v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-09-14 18:26:02    
Koncepti i zhvillimit shkencor nė Tibet

cri

 dėgjoni

 

Nė rafshnaltėn Ēinhai-Tibet mbi 4000 metra mbi nivelin e detit, gjenden tė pėrhapur rezervuarė tė mėdhenj natyrorė, tė formuar nga uji qė krijohet nga shkrirja e akullnajave. Kėta rezervuarė furnizojnė me ujė 10 lumenj tė Kinės, si lumin Jance, lumin Lanchagjian, etj. Gjatė zhvillimit tė krahinave perėndimore tė Kinės Rajoni Autonom i Tibetit e ka forcuar punėn pėr mbrojtjen e ujit tė lumenjve, liqeneve dhe tė burimeve tė tjera ujore brenda rajonit, duke ruajtur cilėsinė e lartė tė ujit tė " kullės sė ujit tė Azisė"

Ditėt e fundit Drejtoria e Mbrojtjes sė Mjedisit tė Rajonit Autonom tė Tibetit bėri tė ditur se cilėsia e ujit tė lumenjve dhe tė liqeneve tė Tibetit ėshtė brenda standardit tė pėrcaktuar nga shteti.

Pėr tė mbrojtur burimet e pasura ujore tė vendit tonė, vitet e fundit Kina ka investuar shumė nė veprėn e zhvillimit tė pėrgjithshėm bujqėsor gjatė rrjedhave tė mesme tė lumenjve Yaluchabu, Lhasa dhe Yeicu dhe ka arritur rezultate tė dukshme nė mbrojtjen e mjedisit ekologjik tė kėtyre rrjedhave. Qeveria kineze ka hartuar njė politikė afatgjatė pėr inkurajimin e mbjelljes sė pemėve dhe tė barėrave nė kodrat e lėna djerre. Sipas njoftimeve tė Drejtorisė sė Ekonomisė Pyjore tė Rajonit Autonom tė Tibetit, nga viti 1990 deri nė vitin 2004 janė shtuar 20 mijė hektarė lėndina dhe janė sistemuar 25 mijė hektarė ranishte.

Krahas kėtyre, Rajoni Autonom i Tibetit ka punuar pėr mbrojtjen e brezave pyjorė natyrorė nė rrjedhėn e sipėrme tė Lumit Jance. Vetėm nė vitin 2004 u investuan 237 milionė juanė dhe u ndėrtuan 2253 hektarė breza pyjorė ekologjikė.

Drejtori i Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Mjedisit tė Rajonit Autonom tė Tibetit, Zhang Yunce tha se Tibeti ka ndėrtuar njė rajon tė mbrojtjes ekologjike nė burimin e Lumit Yaluchanbu dhe po planifikohet ndėrtimi i rajoneve tė tjera tė kėtij lloji nė burimet e lumenjve tė tjerė. Deri tani Tibeti ka ndėrtuar 15 rajone shtetėrore ose rajonale tė mbrojtjes natyrore nė luginat Ciantan e Yaluchanbu dhe nė rrėzė tė malit Xhuglungma. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e kėtyre rajoneve tė mbrojtjes natyrore ka arritur nė 407 mijė kilometra katrorė, duke pėrbėrė 30% tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme tė tė gjithė rajonit autonom.

Vitet e fundit Tibeti ka investuar 50 milionė juanė pėr sistemimin e ujėrave dhe tė gazrave tė pėrdorur, tė nxjerrė nga fabrika e birrės e Lhasas, nga centrali elektrik Yanbajin, nga fabrika e lėkurės e Lhasas, nga spitali popullor i rajonit autonom, nga fabrika e ēimentos dhe nga fabrika farmaceutike e rajonit autonom. Nė vitin 2004 u mbyllėn 8 miniera me efektivitet tė ulėt prodhimi.

Qė kur filluan punimet pėr ndėrtimin e hekurudhės Ēinhai-Tibet, sektorėt e ndėrtimit kanė nėnshkruar ēdo vit marrėveshje pėr mbrojtjen e mjedisit me sektorėt pėrkatės tė Tibetit dhe tė provincės Ēinhai dhe i konsiderojnė burimet e tre lumenjve, si Jance, Lumi i Verdhė dhe Lumi Lanchuajian, si aspektet kryesore tė punės pėr mbrojtjen e mjedisit. Gjatė punimeve janė ndėrtuar mė shumė ura nė vend tė tuneleve dhe tė rrugėve, duke mbrojtur nė mėnyrė efikase tokat e lagėta, lumenjtė dhe liqenet e rrafshnaltės.

Tibeti ka pėrshpejtuar edhe vėnien nė jetė tė strategjisė sė zėvendėsimit energjetike, ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr shfrytėzimin e energjisė ujore, tė energjisė sė diellit dhe tė energjisė sė erės, pėr tė pakėsuar shpenzimin e drurėve tė zjarrit. Deri tani nė gjithė Rajonin Autonom tė Tibetit janė ndėrtuar mbi 300 centrale tė vogla elektrike dhe ėshtė zgjidhur problemi i mungesės sė energjisė elektrike pėr 500 mijė fshatarė e blegtorė tibetianė. Deri nė vitin 2004 kanė filluar punimet pėr ndėrtimin e 138 hidrocentraleve tė vogla nė Tibet dhe 61 prej tyre janė ndėrtuar e janė vėnė nė shfrytėzim. (Zhang)