v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-17 18:27:49    
Realiteti kinez flet vetė

cri
Pak kohė mė parė morėm njė e-mail nga miku ynė i dashur dhe i nderuar, dėgjuesi i rregullt i RJK-sė z. Ramadan Ndreka, nė tė cilėn ai vlerėson lart pėrmbajtjet e emisionit tonė nė gjuhėn shqipe, duke thėnė nė mėnyrė figurative se ne jemi goja e popullit kinez dhe ata janė veshi i popullit shqiptar. Ai shprehu kėnaqėsinė pėr sukseset e arritura nga Kina dhe pėr kthimin e kozmonautėve kinezė nga hapėsira. Le tė dėgjojmė se ēfarė shkruan ai:

"Ju jeni goja e popullit tė madh kinez dhe ne veshi i popullit shqiptar, nga ku dėgjojmė arritjet, sukseset , zhvillimet e popullit kinez dhe tė Kinės kontinentale. Duke ju dėgjuar ju, shpesh herė mahnitesh. Mahnitesh kur interpretohen idiomat historike tė popullit tė Kinės. Mahnitesh kur jepen emisione tė ndryshme si : Kina nė ndėrtim , kultura kineze, dhe interpretime tė ndryshme pėr popujt e botės.

Nė letrėn e fundit ju kam shkruar, se ju keni bėrė tė mundur tė futni Kinėn e madhe kontinentale nė dhomat e vogla shqiptare, tani po ju them pėrsėri se jo vetėm kaq, por ju pėrpiqeni tani ta futni Kinėn e madhe edhe nė zemrat e vogla tė popullit shqiptar. U mahnitėm dhe u kėnaqėm shumė nga suksesi qė u arrit me kthimin e kozmonautėve kinezė nga hapėsira. Me kėtė rast ju urojmė suksese tė tjera gjithnjė e mė tė mėdha.

Dalja e kozmonautėve nga kapsula nė hapsirė, qė Kina parashikon ta arrijė nė 2007 ėshtė me tė vėrtetė e mahnitshme.

Nė pėrfundim jam dakord me pėrshėndetjen qė ka bėrė Daut Kryemadhi pėr Kinėn popullore, prandaj jo vetėm e pėrshėndes Daut Kryemadhin por e konsideroj pėrshėndetjen e tij tė njėjtė me dėshirat qė kanė pėr Kinėn mijėra shqiptarė.

Ditėt e fundit, morėm nga dėgjuesi ynė i dashur dhe i rregullt z.Daut Kryemadhi njė letėr, ku ai na tregoi pėr punėn organizatore qė po bėn pėr takimin e anėtarėve tė klubit tė dėgjuesve "Miqėsia", na bėri disa propozime dhe sugjerime tė vlefshme pėr emisionin tonė, e na dėrgoi edhe njė reportazh me titull "Realiteti kinez flet vetė", tė pėrgatitur prej tij. Pėr kėtė i shprehim falėnderime tė thella.

Po japim tani tekstin e plotė tė reportazhit tė tij me titull "Realiteti kinez flet vetė".

"Ditėt e fundit, duke udhėtuar me njė mikrobus pėr nė periferi tė Tiranės, takova mikun tim tė vjetėr z. Qazim Elezi. Ai ishte me bashkėshorten. Hipėn nė makinėn ku isha unė. U pėrshėndeta ngrohtėsisht me ata. Pasi kėmbyem disa fjalė tė pėrgjithshme, unė vazhdova bisedėn qė kishim lėnė nė mes me bashkudhėtarėt e tjerė. Biseda ishte interesante. Debatohej pėr zhvillimet e sotme nė vend e botė. Secili sipas nivelit dhe aftėsive tė veta po jepnin argumente pėr vende tė ndryshme tė botės, sipas edhe pėlqimeve. Kuptohet, nė njė mjedis me pėrbėrje dhe nivele tė ndryshme arsimore e kulturore, bėhen edhe vlerėsime nga mė tė ndryshmet. Unė po u argumentoja me shifra dhe fakte (falė edhe njohjeve nėpėrmjet emisioneve tė RJK-sė nė shqip), se sot nė botė Nr. 1 nė tė gjitha fushat, ėshtė RP e Kinės. U tregoja se Kina me 1.3 miliardė banorė, ka arritjet mė tė larta nė botė pėr ekonominė nė vitet e fundit. Ka njė politikė tė jashtme konstante qė nga themelimi si RP e Kinės mė 1 tetor 1949, paqėsore, tė pavarur dhe autonome. Pasi pėrmenda disa nga arritjet e Kinės nė tė gjitha fushat e jetės, fola dhe pėr dėrgimin e anijes kozmike me kozmonautė e kthimin e saj nė tokė me sukses tė plotė, ditėt e fundit. Faktet janė kokėforta dhe flasin vetė. Tė gjithė sa ishin miratonin plotėsisht ato gjėra qė dėgjonin.

Deri sa unė mbarova, miku im vetėm dėgjonte. Kur unė e ndala bisedėn ai pyeti:

"Ke qenė nė Kinė, ti Daut ?"

"Jo," i thashė unė, "por ndjek me interes dhe me vėmendje ēdo informacion pėr zhvillimet nė Kinė. Jam edhe njė dėgjues i rregullt i emisioneve nė shqip tė RJK-sė."

Mė pas, me njė tė folur ngadalė e rrjedhshėm, e vazhdoi ai bisedėn.

"Unė, para pak ditėsh, u ktheva nga Kina," tha ai. "Kam ngelur i befasuar nga gjithēka. Isha pėr tregti nė njė qytet rreth 2000 kilometra larg Pekinit. Tė gjithė kėtė rrugė e kam pėrshkuar me makinė. Nuk e ndjeva shumė, ishte njė rrugė shumė e mirė."

Nga kureshtja pjesėmarrėsit i bėnė shumė pyetje rreth realitetit tė gjallė kinez. Ai me kėnaqėsi iu pėrgjigj tė gjithėve. U tregoi se nė Kinė ka mall shumė tė mirė dhe me ēmim tė lirė. Mė mirė se nė tė gjitha vendet e tjera tė botės. "Kostumin qė kam veshur e bleva atje," tha ai, "e kam blerė vetėm pėr 60 dollarė amerikanė." Tė gjithė sa ishin u habitėn.

"Kėtu te ne, tha dikush, vetėm pėr ta qepur duhen 100 dollarė amerikanė pėr njė kostum tė tillė." "Mbi tė gjitha, e vazhdoi bisedėn miku im, nė Kinė ka njė qetėsi e siguri shumė tė madhe. Kam shėtitur nė shumė vende dhe njė qetėsi e siguri tė tillė nuk e kam parė nė asnjė vend."

Rastėsisht miku im na bėri njė leksion konkret pėr Kinėn dhe pėr arritjet e saj. "Realiteti kinez flet vetė, tha ai, dhe nuk ka nevojė pėr propagandė." Mė pėlqyen me fjalėt qė po thoshte pėr Kinėn miku im.

"Daut, ndaj ua thashė edhe kėto qė pashė e jetova pėr rreth njė muaj nė Kinė", e mbylli bisedėn ai. E falėnderova pėr sa tha. Me shumė respekt i bėra propozimin se ishte i mirėpritur pėr t'u bėrė njė nga anėtarėt e klubit tonė nė organizim e sipėr tė dėgjuesve tė RJK-sė nė shqip "Miqėsia". E mirėpriti kėtė propozim, madje tha se ishte i interesuar pėr njė gjė tė kėtillė, sepse domte tė mėsnte mė shumė pėr Kinėn." (Pina)