v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-09-27 20:54:27    
Shkolla e prindėrve nė Kinė

cri

Gjatė edukimit tė fėmijėve nė Kinė, prindėrit hasin edhe disa probleme tė reja, sepse nė periudhė tė ndryshme tė moshės sė fėmijėve dalin probleme tė ndryshme. Nėse prindėrit nuk i zgjidhin nė mėnyrė tė pėrshtatshme, ka mundėsi tė ndodhin fėrkime e debate midis tyre. Nė kėto raste, shumė prindėr shkojnė nė shkollėn e prindėrve pėr tė mėsuar metoda pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve. Tani nė Kinė numrohėn mbi 300 mijė shkolla tė prindėrve, edhe pika tė shėrbimeve pėr prindėrit nė shumė lagja tė banimit, tė ngritura nga shkolla ose nga specialistėt arsimorė, qė u shėrbejnė prindėrve tė fėmijeve. Shkolla e prindėrve pranė shkollės sė Sianit tė provincės Shensi tė Kinės perėndimore ėshtė e famshme nė mbarė Kinėn. Nėndrejtoresha e kėsaj shkolle zonja Vang Lanjun tha se kjo shkollė ėshtė mirėpritur nga prindėrit. Ajo tha: "Pasi hynė nė shkollėn e prindėrve, shumė prindėr kanė kuptuar disa probleme qė dalin nė periudhėn e moshės sė fėmijės sė tyre, kanė bėrė pėrgatitje mendore. Lidhur me kėto probleme, shkolla u tregon prindėrve disa metoda pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve." Zonja Vang Lanjun i tregoi korrespondentit se nė kėtė shkollė tė prindėrve ka tani mbi 3 mijė kursantė.

Gjatė shkėmbimeve me fėmijė, shumė prindėr, nga njėra anė, i ndihmojnė fėmijė tė zgjidhin problemet e dala nė procesin e rritjes fizike dhe mendore, kurse nga ana tjetėr, ata i kushtojnė rėndėsi edhe brumosjes sė fėmijėve me konceptin e punės, tė vlerės, tė jetės etj. Fshatari nga Shangqiu i provincės Hėnan tė Kinės zoti Zhang Zhaokun ka njė djalė, nxėnės i klasės sė pestė tė njė shkolle fillore, tė zgjuar dhe tė gjallė, njėkohėsisht edhe shumė punėtor. Zoti Zhang Zhaokun tha se nė kohėn e lirė pas mėsimeve, djali i tij bėn pak punė shtėpiake, tė porositur kastile nga ai vet ose nga gruaja e tij, me qėllim qė djali tė kuptojė vėshtirėsinė e punės, tė kultivohet me zakonin e mirė tė punės dhe njėkohėsisht tė kuptojė dashurinė ndaj prindit tė tij. Zoti Zhang tha: "Nė shtėpi ne rregullojmė pak punė shtėpiake qė tė kryejė djali, si pėr shembull, tė lajė zarzavate, tė gatuajė oriz, ose tė pastrojė shtėpinė etj. Kėshtu qė tė brumoset ai me zakonin e mirė tė punės sė pavarur pa ndihmėn e prindit." Kushtimi i rėndėsisė mjedisit tė parė tė rritjes sė fėmijėve, domethėnė mjedisit familjar, qė fėmijėt tė rriten nė atmosferė tė mirė familjare.

Tani ky ėshtė bėrė njė problem qė tėrheq vėmendjen jo vetėm tė prindėrve tė ēdo familjeje, por edhe tė tė gjithė shoqėrisė kineze. Pak kohė mė parė qeveria kineze lėshoi njė dokument, ku kėrkohet qė krahinat e ndryshme tė vendit tė tregojnė vėmendje pėr problemin e edukimit familjar tė tė parriturėve. Kėshtu nė kėtė drejtim organizatat e grave dhe e fėmijėve tė Kinės kanė bėrė shumė punė, si formimi i mjedisit tė mirė tė edukimit tė fėmijėve, organizimi i dekorimeve tė prindėrve qė kanė dhėnė kontribut nė kėtė drejtim etj etj. Drejtorja e punės sė fėmijėve pranė Federatės Pankineze tė Grave zonja Jiang Yeė i tha korrespondentit se njė nga punėt e saj tė rėndėsishme ėshtė nxitja e grave kineze nė studimin e konceptit tė edukimit shkencor familjar. Ajo tha se para festės ndėrkombėtare tė fėmijėve "1 qershor" kėtė vit Federata Pankineze e Grave shpalli dhe dekoroi disa prindėr tė dalluar nė shkallė kombėtare dhe i ka pėrhapur gjerėsisht nė shoqėri metodat e mira tė tyre pėr edukimin e fėmijėve. Ajo tha se qėllimi i tė gjitha kėtyre punėve ėshtė pėr fėmijė. ( Daming )