Mė 19 tetor paradite, delegacioni i informacionit i Shqipėrisė vizitoi Radion e Jashtme tė Kinės. Ky delegacion pėrbėhej nga zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė Reseca Mataj, drejtori i Institutit tė Mediave tė Shqipėrisė Remzi Lani, drejtori i Qendrės sė Librave dhe Shkėmbimeve tė Shqipėrisė Piro Misha dhe drejtori i Institutit pėr Studimet Ndėrkombėtare Albert Rakipi.
Zv-kryeredaktori i Radios sė Jashtme tė Kinės Li Zongshang u takua me mysafirėt shqiptarė. Tė dyja palėt zhvilluan njė bisedė miqėsore dhe shkėmbyen mendime pėr forcimin e shkėmbimeve midis radiove tė tė dy vendeve.
Pas takimit, delegacioni shqiptar vizitoi zyrėn dhe studion e redaksisė sė gjuhės shqipe dhe dha intervista pėr korrespondentin e radios sonė.
Shefja e delegacionit shqiptar Reseca Mataj ishte shumė e gėzuar pėr ndryshimet e mėdha tė Kinės dhe shprehu shpresėn se vizita e delegacionit do tė ndihmojė mė shumė bashkėpunimin e mėtejshėm midis popullit kinez dhe popullit shqiptar. Ajo tha:
"Pėr mua ėshtė njė nder i veēantė dhe gėzim shumė i madh qė kam qenė nė Kinė, nė Pekin. Jemi takuar me drejtues tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kinės. Ne jemi tepėr tė gėzuar qė kemi parė ndryshime dhe pėrparime tė mėdha tė Kinės. Na vjen mirė qė nė bazė tė miqėsisė sė vjetėr, tashmė po ndėrtojmė njė miqėsi tė re midis dy vendeve."
Drejtori i Institutit tė Mediave tė Shqipėrisė Remzi Lani ka qenė njė herė nė Kinė. Mė pėrpara ai kishte kontakte me korrespondentė tė redaksisė sė gjuhės shqipe tė radios sonė nė Tiranė. Ai tha:
"Jam shumė i gėzuar qė jam nė Radion e Jashtme tė Kinės. Ėshtė hera e dytė qė vij nė Kinė. Brenda njė kohe tė shkurtėr, Kina ka pasur ndryshime tė mėdha. Kina ėshtė njė vend miqėsor, njerėzit janė tė hapur dhe tė dashur. Populli shqiptar nuk do tė harrojė ndihmat e popullit kinez ndaj Shqipėrisė."
Drejtori i Institutit pėr Studimet Ndėrkombėtare tė Shqipėrisė Albert Rakipi vlerėsoi lart rolin mė tė rėndėsishėm tė Kinės nė skenėn ndėrkombėtare dhe shprehu shpresėn se tė dy vendet do tė forcojnė mė tej bashkėpunimin nė tė gjitha fushat. Ai tha:
"Jam shumė i gėzuar qė kam qenė njė anėtar i delegacionit shqiptar tė informacionit nė Kinė. Jam jashtėzakonisht i impresionuar nga zhvillimet e Kinės, nga pikėpamja ekonomike. Pėr ne Kina ėshtė njė vend i madh dhe shumė i rėndėsishėm nė pikėpamjen e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Midis Shqipėrisė dhe Kinės kemi miqėsinė tradicionale, tani ėshtė momenti i mirė pėr t'i ēuar marrėdhėniet dypalėshe nė njė nivel tė ri."
Vizita e delegacionit tė informacionit tė Shqipėrisė nė Kinė zgjati njė javė. Krahas Pekinit, ata vizituan edhe qytetin Shangai dhe qytetin Suzhou. (Fani)
|