v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-11-03 18:26:31    
Anija kozmike kineze "Shenzhou numėr 6"

cri
Tė dashur lexues, tani do t'ju tregoj pėr anijen kozmike kineze "Shenzhou numėr 6", e cila ėshtė anija me diametrin mė tė madh sot nė botė, ku mund tė rrinė 3 kozmonautė. Ajo pėrbėhet nga kabina e shtytjes, kabina e kthimit dhe kabina e orbitės. Nė anijen "Shenzhou numėr 5" kozmonauti qėndroi vetėm nė kabinėn e kthimit, kurse kėsaj here dy kozmonautėt jo vetėm mund tė zhvishnin rrobat kozmike, por mund tė hynin edhe nė kabinėn e orbitės, ku pushonin dhe bėnė edhe prova shkencore lidhur me shkencėn e jetės dhe me shkencėn e materies. Kabina e orbitės ishte pajisur me materiale tė nevojshme pėr jetesėn dhe punėn e tyre, samund tė quhej "shtėpia e vėrtetė e kozmonautėve nė hapėsirė."

Kjo kabinė e orbitės shėrbente jo vetėm si terreni i jetės dhe i punės sė kozmonautėve, por mbeti nė orbitė edhe si satelit pėr tė vazhduar punėn nė hapėsirė.

Tė dashur lexues, kur anija kozmike "Shenzhou numėr 6" hyri nė rrethin e 8-tė tė fluturimit tė saj rreth Tokės, nė hapėsirėn e Oqeanit Atlantik, mė 12 tetor nė orėn 21 e 30 minuta, sipas orės sė Pekinit, filloi dialogu "midis qiellit dhe tokės", midis dy kozmonautėve dhe tė afėrmve tė tyre.

Nė sallėn e kontrollit tė Qendrės sė fluturimeve kozmike nė Pekin, gruaja e kozmonautit Fei Junlong, Vang Jie dhe djali i tij 14-vjeēar Fei Di, gruaja e kozmonautit Nie Haisheng, Nie Jielin dhe vajza e tij 11-vjeēare Nie Tianxiang filluan njė nga njė bisedėn me kozmonautėt.

"Mirėmbrėma, Xiao Fei. Jam Vang Jie." E pėrshėndeti kozmonautin Fei Junlong gruaja e tij.

"Unė ta dėgjova zėrin."

"Jemi shumė tė gėzuar se pamė qė jeni nė gjendje shumė tė mirė shpirtėrore. Jemi tė shqetėsuar, por njėkohėsisht krenohemi me ju. Gjithēka nė familje ėshtė nė rregull, shėndeti i prindėrve ėshtė i mirė, e gjithė familja krenohet me ju."

"Fei Jun Long iu pėrgjigj: "Faleminderit pėr pėrkrahjen tėnde pėr mua, tė falėnderoj shumė!"

"Xia Fei, ju uroj sukses nė kryerjen e detyrės sė lavdishme, qė ju kanė dhėnė atdheu dhe populli, ne presim kthimin tuaj triumfal."

"Unė do ta kryej patjetėr detyrėn dhe do t'u raportoj pėr suksesin mė tė mirė tė afėrmve dhe popullit tė atdheut."

Djali FeiDi e mori mikrofonin nga dora e mamasė: "Mirėmbrėma, baba!"

"Mirėmbrėma!"

"Si ndjehesh nga humbja e peshės?"

"Mund ta pėrballoj."

"Baba, unė pres qė ti tė kthehesh dhe pastaj do tė shkojmė sė bashku pėr peshkim."

"Mirė. Unė e pashė rruzullin tonė tė bukur tokėsor dhe e fotografova, pas kthimit do t'ju a jap pėr ta soditur, mirė?"

Gruaja e Nien Haishengut, i tha tė shoqit: "Haisheng, jam Jielin. Sot nė mėngjes nė pistėn e lėshimit binte dėborė. Unė e pashė se tė ishe besimplotė, duke u nisur me buzėqeshje pėr nė hapėsirė. Si gruaja jote, u qetėsova dhe njėkohėsisht kisha pak dhembshuri. Tani si jeni?"

"Jam shumė mirė, faleminderit pėr pėrkujdesjen tėnde."

"Nė familje ėshtė gjithēka nė rregull, mos ki merak. Mamaja sot ėshtė mirė, u gėzua kur pa pamjen tėnde nė hapėsirė."

"Mirė, kuptova." Toni i zgjatur i Nie Haishengut dukej shumė i hareshėm.

"Haisheng, ti e di se pas dy orėsh e gjysmė do tė jetė ditėlindja jote 41-tė, ndaj dėshiroj tė tė uroj: Qofsh fatbardhė Haisheng, fatbardhė Shenzhou 6!"

"Faleminderit!"

Pastaj Nie Haishengu i foli edhe vajzės sė tij:

"Mirėmbrėma bija ime!"

"Mė ka marrė shumė malli pėr ty, baba."

" Edhe mua gjithashtu."

"Tė uroj gėzuar ditėlindjen, kurorėzimin e detyrės dhe kthimin triumfal."

Pas pak vajza Nien Tianxiang filloi tė kėndojė kėngėn e ditėlindjes, e gjithė salla iu pėrgjigj me duartrokitje.

"Hello, baba, mė jep ca duartokitje, mirė apo jo? Pasi tė kthehesh , unė do tė tė jap duartrokitje si pėrgjigje, mirė?"

"Mirė." Dhe Nie Haisheng dhe Fei Junlong dilluan duartrokitjet.

Dialogu midis "qiellit e tokės" u zhvillua edhe midis kozmonautėve dhe kryetarit Hu Jintao mė 15 tetor pasdite. (Daming )