dėgjoni
Pak kohė mė parė, grupi artistik i provincės Jiansu tė Kinės lindore ka ftuar artistėt e njohur kinezė, japonezė dhe koreanė pėr tė pėrgatitur sė bashku operėn Kunqv "Freskuese me lule pjeshke ", nė mėnyrė qė kjo operė tė pėrshtatet me mė shumė prirjet e spektatorėve tė tanishėm.
Opera Kunqv ėshtė njė nga operat mė tė lashta tė Kinės dhe ka njė histori mė se 600 vjet. Numrat e operės Kunqv janė shumė tė pasura, me tekste tė bukura dhe me shfaqje koreografike, kjo operė ėshtė njė formė e lartė artistike e pėrzierė me opera, me valle, me fjalė dhe me akrobaci. Opera Kunqv ka ushtruar njė ndikim tė madh mbi operat e Pekinit, Chuan, Yue dhe Huanmei. Duke filluar nga shekulli i l9-tė, pėr arsye se opera Kunqv ishte shkėputur shumė nga jeta shoqėrore dhe shkonte drejt estetikės sė vetme, ajo filloi tė shkonte nė rėnie. Nė maj tė vitit 2001, UNESKO-ja e pėrfshiu artin e operės Kunqv nė listėn e "trashėgimisė kulturore jo materiale tė njerėzimit". Gjatė 4 vjetėve tė fundit artistėt kineze kanė bėrė njė punė tė madhe pėr trashėgimin dhe mbrojtjen e operės Kunqv dhe kanė arritur njė pėrparim nė kėtė drejtim.
Nė qarqet operistike tė Kinės, ruajtja e trashėgimisė apo krijimet e reja kanė qenė gjithmonė fokusi i diskutimeve tė specialistėve. Nė vendlindjen e operės Kunqv, Jiansu, artistėt janė tė mendimit se opera Kunqv duhet tė ketė krijimet e reja nė bazė tė trashėgimisė, vetėm, duke vepruar nė kėtė mėnyrė, kjo operė mund tė tėrheqė spektatorėt bashkėkohorė dhe tė ketė njė zhvillim.
Pėr kėtė, grupi artistik i provincės Jiansu filluan pėrgatitjet pėr operėn e ripėrpunuar "Freskuese me lule pjeshke" duke ftuar artistėt kinezė, japonezė dhe jug-koreanė tė marrin pjesė nė shfaqjen e kėsaj opere, nė mėnyrė qė opera e ripėrpunuar " Freskuese me lule pjeshke " tė parapėlqehet nga spektatorėt e sotėm.
Drejtori i pėrgjithshėm i grupit artistik i provincės Jiansu Gu Xin tha : "Pa parapėlqimin dhe pjesėmarrjen e spektatorėve tė sotėm, opera Kunqv nuk do tė zhvillohet. Prandaj, ne duhet tė tėrheqim spektatorėt me operėn e ripunuar me krijime tė reja"
Teatri i operės Kunqv i provincės Jansu ėshtė njė nga trupat e shquara artistike nė vartėsinė e grupit artistik tė provincės Jansu. Nė kėtė teatėr janė pėrgatitur njė numėr talentesh tė shquara tė operės Kunqv. Opera " Fresekuese me lule pjeshke " ka fituar edhe ēmimin nė Festivalin Kombėtar tė Kinės.
Opera "Freskuese me lule pjeshke" ėshtė njė vepėr pėrfaqėsuese e shekullit tė l7-tė tė Kinės, ku shtjellohet njė tragjedi e dashurisė midis dy tė rinjve nė jug tė lumit Jance tė Kinės.
Siē mėsohet, pėr t'i dhėnė kėsaj opere njė formė tė re mė tėrheqese, grupi artistgik i provincės Jiansu investoi 6 milionė yuanė, duke ftuar poetin e njohur tajvanez Yu Kuangzhong si kėshilltar letrar dhe regjisoren pioniere dramaturgjike Tien Qingxin si regjisore e kėsaj opere. Ajo ka ftuar edhe personalitete tė njohura nga Koreja e Jugut dhe Japonia pėr projektimin e kostumeve. Kjo operė e pėrpunuar nė bazė tė njė grupimi tė ri modern ėshtė bėrė njė operė me forma tė reja shfaqjeje qė pėrshtatet me prirjet bashkėkohore botėrore.
Dhėnia e formės sė re ėshtė bėrė kryesisht nga ana e skenografisė dhe figurative.
Tian Qingxin ėshtė njė regjisore me mendim mė pionier nė skenėn e sotme dramaturgjike kineze.
Shumė drama tė drejtuara prej saj janė me pėrmbajtje tė re dhe me motoda tė veēanta nė shkrirjen e traditės me tė sotmes. Ajo tha:"Nė ripėrpunimin e Operės "Freskuese me lule pjeshke" ne kemi aplikuar tė gjitha tė mirat e formave artistike tė Azisė, nė mėnyrė qė tė kemi njė pėrparim tė madh nga ana e skenografisė.
Si njė nga regjisorėt e njohur jugkorean tė operistike, Sun Zhence ka studiuar mirė pėr kombinimin e kulturės tradicionale me kulturėn bashkėkohore tė Koresė sė Jugut. Kėsaj here, duke bashkėpunuar me regjisoren kineze, ai shpreson tė diskutojė bashkė me tė problemin e trashėgimisė dhe krijimtarisė, nė mėnyrė qė tė ketė novacione gjatė krijimeve.
Tani, opera Kunqv " Freskuese me lule pjeshke" ėshtė nė pėrgatitje e sipėr dhe parashikohet tė vihet nė skenė nė dhjetor tė kėtij viti. (Zhai)
|