v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-15 21:28:32    
Li Yuwei

cri

Li Yuwei ėshtė njė qitės i njohur nė Kinė. Ai ka lindur mė 20 korrik tė vitit 1965 nė provincėn Liaoning tė Kinės verilindore. Nė vitin 1984, kur Lojėrat Olimpike u organizuan nė Los Anxhelos, Li Yuwei fitoi medaljen e artė nė qitjen me tabelė tė lėvizshme nė distancė prej 50 metrash.

Gjatė stėvitjes, Li Yuwei kėrkon gjithmonė nga vetja nė mėnyrė tė rreptė qė ta konsiderojė stėrvitjen si garė. Kur ishte nė ekipin e provincės Liaoning, ai ishte lojtari mė i dalluar dhe nuk harxhonte shumė kohė nė stėrvitje, prandaj niveli i tij sportiv nuk ngrihej shpejt. Nė vitin 1983, ai u pėrfshi nė kombėtaren kineze tė qitjes, duke u pėrgatitur pėr Lojėrat Olimpike tė vitit 1984. Gjatė asaj kohe nė ekipin kombėtar, kishte shumė lojtarė tė shkėlqyer, kurse paraqitja e Li Yuwei-t nė stėrvitje nuk ishte e mirė, prandaj ai vendosi tė ngrejė nivelin e tij dhe ta kalojė nivelin e tė tjerėve brenda njė kohe tė shkurtė. Ai harxhonte shumė kohė nė forcimin e aftėsisė sė rezistencės dhe tė saktėsisė sė qitjes. Pas stėrvitjes sė rreptė ai arriti tė fitojė medaljen e artė olimpike nė Los Anxhelos.

Nė vitin 1979, Li Yuwei hyri nė njė shkollė tė sportit amator dhe filloi atje stėrvitjen e qitjes. Nė vitin 1980, ai u fut nė ekipin e qitjes tė provincės Liaoning, ndėrsa vit mė vonė, mori pjesė nė kampionatin kombėtar, duke arritur rezultat tė mirė me 572 pikė. Nė tetor tė po atij viti, ai mori pjesė nė kampionatin kombėtar pėr tė rinjtė, ku u radhit nė vendin e parė nė qitjen me tabelė tė lėvizshme (me shpejtėsi standarde) nė distancė prej 50 metrash. Ky ėshtė titulli i tij i parė kampion. Nė vitin 1983, nė Spartakiadėn e 5-tė Kombėtare, Li Yuwei fitoi titullin kampion nė qitjen me tabelė tė lėvizshme pėr meshkuj dhe fitoi titullin kampion si ekip, duke shėnuar njė rekord tė ri kombėtar. Nė tė njėjtin vit, pėr paraqitjen e tij tė shkėlqyer, Li Yuwei u pranua nė kombėtaren e qitjes. Nė vitin 1984, gjatė Lojėrave Olimpike tė Los Anxhelosit, Li Yuwei fitoi medaljen e artė nė qitjen me tabelė tė lėvizshme nė distancė prej 50 metrash me 587 pikė. Nė vitin 1986 nė kampionatin botėror tė qitjes, ai u radhit nė vendin e 4-tė nė qitjen me tabelė tė lėvizshme (me shpejtėsi tė ndryshme) dhe fitoi titullin kampion si ekip nė kėtė garė. Nė vitin 1987, nė kampionatin botėror tė qitjes tė Mynihut, Li Yuwei fitoi medaljen e artė nė qitjen e tabelės sė lėvizshme me 590 pikė. Nė vitin 1981, ai u pėrcaktua si njė nga sportistėt mė tė njohur nė Kinė ndėrsa nė vitin 1985, si njė nga sportistėt mė tė njohur nė botė. Nė vitin 1984, Li Yuwei fitoi medaljen e nderit tė sportit tė Kinės.

Pasi mbylli karrierėn e tij si qitės, Li Yuwei u kthye nė provincėn Liaoning ku punon si trajner nė ekipin e qitjes tė provincės. (Jiang Lei)