Grupi E
PSV-ja ndal Milanin. "Lumė" golash nė Stamboll
Milani u ndal nė "San Siro" nga PSV Eindhoveni nė njė barazim pa gola, nė ndeshjen e vlefshme pėr grupin E tė Ligės sė Kampioneve. Gus Hidink kishte rreshtuar njė skuadėr tė kujdesshme nė mbrojtje dhe me pak fat arriti tė merrte njė pikė tė rėndėsishme nė Milano. Pėr Milanin, qė vazhdon tė qėndrojė nė krye tė grupit, ky ishte barazimi i dytė radhazi, pas atij ndaj Shalkes. Kaka dhe Kristian Vieri patėn rastet mė tė mira pėr kuqezinjtė. Ndėrsa kampionėt e Holandės e shqetėsuan Didėn vetėm me njė goditje tė Bisleit nė minutėn e 73-tė. Ndėrkohė, njė lumė i vėrtetė golash nė ndeshjen tjetėr tė kėtij grupi, Fenerbahēe-Shalke 3-3. Turqit kaluan nė avantazh me anė tė Luēianos nė minutėn e 14-tė. Linkolni barazoi pėr Shalken nė tė njėjtėn minutė tė pjesės sė dytė. Sėrish braziliani do tė kalonte nė avantazh Shalken, e cila do tė barazohej nga Nobra nė minutėn e 73-tė. Skuadra e Ragnikut kaloi sėrish nė avantazh me Kuranjin, pas gabimit tė portierit vendės Demirel. Por pikėrisht kur Shalke mendoi pėr fitoren e parė nė Champions, afrikani Stefan Apiah barazoi rezultatin nė 3-3.
Grupi F
Bind Reali i Madridit, Guvu "shpėton" Lionin
Njė gol nė minutat e fundit shtesė i dha Lionit fitoren 2-1 ndaj Olimpiakosit, tė tretėn nė po aq ndeshje tė luajtura nė kėtė edicion tė Ligės sė Kampioneve. Sulmuesi Sidnei Guvu shėnoi pėr katėr herė kampionėt e Francės, kur mbeteshin dhe 50 sekonda nga fundi i ndeshjes. Tani Lioni, qė kaloi nė avantazh me golin e shkėlqyer tė Zhuninjos, ėshtė nė krye tė grupit F, ndėrsa Olimpiakosi, qė barazoi momentalisht me Kafes nė minutėn e 85-tė, duhet tė pranojė eliminimin pas humbjes sė tretė. Nė ndeshjen tjetėr tė kėtij grupi, Reali i Madridit ėshtė trembur nė pjesėn e parė, teksa ėshtė mundur 1-0 nga Rozenborgu nė "Bernabeu", por ka shpėrthyer nė pjesėn e dytė me njė goleadė. "Merengesėt" shėnuan katėr herė, duke arritur fitoren e dytė nė tri ndeshje. Nė fillim, Udgejti shėnoi golin e parė me fanellėn e Realit, pas devijimit tė saktė qė i bėri topit tė marrė nga Bekhami. Katėr minuta pas tij, Rauli shėnoi sėrish nė portėn e norvegjezėve. Helgera dhe Bekhami shėnuan dy golat e tjerė qė vulosėn shifrat pėrfundimtare nė 4-1.
Grupi G
Liverpuli fiton nė Bruksel. Ēelsi goleadė
Liverpuli, kampion i Europės, bėri njė hap tė rėndėsishėm pėr kualifikimin nė fazėn e dytė tė Ligės sė Kampioneve, pas fitores sė djeshme 1-0 ndaj Anderlehtit nė Bruksel. Tė besuarit e Benitezit fituan falė golit tė shėnuar nga Djibril Sise. Sulmuesi francez shėnoi fluturimthi nė minutėn e 20-tė. Pas kėtij rezultati, Liverpuli renditet nė vendin e dytė tė grupit, me pikė tė barabarta me Ēelsin kryesues, ndėrsa Anderlehti nuk ka grumbulluar asnjė pikė pas tri ndeshjesh. Nė takimin tjetėr tė grupit G, Ēelsi ka fituar 4-0 ndaj Betisit nė "Stemford Bridxh". Didiė Drogba, Hernan Krespo, Xho Kol dhe Rikardo Karvalho firmosėn golat pėr "blutė" e Mourinjos. Spanjollėt, qė kishin shkuar nė Londėr pėr pikė, u dorėzuan para njė Ēelsi tė fortė qė arrin fitoren e dytė radhazi, me katėr gola diferencė pas asaj nė kampionat ndaj Boltonit. Duket se sfida nė "Stemford Bridxh", Ēelsi-Liverpul, do tė vendosė vendin e parė tė kėtij grupi.
Grupi H
Porto shkatėrron Interin. Artmedia merr pikė
Dy gola nė pjesėn e parė i dhanė Portos fitoren 2-0 ndaj Interit, duke mbajtur ende gjallė shpresat e tyre pėr njė kualifikim nė 1/8 e Ligės sė Kampioneve. Interi mban kreun e grupit, por zikaltrit nuk kanė lėnė njė pėrshtypje tė mirė mbrėmė nė Portugali. Nė fillim, njė autogol i Materacit dhe mė pas njė goditje e saktė e Beni MekKartit nga 30 metra u dhanė kampionėve tė Europės nė vitin 2004, fitoren e parė nė kėtė edicion. Nė ndeshjen tjetėr tė grupit H, sllovakėt e Artmedia Petrzaklės kanė arritur tė ndalojnė nė njė barazim pa gola Rejnxhėrsin nė Skoci. Portieri i Artmedias, Juraj Kobej, ishte heroi i ndeshjes, sidomos gjatė goditjes sė Olivier Bernerdit. Tifozėt vendės mbetėn tė zhgėnjyer nga skuadra e tyre, pasi prisnin tripikėshin qė do t'i jepte mundėsinė tė dilnin nė krye tė grupit. Tani Rejxhėrsi ėshtė nė kuotėn e katėr pikėve, aq sa Artmedia, dy mė pak se Interi dhe njė mė shumė se Porto. Kualifikimi mbetet i hapur pėr tė trija skuadrat.
(Nga Sportishqiptar)
|