|
Nė korrik tė vitit 1998, gjimnastja kineze Sang Lan dėmtoi boshtin kurrizor nė Lojėrat e katėrta Miqėsore tė Nju Jorkut. Fatkeqėsisht, aksidenti e la atė tė paralizuar nga mesi e poshtė. Megjithatė, nė fund tė vitit 2002, ajo u bė prezantuese e njė programi sportiv nė Televizionin Star, njė rrjet pėrbėrės i Korporatės sė Lajmeve nėn pronėsinė e Rupert Murdoh-ut.
Emri i plotė: Sang Lan
Datėlindja/Vendlindja: 11 qershor 1981/ Ningbo, Provinca Zhejiang, Kinė
Qyteti i lindjes/i banimit: Ningbo, Provinca Zhejiang, Kinė/ Nju York, NY ShBA
Famijla: nėna, Chen Xiufeng; babai, Sang Shisheng
Fillon gjimnastikėn: 1987
Arritjet kryesore: 1998, Kampionati Kombėtar i Kinės, Vendi i dytė; 1997, Kampionati Kombėtar i Kinės, Kampione; 1996, Kampionati Kombėtar i Kinės, Vendi i dytė; 1996, Kupa amerikane, E shtata; 1995, Kampionati Kombėtar i Kinės, Vendi i dytė; 1991, Lojėrat e provincės Zhejiang, Kampione etj.
Lėndimet: Thyerje dhe nxjerrje nga vendi nė vertebra, e paralizuar nga mesi e poshtė.
Hobet: Videolojėrat, Multiplikativi "Tomi dhe Xheri"
Ushqimi: KFC ose Kentucky Fried Chicken
Fakte tė tjera:
Sang Lan dėmtoi boshtin kurrizor nė Lojėrat e katėrta Miqėsore tė Nju Jorkut
Kur ka qenė e shtruar nė spital ka pasur vizitorė tė famshėm, si Leonardo Di Kaprion, Selin Dionin and Kristopher Reeven.
Ajo dhe mamaja e saj jetojnė me Gina Liun, zv/presidente e Shoqatės Kineze tė Gjimnastėve dhe dy djemtė e saj, Uin ston dhe Eduard Sie.
"Disa e lėvizin botėn me lotėt e tyre, tė tjerė e bėjnė kėtė me njė buzėqeshje." Kėshtu e kishte pėrshkruar dikur dikush Sang Lan-in.
Jo shumė kohė mė parė, - shkruan korrespondenti, - unė pashė njė fotografi tė saj. Nė fotografi, fytyra e saj rrezatonte njė buzėqeshje tė ėmbėl dhe tė sinqertė, qe e veshur sipas modės dhe flokėt i kishte lyer me njė tė kuqe tė lehtė sportive. Ajo kishte ndryshuar dhe dukej mė e matur dhe mė e gėzuar.
Ish gjimnastja me pseudonimin Vajza e Diellit, Sang Lan ka fituar zemrat e njerėzve me shpirtin e saj elastik dhe me buzėqeshjen rrezėllitėse. Qė nga aksidenti fatkeq, jeta e saj ka ndryshuar shumė dhe ndjenjat e njerėzve pėr tė nga simpatia kanė lėvizur drejt respektit. Ajo ka vuajtuar shumė dhe tė tjerė nė moshėn e saj rrallė kalojnė vuajtje tė tilla. Nė qofte se aksidenti nuk do tė kishte ndodhur, ajo do tė kishte hipur atė ditė nė platformėn e fitores pėr tė marrė ēmimin e parė e pėr t'i kthyer atdheut tė saj lavdinė. Po ashtu, ajo do tė ishte bėrė, njė gjimnaste shumė e suksesshme qė, si e tillė, me kalimin e kohės, ėshtė harruar, duke mos i dhėnė askujt rastin e rrallė tė ndjente sot personalitetin e saj tė fuqishėm nė kėtė sport.
