|
Deri mė 8 nėntor ēmimi i naftės nė tregun e Nju Jorkut ka rėnė nėn 60 dollarė pėr fuēi, ndėrsa nė krahasim me fundin e gushtit tė kėtij viti ka rėnė afro 16%. Por opinioni publik ėshtė i mendimit se pėr arsye tė faktorėve tė ndėrlikuar qė ndikojnė mbi ēmimin e naftės, tregu ndėrkombėtar i naftės ėshtė shumė i dobėt, prandaj nuk ėshtė e qartė prirja e uljes sė ēmimit tė naftės nė tregun botėror.
Qė nga tetori i kėtij viti ēmimi i naftės nė tregun e Nju Jorkut ka qenė gjithmonė rreth 60 dollarė pėr fuēi. Dhe mė 7 nėntor ēmimi i naftės ishte 58,60 dollarė pėr fuēi. Analistėt janė tė mendimit se shkaku i drejtpėrdrejtė i uljes sė ēmimit tė naftės gjatė kėtyre ditėve ėshtė se dimri i sivjetshėm nė SHBA ėshtė njė dimėr i ngrohtė dhe pėr shkak tė klimės sė ngrohtė amerikanėt nuk kanė filluar tė ngrohen me karburant. Krahas kėsaj Drejtoria Administrative e Mineraleve e SHBA-sė bėri tė ditur, mė 7 nėntor se ka ende 51,54% tė kapacitetit tė prodhimit tė puseve tė naftės, tė ndėrprerė nga ciklonet " Katrina" dhe " Rita" nė rajonin e Gjirit tė Meksikės. Por personalitete tė tregut janė tė mendimit se kėto shifra tregojnė se prodhimi i naftės nė kėtė rajon do tė vazhdojė tė rritet dhe furnizimi me naftė nė SHBA do tė pėrmirėsohet mė tej.
Por disa personalitete pėrkatėse vunė nė dukje, njėkohėsisht se ekzistojnė ende disa faktorė negativė, prandaj nuk mund tė themi me siguri se ēmimet e naftės nė tregun botėror do tė ulen mė tej.
Nė radhė tė parė, faktori i klimės ėshtė i pa pėrcaktuar. Megjithėse dimri i tanishėm nė SHBA ėshtė i ngrohtė, ėshtė vėshtirė tė parashikohet klima e ardhshme. Nė dimrin e gjatė 4-mujor, nuk mund tė parashikojmė se ē' klimė do tė ketė nė tė ardhmen. Faktori i klimės ėshtė njė faktor jo afatgjatė qė ndikon nė tregun e naftės.
Krahas kėsaj, tregu botėror i naftės ėshtė tepėr i dobėt. Qė nga viti i kaluar, si pasojė e faktorėve tė ndryshėm, si tė luftimeve, tė klimės etj, ēmimet e naftės janė ngritur vazhdimisht. Edhe Organizata e vendeve eksportuese tė naftės nuk ėshtė nė gjendje t'i kontrollojė ēmimet e naftės.
ShBA-ja ėshtė vendi mė i madh konsumator dhe importues i naftės dhe sasia e konsumit dhe e tregtisė sė naftės tė SHBA-sė pėrbėn njė tė katėrtėn e sasisė sė pėrgjithshme tė mbarė botės. Pėr shkaqe tė ndryshme, Administrata e Bushit shpreson qė vendet naftėprodhuese tė Gjirit tė fitojnė mė shumė nga ēmimet e larta tė naftės dhe kėshtu mund ta ndihmojnė SHBA-nė nė pėrballimin e luftės sė Irakut. Njėkohėsisht, si pasojė e ēmimeve tė larta tė naftės, do tė frenohet zhvillimi ekonomik i disa vendeve rivalizuese tė SHBA-sė, duke pėrfshirė kėtu edhe Japoninė, Kinėn dhe Bashkimin Evropian, nė mėnyrė qė SHBA-ja tė mbetet pėr njė kohė tė gjatė nė vendin e hegjemonit botėror.
Por, nė rast se komuniteti ndėrkombėtar do tė bėjė pėrpjekje tė pėrbashkėta, ēmimet e naftės nė tregun botėror do tė mund tė vihen nėn kontroll dhe ruajtja e ēmimeve tė naftės nė njė shkallė tė arsyeshme pėrputhet me interesat themelorė dhe afatgjatė tė tė gjitha vendeve tė botės. ( zhang )
|