v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-09-29 21:28:20    
Bashkimi Evropian do tė shtojė investimet nė bashkėpunimin arsimor me Kinėn

cri

Gjatė bisedimeve tė zhvilluara mė 28 shtator, me ministrin e arsimit tė Kinės Zhou Ji, anėtari i Bashkimit Evropian qė pėrgjigjet pėr punėn e arsimit tha se Bashkimi Evropian do tė shtojė me pėrmasa tė mėdha investimet nė bashkėpunimin arsimor me Kinėn, nė mėnyrė qė tė tėrhiqen mė shumė studentė kinezė tė vijnė nė Evropė pėr mėsime dhe tė forcohet bashkėpunimi midis Bashkimit Evropian dhe Kinės nė fushat shkencore dhe arsimore.

Gjatė bisedimeve, ata shprehėn njėzėri kėnaqėsi pėr bashkėpunimin midis Kinės dhe Bashkimit Evropian nė fushėn arsimore, por ishin tė mendimit se duhet tė bėhen pėrpjekje tė mėtejshme. Ministri i arsimit i Kinės tha se zhvillimi i marrėdhėnieve midis Kinės dhe Bashkimit Evropian duhet tė mbetet jo vetėm nė fushėn ekonomike, por duhet tė zgjerohet edhe nė fushat arsimore, kulturore, tekniko-shkencore dhe nė fusha tė tjera, nė mėnyrė qė marrėdhėniet midis Kinės dhe Bashkimit Evropian tė zhvillohen nė mėnyrė tė gjithanshme dhe pėrpjesėtimore. Pėr kėtė, anėtari i Bashkimit Evropian qė pėrgjigjet pėr punėt e arsimit, shprehu pėlqim dhe tha se para vitit 2007, Bashkimi Evropian do tė shtojė 20 milionė euro nė bashkėpunimin arsimor ndaj Kinės.

Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve, ministri i arsimit i Kinės tha se nė tė kaluarėn, Kina i kushtonte rėndėsi bashkėpunimit nė fushėn arsimore me SHBA-nė, Japoninė dhe me vende tė tjera. Nga ana e zhvillimit del se nė tė ardhmen, Kina duhet tė forcojė mė tej bashkėpunimin me Bashkimin Evropian nė kėtė fushė, sidomos nė shkėmbimet e talenteve tė spikatur, nė studimin e shkencave, nė krijimin e shkencave dhe teknikave etj.

Ky anėtar u tha gazetarėve tė Agjencisė Kineze tė Lajmeve Hsinhua se midis Bashkimit Evropian dhe Kinės po vendosen marrėdhėniet e partneritetit tė zhvillimit tė plotė. Nė mėnyrė qė kėto marrėdhėnie tė partneritetit tė zhvillohen tė shėndosha nė fushėn arsimore, Bashkimi Evropian vendosi tė marrė njė sėrė masash, si shtimi i investimeve nė bashkėpunimin arsimor me Kinėn, inkurajimi i universiteteve tė vendeve tė Bashkimit Evropian dhe i institucioneve studimore pėr bashkėpunim me Kinėn nė fushat shkencore dhe arsimore. (Sihai)