Nė shtator u organizua nė Pekin aktiviteti pėrkujtimor me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė heroit kombėtar tė shqiptarėve, Skėnderbeut. Ky aktivitet u organizua pėr herė tė parė nė Kinė nga ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Pekin. Nė kėtė konferencė pėrkujtimore morėn pjesė ambasadori i Shqipėrisė nė Kinė zoti Kujtim Xhani dhe punonjės tė tjerė tė ambasadės e ishin tė ftuar edhe albanologėt e shqipfolėsit kinezė, si dhe studentė e pedagogė tė gjuhės shqipe tė Universitetit tė Gjuhėve tė Huaja tė Pekinit.
Nė kėtė konferencė mbajti njė referat profesoresha kineze He Daming (Drita) me titull: "Veprimtaria e heroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti ? Skėnderbeu". Pas saj mbajti njė referat bashkėpunėtori i vjetėr shkencor kinez Zheng Enbo mbi
figurėn e shquar e madhore tė Skėnderbeut nė letėrsinė shqiptare dhe botėrore.
Profesori Zheng Enbo ėshtė i mirėnjohur nė Republikėn Popullore tė Kinės, me disa tituj shkencorė, por nė kėtė konferencė ai erdhi edhe me njė titull tjetėr nga Republika e Shqipėrisė. Ai ėshtė shpallur 'Anėtar nderi' i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė" pėr shkak tė sukseseve tė dalluara nė pėrkthimin dhe pėrhapjen e letėrsisė shqiptare. Ai u pranua nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe e Artistėve tė Shqipėrisė si anėtar i saj i parė i nderit me nėnshtetėsi tė huaj. Zheng Enbo ka pėrkthyer dhe botuar veprat e njohura shqiptare: "Vjersha dhe poema tė zgjedhura tė Dritėro Agollit", "Bagėti dhe bujqėsi", "Heronjtė e Vigut", "Alarme tė pėrgjakura", "Shqiponjat fluturojnė lart', "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Pėrsėri nė kėmbė" etj. Ai ka botuar edhe "Historinė e letėrsisė shqiptare", "Historinė e letėrsisė sė Shqipėrisė sė shekullit tė 20-tė" etj.
Nė kėtė konferencė pėrkujtimore me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut, profesori Zheng e filloi kėshtu nė referatin e tij:
"Letėrsia shqipe, nga fillimet e saj gjer nė ditėt e sotme, ka evokuar nė trajta tė ndryshme luftėrat legjendare tė popullit shqiptar nė shekullin e pesėmbėdhjetė tė udhėhequra nga Gjergj Kastrioti ? Skėnderbeu. Skėnderbeu dhe koha e tij kanė qenė ngaherė njė temė shumė e dashur pėr shkrimtarėt shqiptarė, andaj kjo temė e ka pėrshkruar si njė kordon i kuq tėrė historinė e letėrsisė shqipe. Nė tė gjitha periudhat e fazat e saj, letėrsia shqipe ka thurur vepra tė denja kushtuar Heroit tė Krujės dhe plejadės sė bashkėluftėtarėve tė tij. Si njė afresk i madh, letrat shqipe kanė zbuluar nga njė kohė nė tjetrėn tipare e veti tė rralla tė popullit shqiptar, tė mishėruara nė frymėn e Skėnderbeut.
Ai ėshtė bėrė kėshtu, njė figurė e pėrjetshme e letėrsisė shqipe. Pasqyrimi i epokės sė tij nė letėrsinė shqipe nuk ka qenė njė gjė e rastit dhe as pėr interesa thjesht historikė. Nė momente tė vėshtira tė historisė shqiptare, trajtimi i kėsaj teme ėshtė shndėrruar vetvetiu nė njė temė kardinale sepse ajo kish tė bėnte me vetė fatin e popullit e tė ēdo gjėje tė shenjtė qė kish ai. Kujtimi i Heroit i fliste drejt pėr drejt ndėrgjegjes e zemrės shqiptare.
Emri i tij flamur bėnte thirrje pėr bashkim kombėtar. Nga ana tjetėr, duke evokuar epokėn e Skėnderbeut, brezat e ndryshėm tė shkrimtarėve u kanė bėrė gjithmonė jehonė detyrave tė mėdha tė kohės. Mund tė themi se t ema e Skėnderbeut nga njė shekull nė tjetrin, jo vetėm nuk ėshtė zbehur e vjetruar, po ka ardhur gjithmonė duke u pėrtėrirė me njė forcė e shkėlqim tė ri. Mund tė themi edhe se s'ka mbetur ndonjė shkrimtar a poet pa shkruar dhe kėnduar pėr kėtė hero legjendar dhe shekullor. Kėtu desha tė pėrmend kėta shkrimtarė e poetė, tė cilėt janė lidhur fort me Skėnderbeun nėpėrmjet veprave tė tyre shumė tė famshme."
Pastaj ai pėrmendi njė nga njė shkrimtarėt shqiptarė, qė kanė shkruar vepra mbi Skėnderbeun qė nga periudha e mesjetės e nė periudhėn e Rilindjes, nė periudhėn e Pavarėsisė dhe deri te shkrimtarėt e letėrsisė bashkėkohore, qė nga Marin Barleti(1460-1512), Frang Bardhi (1606-1643), Marin Beēikemi (1468-1526), Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), Sami Frashėri (1850-1904), Naim Frashėri (1846-1900), Andon Zako Ēajupi (1866-1930), Fan S.Noli (1882-1965) dhe deri te Kolė Jakova (1916-2002), Sterjo Spasse (1914-1989), Llazar Siliqi (1924-2001), Dhimitėr Shuteriqi (1915-2003), Ismail Kadare (1936), Dritėro Agolli (1931), Sulejman Pitarka, Naum Prifti (1932) etj. (Daming)
|