|
Pak kohė mė parė nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė ekspoziave tė Pekinit u organizua panairi i l2-tė ndėrkombėtar i librave tė Pekinit, ku morėn pjesė personalitete tė qarqeve tė botimeve tė 48 vendeve, rajoneve dhe tė organizatave ndėrkombėtare. Nė kėtė panair u vendosėn gjithėsej l099 vitrina pėr ekspozimin e librave me njė shtesė prej l0% nė krahasim me vitin e kaluar. Personalitetet pėrkatėse shprehėn mendimin se ky panair pasqyron zhvillimin e botimeve kineze.
Nė rubrikėn e sotme " Kultura kineze " do tė dėgjoni artikullin me titull : "Zhvillimi i botimeve kineze i pasqyruar nė panairin e librave".
Fusha e botimeve kineze ishte quajtur gjithmonė si njė fushė jo shumė e hapur. Para viteve 80 tė shekullit tė kaluar, sektorėt e botimeve tė Kinės konsideroheshin si pjesė e rėndėsishme pėrbėrėse tė ideologjisė sė vendit, redaksitė e gazetave, shtėpi botuese, redaksi tė revistave, bile edhe fabrikat e tipografisė ishin pronė e shtetit qė zotėronin gjithė tregun e botimeve tė vendit. Nė vitin l992, Kina publikoi " Ligjin mbi tė drejtėn e autorit dhe mori pjesė nė traktatin ndėrkombėtar mbi tė drejtėn e autorit dhe botimet e Kinės filluan tė lidhen me botėn. Nė fund tė vitit 2001, Kina hyri nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė dhe filloi tė zbatojė premtimet pėrkatėse dhe, si rrjedhim, u shpejtuan hapat e reformės dhe tė hapjes sė botimeve tė Kinės. Tani 570 shtėpi botuese tė Kinės botojnė ēdo vit 200 mijė lloj librash, kurse nė fillim tė viteve '80 tė shekullit tė kaluar, nė Kinė, botoheshin vetėm mė se l0 mijė lloj librash nė vit. Pėrveē kėtyre, Kina boton ēdo vit edhe 2000 lloje gazetash dhe 8000 lloje revistash.
Drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė informacioneve dhe tė botimeve tė Kinės Shi Zonguan ėshtė i mendimit se nga ana e shifrave tė sipėrpėrmendura, Kina ėshtė njė vend i madh nė fushėn e botimeve. Por, nė fakt, nė kėtė drejtim ekzistojnė ende shumė probleme. Ai tha:
"Pas zhvillimit dhjetravjeēar, sidomos pas zhvillimit tė 20 vjetėve tė fundit, Kina ka arritur pėrparime tė mėdha nė fushėn e botimeve dhe ėshtė bėrė njė vend i madh nė botė nė kėtė drejtim, ku ekziston edhe njė potencial i madh zhvillimi. Kina nuk ka forcė tė madhe konkurruese nė lėminn e botimeve, prandaj qarqet e botimeve duhet tė forcojnė shkėmbimet dhe bashkėpunimin me vendet e huaja, pėr tė nxitur zhvillimin e botimeve. "
Funksionarja e lartė e zyrės sė informacionit tė Kėshillit tė Shtetit tė Kinės zj.Wu Wei tha:.. "Tė dhėnat tregojnė se sasia e informacioneve tė dėrguara nga vendet e zhvilluara perendimore nė vendet nė zhvillim ėshtė l00 herė mė shumė se ajo e dėrguar nga vendet nė zhvillim nė vendet e zhvilluara. Ky diferencim pasqyrohet edhe nė tregtinė e produkteve kulturore. Nė tregtinė ndėrkombėtare, Kina ka defiēite tė mėdha nė fushėn e produkteve kulturore si tė gazetave, revistave dhe tė botimeve."
Pėr tė ndryshuar kėtė gjendje, nė korrik tė kėtij viti, qeveria kineze nxorri planin e " pėrhapjes sė librave kinezė nė vendet e huaja " dhe me anėn e ndihmės pėr pėrkthyesit, inkurajon biznesmenėt e huaj tė botojnė libra mbi Kinėn.
Nė kėtė panair u ekspozuan njė numėr librash qė prezantoheshin pėr shtėpitė e huaja botuese.
Kryetarja e Shoqatės Ndėrkombėtare tė botuesve Ana Maria Kabanellas tha se krahas hapjes sė botimeve tė Kinės, bashkėpunimi midis botuesve kinezė dhe tė huaj do tė zgjerohet mė tej. Ajo tha : " Botuesit e vendeve tė ndryshme nuk janė tė izoluar, ata do tė ndajnė pėrvojėn dhe mendimet pėrkatėse. Unė kam dėshirė tė njohė mendimet e botuesve kineze ".
Zonja Ana tha se botimet e librave tė Kinės po hyjnė me shpejtėsi nė sistemin e botimeve botėrore. Numri i madh i lexuesve kinezė i ka ēelur njė perspektivė tė ndritur zhvillimi ēėshtjeve tė botimeve botėrore. ( Zhai)
|