v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-02 18:47:49    
Teknologjia kozmike e Kinės

cri

 dėgjoni

Pas 5 ditė fluturimesh rreth Tokės, anija kozmike kineze me kozmonautė " Shenxhou" Nr. 6 u ul me sukses, mė 17 tetor, nė vendin e pėrcaktuar nė Mongolinė e Brendshme tė Kinės. Dy kozmonautėt kinezė dolėn nga anija dhe i pėrshėndetėn me dorė tė pranishmit. Deri kėtu fluturimi i dytė i anijes kozmike kineze me kozmonautė pėrfundoi me sukses tė plotė. Kjo do tė thotė se teknologjia kozmike e Kinės ka hedhur njė hap tė madh pėrpara.

Anija kozmike kineze " Shenxhou" Nr. 6 u lėshua mė 12 tetor nė qendrėn e lėshimit tė satelitėve Gjiuchuan tė Kinės veriperėndimore. Nė tė kishte dy kozmonautė kinezė. Zv-kryekomandanti i Veprės Kozmike me kozmonautė tė Kinės, zoti Hu Shishian ėshtė i mendimit se pėrfundimi me sukses i fluturimit tė anijes kozmike me kozmonautė " Shenxhou" Nr. 6 mund tė konsiderohet si njė hap i suksesshėm i Strategjisė sė dytė tė Veprės kozmike me kozmonautė tė Kinės.

" Vepra kozmike kineze me kozmonautė ėshtė ndarė nė tre hapa.` Kėsaj here, nė anijen kozmike " Shenxhou Nr. 6" kishte dy kozmonautė dhe fluturimi zgjati disa ditė. Kjo shėrben pėr studimin e teknologjisė sė fluturimit tė anijes kozmike me disa kozmonautė dhe pėr disa ditė me radhė. Kjo ėshtė nisma e fazės sė dytė.

Kina e filloi veprėn kozmike me kozmonautė nė vitin 1992. dhe po atė vit u hartua njė plan strategjik me tre hapa. Sipas kėtij plani, hapi i parė ėshtė realizimi i fluturimit tė parė tė anijes kozmike me kozmonautė. Pastaj, vjen fluturimi me disa kozmonautė pėr disa ditė, ecja e kozmonautėve jashtė anijes kozmike, bashkimi i pajisjeve kozmike dhe teknologji tė tjera kozmike. Nė fund ėshtė krijimi i stacionit kozmik afatgjatė me punonjės tekniko-shkencorė. Pėr tė realizuar kėta objektiva, Kina filloi tė eksperimentojė anije kozmike dhe raketa pėr lėshimin e anijes kozmike, filloi tė ndėrtojė edhe pistėn e lėshimit, pistėn e uljes sė anijes dhe rrjetin e vrojtimit dhe filloi tė pėrgatitė kozmonautė??

Pas mbi 10 vjet pėrpjekjesh, Kina lėshoi me sukses nė vitin 2003 anijen kozmike " Shenxhou" Nr. 5 me njė kozmonaut. Anija " Shenxhou" Nr. 5 fluturoi 21 orė. Kėshtu Kina u bė vendi i tretė nė botė, pas Rusisė dhe SHBA-sė qė realizoi nė mėnyrė tė pavarur fluturimin e anijes kozmike me kozmonaut. Me kėtė u realizua edhe detyra e hapit tė parė tė Veprės kozmike tė Kinės me kozmonautė.

Dy vjet mė vonė, Kina lėshoi me sukses edhe njėherė anijen kozmike me kozmonautė, por kėsaj here kishte dy kozmonautė dhe fluturimi i anijes zgjati 5 ditė, nga njė kozmonaut dhe njė ditė qė ishte gjatė fluturimit tė parė. Krahas kėsaj dy kozmonautė bėnė nė anijen kozmike edhe eksperimentime shkencore kozmike.

Kryeprojektuesi i Veprės kozmike kineze me kozmonautė, zoti Van Yonxhi u shpreh se fluturimi kozmik 5-ditor me dy kozmonautė ishte njė provė e aftėsisė sė funksionimit tė anijes kozmike " Shenxhou". Faktet vėrtetojnė se megjithėse nė krahasim me Rusinė dhe me SHBA-nė vepra kozmike kineze me kozmonautė filloi dhjetėra vjet mė vonė, niveli teknologjik i anijes kozmike kineze me kozmonautė ka hyrė nė nivelin e pėrparuar botėror. Ai tha: " Anija jonė kozmike u lėshua 40 vjet pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-sė, por nė krahasim me anijet e tyre tė tanishme kozmike, niveli i anijes sonė nuk ėshtė i prapambetur."