v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-14 20:34:57    
Shitja e arturinave me tender ėshtė nė zhvillimin e sipėr

cri

Nė tė kaluarėn, pėr arsye tė politikės sė dikurshme mbi sendet arkeologjike, tregu i shitjes me tender nė pjesėn kontinentale tė Kinės ishte i ndaluar. Nė vitin l992, tregu ndėrkombėtar i shitjes me tender i arturinave, i organizuar nė Pekin tronditi politikėn tradicionale mbi sendet arkeologjike dhe qė nga ajo kohė, tregu i shitjes me tender i arturinave filloi tė zhvillohet me shpejtėsi.

Viti i kaluar ishte viti i zhvillimit me vrull tė shitjes me tender tė arturinave. Vėllimi i pėrgjithshėm i shitjes me tender tė kaligrafive, pikturave kineze dhe pikturave me vaj, i organizuar nė hotelin " Muri i Madh " nė Pekin nga kompania Jiade arriti nė mė se 13 milionė yuanė, nė qershor tė kėtij viti, vėllimi i shitjes me tender i kaligrafive dhe pikturave, i organizuar nga kompania Duoyunxuan e Shangait nė hotelin Hilton tė Shangait arriti nė 16 milionė yuanė, kurse shitja me tentder e arturinave, e organizuar nė pallatin Baoli nė Pekin ka tėrhequr mė se 880 koleksionistė nga SHBA-ja, Anglia, Singapori, Japonia, Koreja e Jugut, Filipinet e Majalzia si dhe nga Tajvani, Honkongu dhe Makao dhe nga zonat e brendshme tė vendit dhe vėllimi i pėrgjithshėm i kėsaj shitjeje arriti nė 22 milionė e 800 mijė yuanė. Sipas statistikave jo tė plota, vitin e kaluar, vėllimi i pėrgjithshėm i shitjeve me tender tė arturinave kineze ka kaluar nė l50 milionė yuanė duke hapur njė gjendje tė re zhvillimi.

Kėtė vit, tregu i shitjes me tender tė arturinave ėshtė nė zhvillim tė mėtejshėm dhe u krijuan njera pas tjetrės kompani tė reja qė merren me kėtė biznes. Tani numri i kompanive tė shitjes me tender tė miratuara nga Ministria e Tregtisė e Kinės arriti nė 59 dhe ato janė tė shpėrėndara nė 20 provinca e qytete tė mbarė Kinės.

Kėto kompani organizojnė pėrkatėsisht nė pranverė dhe vjeshtė shitje me tender tė arturinave.

Muajin e kaluar, korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės Huailu mori pjesė nė tregun e shitjes me tender tė arturinave tė organizuar nga kompania Diancang e Yunnanit nė qytetin piktoresk tė Kunminit.

Nė ceremoninė e pritjes pėr nder tė koleksionistėve, prezantuesja e kompanisė Diancang tha:"Nė vitin l994 u krijua Qendra e shitjes me tender e arturinave Yunan, pastaj kjo qendėr kaloi nė vitin 2003 nė kompaninė e shitjes me tender Zhenkou tė Yunanit dhe sivjet kjo kompani mori emrin e ri, Diancang i Yunanit.

Deri tani kjo kompani ka njė histori 9 vjeēare tė shitjes me tender tė arturinave dhe gjatė kėtyre 9 vjetėve, ajo ka kaluar njė rrugė plot zigzake dhe ka arritur suksese tė mėdha dhe ka grumbulluar pėrvojė tė pasur nė kėtė drejtim.

Para se tė organizohet tregu i vjeshtės i shitjes me tender tė arturinave, kompania Diancang e Yunnanit dėrgoi arturinat e saj tė ēmuara pėr ekspozim nė panairin e 8-tė tė sendeve arkeologjike dhe tė arturinave tė Pekinit qė tėrhoqėn interesin e shumė koleksionistėve. Ndėr to ishin piktura e piktorit tė madh Qi Baishi " Piktura e budave ", piktura e piktorit tė madh Xu Beihong " Piktura e kuajve " dhe piktura e piktorit tė madh Huan Zhou " Piktura e gomarėve " si dhe vazo dhe pjata porcelani tė ngjyrosura bukur tė dinastisė Qing etj.

Prezantusja e kėtij tregu tha:"Kompania Diancan e Yunanit dhe televizioni i qytetit tė Kunimit organizuan sė bashku nė vitin 2004 rubrikėn "Koleksionimi i shekullit tė ri ". Kjo rubrikė televizive ka luajtur njė rol tė mirė nė propagadimin dhe nė nxitjen e zhvillimit tė tregut tė shitjes me tender tė arturinave dhe ka arritur rezultate tė mira ekonomike e shoqėrore.

Prandaj, gjatė hapjes sė tregut tė vjeshtės tė shitjes me tender tė kompanisė Diancang tė Yunanit qė u organizua nė hotelin me 5 yje buzė liqenit Cuihu, ku u mblodhėn shumė koleksionistė tė ardhur nga krahina tė ndryshme tė vendit si dhe nga jashtė dhe nga Tajvani, Honkongu dhe Makao-ja.

Drejtori i pėrgjithshėm i kompanisė Diancan tė Yunanit Wang Kun pėrshėndeti dhe shprehu falenderime pėr miqtė nga krahina tė ndryshme tė vendit, nga Tajvani, Honkongu dhe Makao qė morėn pjesė nė kėtė tender.

Para se tė fillonte shitja me tenter, nė kėtė hotel u organizua edhe ekspozita paraprake e arturinave qė do tė shiteshin.

Nė kėtė ekspozitė ishin ekspozuar edhe sende tė koleksionuara nga familja e shkrimtarit Qy Po, qė ėshtė i njohur pėr romanin shumė tė pritur gjatė dhjetra vjetėve nė Kinė " Pėrmes pyjeve me dėborė" .

Tenderi arriti sukses tė madh. Gjatė 9 vjetėve pas krijimit tė saj, Kompania Diancang e Yunanit fiton mesarisht 20 milionė yuanė nė vit.

Faktet tregojnė se organizimi si duhet i shitjes me tender tė arturinave ėshtė njė nga rrugėt kryesore pėr nxitjen e kthimit tė arturinave nė gjirin e vendit dhe pėr ngritjen e vlerės sė tyre. Pozita e arturinave kineze nė arenėn ndėrkombėtare po ngrihet me shpejtėsi dhe vlerat e arturinave kineze po bėhen tė krahasueshme me vendet europiane dhe amerikane. ( Zhai)