|
Tė dashur lexues, po japim rubrikėn "Tregime dhe legjenda kineze". Sot do tė rrėfejmė tregimin me titull "Zou Gji ia mbushi mendjen mbretit Vei-vang".
Gjatė periudhės sė Shteteve Ndėrluftuese, meqė shteti Ēi mori njė sėrė masash reformuese, nė ekonominė e tij u krijua njė gjendje e lulėzimit tė paparė dhe populli filloi tė lavdėronte mbretin Vei-vang. Nė kėto rrethana, mbretit iu rrit mendja dhe nuk iavinte veshin kritikave. Kjo e shqetėsoi pa masė kryeministrin Zou Gji. Ai mendonte si e si t'ia mbushte mendjen mbretit qė tė dėgjonte vėrejtjet e ndryshme.
Njė mėngjes, Zou Gji u vesh mirė dhe u pa nė pasqyrė. Pastaj ktheu kokėn dhe pyeti tė shoqen: "Po tė mė krahasosh mua me zotin Shy, kush ėshtė mė i pashėm.? " E shoqja iu pėrgjigj: "Ju jeni shumė mė i pashėm se ai." Zou Gji nuk e besoi plotėsisht tė shoqen dhe pėr tė njėjtė gjė pyeti shėrbėtoren e tij, por edhe ajo iu pėrgjigj njėsoj. Tė nesėrmen, erdhi njė mysafir nė shtėpi dhe gjatė muhabetit ai pyeti mysafirin pėr tė njjtėn gjė dhe mysafiri iu pėrgjigj: "Oho, ju jeni shumė mė i pashėm se zoti Shy!"
Njė ditė tjetėr, zoti Shy erdhi pėr vizitė nė shtėpi dhe nė biedėd e shpėr Zou Gji e vėzhgoi me kujdes dhe krijoi bindjen se zoti Shy ishte mė i pashėm se ai vetė. Megjithatė pas ikjes sė zotit Shy, Zou Gji u pa edhe njėbėrė nė pasqyrė dhe vetja iu duk se nuk mund tė krahasohej me zotin Shy. Ai ra nė mendime dhe mė nė fund i kuptoi tė gjitha.
Tė nesėrmen nė mėngjes, Zou Gji hyri nė oborrin mbretėror, takoi mbretin Vei-vang dhe tha: "Unė nuk jam mė i pashėm nė krahasim me zoti Shy, por ime shoqje, shėrbėtorja ime dhe mysafiri im thonė se unė jam mė i pashėm se zoti Shy. A e dini pse? Sepse ime shoqje mė do shumė, shėrbėtorja ime ka frikė nga unė dhe mysafiri kėrkon diēka nga unė. Kjo gjė ma freskoi mendjen. Edhe ju jeni i mashtruar si unė. Sot nė shtetin Ēi, ndėr gratė e oborrit mbretėror qė tė mos ju mbajė me hatėr; asnjė nga ministrat dhe funksionarėt qė tė mos ketė frikė nga ju; nė territorin tonė nuk gjendet ndokush qė mund tė mos kėrkojė diēka nga ju. Pėr kėto arsye, ju dėgjoni vetėm lėvdata dhe nuk dėgjoni kritika."
Pas kėtyre fjalėve, Ēi Vei-vang u bind dhe lėshoi njė dekret ku thuhej: "Ai ministėr ose njeri i thjeshtė nga populli qė do tė mė kritikojė pėr gabimet e mia, do tė fitojė ēmimin e parė; ai qė do tė ma dėrgojėn me shkrim kritikė do tė fitojė ēmimin e dytė dhe ai qė do tė flasė nė rrugė ose nė pazar pėr gabimet e mia, do tė fitojė ēmimin e tretė. " Me tė shpallur dekretin, shumė ministra dhe njerėz nga populli shkuan pėr tė paraqitur vėrejtjet e tyre dhe tek porta u grumbulluan aq shumė njerėz saqė atje u bė si njė pazar.
Tė dashur lexues, dhamė rubrikėn "Tregime dhe legjenda kineze".
|