v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-10-13 18:43:29    
U organizua nė Pekin aktiviteti pėrkujtimor me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut (3)

cri

Vazhdimi i referatit tė Dritės:

Kėshtu Gjergj Kastrioti u dėrgua si peng nė Turqi nė vitin 1423 nė moshėn 18 vjeēare, duke kaluar gati 20 vjet nė duart e turqve para kthimit tė tij nė Krujė nė vitin 1443 nė moshėn 38 vjeēare. (Kėtu po shtoj disa fjalė sipas Tajar Zavalanit: Gjergji 18-vjeēar ishte njė djalė qė kuptonte nga bota dhe qė nuk mund tė asimilohej krejt nė ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit. Kurse me kthimin e tij nė Krujė Skėnderbeu ishte njė burrė i pjekur 38-vjeēar dhe ngriti flamurin e luftės sė shenjtė kundėr pushtuesve osmanė.)


Gjergj Kastrioti, pasi u mor si peng nga Sulltani nė Turqi, studioi nė shkollėn ushtarake nė Perandorinė Turke. Turqit i vunė emrin mysliman Iskander dhe pas mbarimit tė shkollės iu dha titullin Bey (Iskander=emri dhe Bej=titulli) qė nė turqisht do tė thotė princi Aleksandėr, kurse pėrkthehet nė shqip Skėnderbeu.


Pėr njė periudhė rreth 10-vjeēare, Gjergji studioi nė shkollėn ushtarake tė Oborrit perandorak tė Turqisė, ku pėrveē gjuhės turke ai mėsoi edhe disa gjuhė tė tjera e sidomos italishten. Atij i pėlqente mė shumė arti i luftės dhe u shqua nė lojėrat ushtarake. Shpata ishte arma e tij mė e preferuar dhe i pėlqente mė tepėr vrapimi mbi kalė. (Kėtu shtoj njė fjalė: Thoshte nė gojėdhėnė se kur lindi, ai kishte shenjėn e njė shpate nė krahun e djathtė.) Nga pamja fizike ai ishte i gjatė me trup tė hedhur, me sy qė i shkėlqenin nga gjallėria dhe zgjuarsia dhe njė hijeshi burrėrore tė mahnitshme. Sulltan Muratit i kishte bėrė pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe mjeshtria e pėrsosur nė garat me armė. Ai e mori me simpati dhe e la tė jetonte, ndėrsa vėllezėrit tė tij duket se u mbytėn nė njė mėnyrė qė nuk dihet mirė.


Pas mbarimit nė shkollė, Skėnderbeu hyri nė ushtrinė osmane dhe u bė komandant kalorėsish osmanė dhe merrte pjesė nė disa luftra tė Sulltanit nė Evropė dhe nė Azi.


Ai u dallua si njė nga oficerėt mė tė mirė. Fama e tij rritej dita ditės, ushtarėt e adhuronin, kurse komandantėt e tjerė e kishin zili.


Skėnderbeu pėrparoi shpejt nė karrierėn shtetėrore: nga spahi feudal, qė i jepeshin prona me kusht qė tė shkonte nė luftė me njė numėr ushtarėsh, arriti nė postin e lartė tė sanxhakbeut (kreu i sanxhakut, qė ishte njė njėsi administrative nė Perandorinė osmane).


Sfondi historik: Nė vitet 1437 ?1438 Skėnderbeut iu dha posti i subashit tė Krujės (subash ėshtė kryetari dhe komandanti ushtarak i qytetit). Nė fund tė viteve' 30, kur nė Ballkan filluan kryengritjet antiosmane, Sulltan Murati i dytė e transferoi Skėnderbeun nga posti i lartė qė kishte nė Shqipėri. Emėrimin e tij si sanxhakbej larg Shqipėrisė, ndoshta nė Nikopol tė Bullgarisė, Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė "gradim", por si shprehje tė mosbesimit tė Sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar qė ishte pėrfshirė nė administratėn e shtetit osman, (aq mė tepėr qė nė atė kohė Skėnderbeut i kishte vdekur i ati dhe dy vėllezėr dhe nė krye tė Principatės duhej tė vihej ai me Stanishin).


Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė:


Nė fillim tė viteve 40 tė shekullit tė 15-tė nė Evropė po gjallėroheshin shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit tė kishės ortodokse me atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj tė fundit dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbretėrisė sė Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh Huniadi.


Nė shtator tė vitit 1443, edhe nė viset qendrore dhe jugore tė Shqipėrisė filluan veprimet luftarake kundėr osmanėve.
Nė tetor tė vitit 1443 trupat polake dhe hungareze, tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan lumin Danub iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siē shkruan ai, ushtria e tij "rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė, serbė e boshnjakė." Beteja me forcat turke u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit (sot nė jug tė Serbisė), ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu.


Skėnderbeu e gjykoi kėtė si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Ai e braktisi betejėn dhe pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė, pjesėmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, u nis nė drejtim tė Principatės sė Kastriotėve. Gjatė kalimit u ndal nė Dibėr, mblodhi menjėherė krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e bashkėluftėtarėve Skėnderbeu e nisi qė tė fshiheshin nė rrethinat e Krujės, kurse ai vetė u paraqit para autoriteteve osmane, sikur ishte riemėruar subash i Krujės. (Daming )