v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-10-10 19:40:21    
Mjekėt kinezė kanė ēuar pėrpara miqėsinė midis Kinės dhe Kamerunit

cri
Para 30 vjetėve, qeveria kineze dėrgoi grupin e parė mjekėsor nė Kamerun pėr tė bėrė shėrbime mjekėsore ndaj banorėve lokalė. Gjatė 30 vjetėve, 359 mjekė kinezė kanė shkuar nė Kamerun, ata kanė mjekuar mbi 2 milionė tė sėmurė, kanė bėrė mbi 40 mijė operacione duke shpėtuar 25 mijė pacientė tė rėndė. Shėrbimi i mirė i mjekėve kinezė ka fituar vlerėsimin e lartė tė popullit tė Kamerunit, populli i Kamerunit i quan mjekėt kinezė "ambasadorė tė miqėsisė".

Nėpėrmjet mjekimit nga mjekėt kinezė, shumė pacientė kamerunas janė shėruar. Njė herė, njė grua me emrin Klet shkoi posaēėrisht nė spitalin Mubarmajo ku punojnė mjekė kinezė pėr mjekim. Nė mitrėn e saj qe rritur njė tumor shumė i madh, ajo vizitoi shumė spitale por asnjėri nuk kishte mundur ta heqė kėtė tumor. Pasi mori vesh se mjekėt kinezė kanė nivel tė lartė mjekėsor, ajo shkoi menjėherė nė spitalin Mubarmajo. Pas inspektimit, mjekėt kinezė vendosėn tė bėjnė njė operacion pėr heqjen e kėtij tumori. Por tumori kishte njė peshė prej 13 kilogramėsh ēka zė 1/4 e peshės trupore tė pacientes dhe e vėshtirėsonte shumė operacionin. Mjekėt kinezė tė repartit tė gjinekologjisė, tė kirurgjisė, tė ortopedisė dhe anestezisė duke bashkėpunuar ngushtė, kapėrcyen shumė vėshtirėsi dhe nėpėrmjet pėrpjekjeve qė zgjatėn 6 orė, e hoqėn kėtė tumor tė madh.

Njė herė tjetėr, mjekėt kinezė hoqėn me sukses cistin e madh tė vezores sė njė gruaje me emrin Ayisala. Para largimit nga spitali, Ayisala tha se mjekėt kinezė i dhanė asaj jetėn e re. Njė herė, pėr tė shpėtuar njė pacient me sėmundje tė rėndė, 3 mjekė kinezė dhuruan vullnetarisht 300 ml gjak pėr njeri dhe kėto 900 ml gjak e shpėtuan pacientin nga vdekja.

Kameruni ėshtė njė nga vendet ku ėshtė pėrhapur seriozisht Sida, pėrqindja e pacientėve tė prekur nga Sida nė mbarė vendin ka arritur nė 4.5%. Pa marrė parasysh rrezikun e pjekjes nga Sida, mjekėt kinezė nuk heqin dorė nga mjekimi i pacientėve tė Sidės dhe pėrkujdesen shumė pėr ta. Disa pacientė tė Sidės janė shprehur se shumė njerėz rrinė larg prej tyre dhe vetėm mjekėt kinezė u kanė sjellė atyre ngrohtėsi dhe pėrkujdesje.

Pėr shkak se mjekimi tradicional kinez ka efekt tė mrekullueshėm, shumė pacientė tė Kamerunit vizitohen te mjekėt kinezė. Deri tani, nė anėn e mjekimit tė sterilitetit, nėpėrmjet mėnyrės tradicionale mjekėsore kineze, janė shėruar mė se 200 gra kamerunase. Pėr tė falenderuar mjekė kinezė, shumė nėna i quajnė fėmijėt me emrat e mjekėve kinezė.

Spitali Gjid ku punojnė mjekėt kinezė ėshtė 1000 kilometra larg me kryeqytetin Yaundė, pajisjet e spitalit janė shumė tė thjeshta. Edhe kushtet jetėsore atje janė shumė tė vėshtira. Temperatura ka arritur nė 46 gradė celcius, ushqime janė vetėm patatja dhe qepėt, ndėrkohė pickimi nga mushkonjat ėshtė njė gjė e zakonshme. Megjithatė, nuk ka asnjė mjek kinez qė tė largohet para kohe pėr shkak tė kushteve tė keqia jetėsore.

Aftėsia e lartė mjekėsore dhe morali i lartė profesional i mjekėve kinezė janė pėrhapur nė mbarė Kamerunin. Media vendore ka vlerėsuar se mjekėt kinezė kanė shkruar njė faqe tė re tė miqėsisė tradicionale midis dy popujve tė Kinės dhe Kamerunit. (Fani)