve tė kompanisė, qė kanė edhe ata tė njėjtin interes. Nė fund tė vitit 2003, disa punėtorė tė rinj tė "Daban Section" nisėn tė grumbullojnė pjesė tė lokomotivave me avull, si llamba, sinjale drejtimi, pllaka me numra trenash dhe pompa karburanti. Me mė shumė se 300 objektet qė grumbulluan, si edhe me modelin e lokomotivės qė krijuan, kėta punėtorė e kanė kthyer njė magazinė tė vjetruar nė njė muze tė vogėl. Ēdo lokomotivė e ekspozuar atje ka njė arkivė tė vetėn ku janė regjistruar ulje-ngritjet qė ka njohur ajo qė ka dita kur doli nga linja e prodhimit e deri nė ditėn kur "doli nė pension".

Ēdo vit shumė udhėtarė e fotografė nga Amerika dhe nga Evropa vijnė pėr tė shijuar lokomotivat me avull e pėr tė bėrė fotografi. "Shoqata botėrore e dashamirėsve tė lokomotivave me avull" dhe Kompania e Hekurudhės Jining-Tongliao kanė arritur marrėveshje pėr tė bėrė veprimtari si "Muaji i udhėtimit me lokomotivė me avull", e cila do tė zhvillohet pėr tre vjet radhazi duke filluar qė nga nėntori i kėtij viti, pėr shpenzimet e sė cilės Shoqata do tė japė 900 000 yuan-ė. Nė kėto veprimtari, ata qė i dashurojnė lokomotivat me avull nga e gjithė bota mblidhen nė hekurudhėn Jining-Tongliao dhe ndiejnė nga afėr fuqinė e madhėrishme tė tyre, fishkėllimėn mallėngjyese dhe ēak-ēuk, ēak-ēuk, ēak-ēuk-un ritmik tė tyre ?

"Kompania e hekurudhės Jining-Tongliao do tė mbajė disa lokomotiva me avull sa pėr demonstrim", shprehet manaxheri i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie Wang, "kėshtu qė shumė vjet mė pas dashamirėsit e lokomotivave me avull do tė mundin jo vetėm tė vėshtrojnė modelet e lokomotivave me avull nė muzeume, por edhe tė shohin trena me lokomotiva me avull duke ecur me shpejtėsi tė madhe nėpėr hekurudha".

Kėto lokomotiva me avull tė pėrdorura pėr demonstrim kanė mbijetuar, megjithėse ato nuk vihen mė nė shfrytėzim. Falė vėmendjes dhe interesit tė atyre qė i adhurojnė dhe i pėlqejnė lokomotivat me avull, kjo ėshtė njė "parajsė" e vėrtetė. (Artani)