v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-10-13 18:47:09    
U organizua nė Pekin aktiviteti pėrkujtimor me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut (4)

cri

Vazhdimi i referatit tė Dritės:

Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me banorėt e Krujės, shpartalloi garnizonin osman. Tė nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej Marin Barleti (studiues i famshėm i veprės sė Skėnderbeut dhe bashkėkohės i tij, ai ishte njė prift katolik nga Shkodra qė pati rastin tė njihte disa nga prijėsit luftarakė tė asaj kohe, tė cilėt i kallėzuan gjithēka qė dinin mbi trimėrinė dhe fitoret e Gjergj Kastriotit): "Tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė", mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.

Po mė 28 nėntor 1443 para banorėve tė Krujės, Gjergj Kastrioti ? Skėnderbeu mbajti njė fjalim, ku ndėr tė tjera ai tha (sipas Marin Barletit te libri "Historia e Skėnderbeut"): "Lirinė nuk ua solla unė, por e gjeta kėtu! Sapo mė shkeli kėmba truallin tuaj, sapo dėgjuat emrin tim, m'u derdhėt me vrap tė gjithė, mė dualėt pėrpara kush e kush mė parė, sikur tė kishit dėgjuar qė u ngritėn nga varret etėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishin zbritur kėtu gjithė perėnditė... Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur! Lirinė e pashė se e keni kudo, nė krahėror, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat".

Lajmi i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė Shqipėrinė.

Ai i dha njė hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės, luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e Petrelės nė jug tė Tiranės, tė Gurit tė Bardhė nė Mat, tė Stelushit dhe Sfetigradit nė Dibėr etj. Kryengritja e vitit 1443 pėrfshiu vise tė tėra tė Shqipėrisė.

Si rrjedhojė, nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Mesme e tė Veriut dhe deri tė lumenjtė Devoll e Seman u rimėkėmbėn njė numėr principatash e zotėrimesh tė rėndėsishme.

Kuvendi i Lezhės dhe formimi i Lidhjes Shqiptare:

Menjėherė pas fitores sė madhe tė vitit 1443 Skėnderbeu filloi takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė gjetur rrugėn e bashkimit, pa tė cilėn nuk mund t'i bėhej ballė fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės ? Perandorisė osmane.

Pėr kėtė qėllim, mė 2 mars tė vitit 1444, nė Lezhė u mbajt Kuvendi i parė Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shekullit tė 15-tė.

Skėnderbeu, si drejtues i Kuvendit mbajti fjalėn e hapjes, nė tė cilėn theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė Shqiptarėve.

Kuvendi vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje, tė njė aleance ushtarake nėpėrmjet drejtuesve tė principatave dhe tė krerėve tė tjerė tė vendit, qė njihet me emrin: "Lidhja shqiptare e Lezhės". Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu. Vendim tjetėr i rėndėsishėm ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i saj.

Me vendimet e Kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qėndror tė pėrfaqėsuar nga Gjergj Kastrioti ? Skėnderbeu, tė cilin ai e fuqizoi gjithnjė e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt e viseve tė lira shqiptare dhe pėr t'i udhėhequr ata nė luftėn kundėr turqve.

Gjatė 25 vjetėve tė ardhshėm (1443 ? 1468) Skėnderbeu luftoi, me forca qė rrallė herė kalonin 20 mijė ushtarė, me ushtrinė mė tė fuqishme tė asaj kohe dhe arriti qė tė dilte fitues. Nė vitin 1450 ushtria turke, e udhėhequr nga vetė Sulltan Murati i dytė, rrethoi pėr herė tė parė Krujėn, por u shpartallua, ndėrsa vetė Sulltan Murati vdiq nga hidhėrimi gjatė rrugės sė kthimit. Kruja u rrethua edhe dy herė tė tjera, nė vitin 1466 dhe 1467, nga ushtria turke e shumtė nė numėr, e komanduar nga Mehmeti i dytė, pushtuesi i Konstandinopojės (Stambolli i sotėm), por edhe kėto dy rrethime dėshtuan, pėr shkak tė trimėrisė sė shqiptarėve dhe aftėsive prej strategu tė udhėheėsit tė tyre, Skėnderbeut. (Kėtu pėr shkak tė kohės, nuk mund tė pėrmend hollėsisht luftrat qė u zhvilluan midis ushtrive tė Skėnderbeut dhe tė Perandorisė Turke, si dhe vendeve tė tjera evropiane.) Perandoria turke provoi ta pushtojė Krujėn 24 herė dhe dėshtoi tė 24 herėt.

Pėr njė ēerek shekulli Skėnderbeu ndaloi invazionin turk nė Evropėn katolike. Pėr kėtė arsye ai ėshtė quajtur "mburoja e krishterimit".

Pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468 nė Lezhė (Skėnderbeu vdiq nga njė sėmundje, ethe e mallkuar gjatė pjesėmarrjes sė tij nė njė konferencė nė Lezhė pėr planin e luftės kundėr osmanėve), nga shkaqe natyrore, ushtarėt e tij u bėnė rezistencė turqve pėr 12 vjet tė tjerė. Nė vitin 1480 Shqipėria u pushtua pėrfundimisht nga Perandoria Turke. Kur turqit e gjetėn varrin e Skėnderbeut nė kishėn e Shėn Nikut nė Lezhė, e hapėn atė dhe morėn eshtrat e Skėnderbeut, pėr tė cilat besohej se sillnin fat. Nė vitin 1480 turqit ndėrmorėn invazionin nė Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skėnderbeu sot ėshtė heroi kombėtar i Shqiptarėve. Shumė muzeume dhe monumente janė ngritur pėr nder tė tij anembanė Shqipėrisė dhe nė mesin e tyre edhe Muzeumi i Skėnderbeut nė kalanė e famshme tė Krujės, qytet hero. Kur tė keni mundėsi tė shkoni nė Shqipėri, do tė vizitoni patjetėr kėtė qytet dhe muzeum tė bukur, qė mė ka lėnė pėrshtypje tė paharrueshme.

Me kaq po e mbyll referatin tim. Ju faleminderit!

Pas shoqes Drita mbajti njė referat edhe profesori Zheng Enbo( do tė jepet herėn tjetėr). ( Daming )