Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se Opera e Pekinit si njė operė me histori tė lashtė dhe qė mishėron thelbin e kulturės tradicionale tė Kinės pas zhvillimit tė vazhdueshėm nga brez pas brezi, ėshtė bėrė njė operė pėrfaqėsuese e Kinės. Ditėt e fundit specialistėt pėrkatės organizuan nė Pekin njė simpozium pėr tė diskutuar krijimin e degės shkencore tė Operės sė Pekinit.
Korrespondenti mėsoi nga simpoziumi "Diskutime pėr historinė, aktualitetin dhe tė ardhmen e Operės sė Pekinit si dhe pėr krijimin e degės shkencore tė Operės sė Pekinit", se ky simpozium ka pėr qėllim tė nxitė mė tej studimet pėr historinė e realitetin, teorinė e praktikėn e Operės sė Pekinit, tė nxitė krijimin e degės shkencore tė Operės sė Pekinit, nė mėnyrė qė Opera e Pekinit tė bėhet njė degė e re shkencore nė fushėn e kėrkimeve dramaturgjike dhe operistike tė Kinės.
Rektori i Institutit tė Operave tė Kinės Du Changsheng tha se pėr tė arritur njohjen e pėrgjithshme tė Operės sė Pekinit si njė degė shkencore dhe si njė rezultat i shquar i qarqeve operistike dhe tė fushės sė shkencės shoqėrore e humanitare, duhen edhe pėrpjekjet e pėrbashkėta tė specialistėve pėekatės. Instituti i Operave tė Kinės duhet tė bėjė pėrpjekje brenda mundėsive pėr pjekurinė e shkencės sė Operės sė Pekinit.
Duke folur pėr drejtimin e zhvillimit tė Operės sė Pekinit , akademiku i Akademisė sė Shekncave tė Kinės He Zhuoma shprehu mendimin se Opera e Pekinit duhet tė aplikojė me guxim thelbin e operave tė tjera lokale, tė marrė gjerėsisht mėnyrėn e shprehjes sė operave tė vendeve tė ndryshme tė botės, duke pasqyruar edhe pėrrallat e tregimet e bukura tė vendeve tė ndryshme. Opera e Pekinit duhet tė marrė edhe tė mirat e dramave, operave, baletit dhe melodramave tė vendeve perendimore dhe tė krijojnė pjesė te reja operistike tė pėrpunuara nė bazė tė legjendave tė bukura tė civilizimit perendimor.
Teoricieni i operave, doktori Zhou Chuanjia ėshtė i mendimit se Opera e Pekinit ka nevojė pėr frymė tė re tė bashkėkohore dhe pėr mjeshtra artistikė.
Duke folur pėr lidhjen e mėsimdhenies me studimet shkencore, profesoresha e Institutit tė Operave tė Kinės, doktoresha Liang Yan tha se Instituti i saj ka filluar qysh disa vjet mė parė studimet e Operės sė Pekinit. Nė kėtė institut janė mbledhur njė numėr teoricienėsh, praktikantėsh dhe arsimtarėsh tė Operės sė Pekinit, ata kanė arritur rezultate tė mira gjatė praktikės shumėvjeēare tė mėsimdhėnies, sic ėshtė p.sh vepra "Vėllime mbi operat nga arsimi artistik i Kinės" etj. Qysh nga vitet '90 tė shekullit tė kaluar, njė numėr studuesish tė moshės sė mesme dhe tė re kanė arritur rezultate nė studimet e historisė, mėsimdhenies, shfaqjes, interpretimit tė instrumentėve muzikore dhe nė projektimin e kostumeve. (zhai)
|