Megjithatė ajo qė ndodhi, ndodhi dhe nuk zhbėhet.
Pas tre vjet pėrpjekjesh plot durim, Sang Lan u regjistrua nė degėn e gazetarisė tė Universitetit tė Pekinit nė shtator tė vitit 2002. Pėr shkak se ajo kishte nevojė t'i nėnshtrohej njė trajtimi tė mėtutjeshėm, ajo nuk jetonte nė konviktet studentore, por shkonte e vinte pėr ditė nga Qendra Kineze e Kėrkim-Rehabilitimit nė Universitet. Ajo ngrihej ēdo mėngjes para orės 6:00 dhe, e shoqėruar nga prindėrit e saj, udhėtonte 20 km nga jugu i Pekinit deri nė veri tė Pekinit, ku ndodhet universiteti. Perveē se e shoqėronin tė shkonte dhe tė kthehej nga shkolla, prindėrit e Sang Lan-it e ndihmonin atė nė qėmtimin e literaturės nėpėr tekste tė ndryshme dhe nė mbajtjen e shėnimeve nė auditor.
Pėrveē studimit, Sang Lan filloi tė punojė edhe si prezentatore nė Televizionin Star. Pas mėsimeve dhe terapisė psikologjike dy herė nė jave, ajo pėrgatitej edhe pėr programin e saj televiziv, i cili transmetohej njė herė nė javė. Kėshtu orari i saj ditor ishte i mbushur me aktivitete shoqėrore dhe ajo, gjithnjė e mė shumė, bėhet njė vajzė tepėr e zėnė me punė.
"Nė kėto kohė unė intervistova atletėt e Olimpiadės sė tretė Speciale, tė organizuar nė Xi'an tė Provincės sė Shanxi-sė." Kur e pyet rreth pėrvojės sė saj si prezentatore televizive, thotė korrespondenti, Sang Lan-i duket e entuziasmuar. "Pas kthimit nė Pekin, unė prezantova edhe dy biseda televizive pėr tė mbrojtur shpirtin olimpik. Mbeta e kėnaqur me punėn time nė kėto prezantime. Megjithėse mendoj se kam njė sjellje tė natyrshme dhe tė shtruar para ekranit, prapė them se prezantimet e mia nuk janė aq tė mira sa ato tė prezentatorėve profesionistė. Ndonjėherė unė dukem pak nervoze dhe pyetjeve qė unė bėj u mungon vlerėsimi dhe thellėsia. Gjithsesi, unė jam duke u munduar tė zhvilloj njė stil tė shkujdesur, por tė besueshėm gjatė prezantimeve."
Sang Lan-i duhet tė qėndrojė ulur nė karrigen e saj me rrota, kur interviston tė ftuarit nė bisedat e saj televizive. Ajo pėrmend mbresat e pashlyeshme qė i kanė lėnė qėndrimet dashamirėse tė kameramanit, regjizorit dhe tė kolegėve tė tjerė, "...tė cilėt janė shumė tė kujdesshėm dhe pėrpiqen t'i bėjnė gjėrat sa mė tė pėrshtashme qė tė jetė e mundur pėr mua." ? thotė ajo me respekt tė thellė.
Gjatė trajtimit tė saj mjekėsor nė Shtetet e Bashkuara, Sang Lan-i i tha njė reporteri amerikan se "Pėr hir tė tė gjithė atyre qė janė kujdesur pėr mua,unė do tė vazhdoj tė pėrpiqem dhe do tė shikoj vetėm pėrpara."
Tani qė ajo ėshtė kthyer nė atdhe, po pėrpiqet pėr njė qėllim tė ri. Megjithėse e kėnaqur me atė qė ka arritur deri mė sot, prapė Sang Lani ėshtė e gatshme tė pėrballet me sfidat e reja qė mund t'i dalin pėrpara nė tė ardhmen. (R.Stringa)
|