v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-09-15 18:06:34    
Kina po merr masa mė tė prsosura pėr tė ndihmuar studentėt e varfėr

cri
Duke hyrė nė shtator, studentėt e rinj kinezė filluan tė regjistrohen nė shkollė. Kėtė vit nė Kinė do tė ketė 4 milionė studentė tė rinj qė do tė regjistrohen nė shkolla tė larta. Gjatė itervistės gazetarėt mėsuan se qeveria kineze dhe shkollat e larta po marrin masat mė tė pėrsosura, pėr t'i ndihmuar studentėt me kushte tė vėshtira ekonomike pėr kryerjen e studimeve universitare.

Tani shkollimi i lartė nė Kinė nuk ėshtė arsim i detyrueshėm. Njė student duhet tė dorėzojė ēdo vit rreth 6 mijė yuanė pėr shpenzimet e shkollimit, pastaj plus shpenzimet konviktore dhe ato tė jetesės etj., shpenzimet e njė studenti pėr njė vit do tė arrijnė nė afro 10 mijė yuanė. Kėto shpenzime mund t'i pėrballojnė familjet qė kanė kushte tė mira ekonomike, kurse ato familje me kushte tė vėshtira ekonomike, sidomos familjet fshatare tė disa zonave tė varfra nuk mund t'i pėrballojnė dot.

Liu Yu nga fshati i provincės Anhui u pranua nga Universiteti Jiaotong i Pekinit. Pasi mori njoftimin e Universitetit pėr regjistrim, ajo ishte e gėzuar dhe njėkohėsisht e shqetėsuar, sepse familja e saj ka kushte shumė tė vėshtira ekonomike, katėr fėmijė po studiojnė nė shkollė dhe nuk ka para tė mjafta pėr shpenzimet e saj nė shkollė tė lartė.

Krahas marrjes sė njoftimit tė shkollės pėr regjistrim nė Universitet, Liu Yu u njoftua se mund tė zgjidhet problemi i shpenzimeve nėpėrmjet marrjes sė kredisė shtetėrore pėr ndihmė tė studentėve.

Ajo tha: "Kur shkova nė Universitet dhe i tregova pedagogut se nuk kam para pėr tė paguar shpenzimet e shkollimit, ai mė la tė kaloja nė 'kanalin e gjelbėr', domethėnė tė regjistrohem nė shkollė dhe pastaj t'i paraqes kėrkesėn sektorit pėrkatės pėr tė mė dhėnė kredinė shtetėrore pėr tė zgjidhur problemin e shpenzimeve tė shkollimit."

Liu Yu tha se "kanali i gjelbėr" ėshtė njė mėnyrė e posaēme e shkollės pėr regjistrimin e studentėve tė varfėr nė shkollė. Studentėt me kushte tė vėshtira ekonomike do tė regjistrohen nė shkollė dhe do tė vendosen nė konvikte pa i dorėzuar paraprakisht shpenzimet e shkollės dhe shpenzimet e konviktit.

Pastaj Liu Yu filloi tė paraqesė kėrkesėn e marrjes sė kredisė shtetėrore nė ndihmė tė studimeve me njė shumė prej 6 mijė yuanėsh pėr ēdo vit. Me kėto para mund tė zgjidhet nė pėrgjithėsi problemi i shpenzimeve tė shkollimit tė Liu Yusė, por studentėt me kushte tė vėshtira ekonomike, siē ėshtė ajo, mund t'i paraqesin kėrkesė edhe shkollės pėr t'u dhėnė  punė jashtė orarit tė mėsimeve brenda shkollės, si nė mencė, restorant ose supermarketet e shkollės. Me paratė e fituara prej tyre nga puna jashtė orarit tė mėsimeve, ata mund tė paguajnė shpenzimet pėr jetėn e pėrditshme dhe pėr banimin nė konvikt. Pėrveē kėtyre qeveria u jep studentėve me kushte tė vėshtira ekonomike edhe njė subvencion jetėsor prej 150 yuanėsh nė ēdo muaj. Sigurisht rruga mė e mirė pėr Liu Yu do tė jetė sigurimi i notave tė mira gjatė studimeve e provimeve nė shkollė nė mėnyrė qė tė fitojė edhe bursa tė ndryshme tė shtetit dhe tė shkollės.

Sipas tė dhėnave statistikore, deri tani numri i studentėve nė shkollat e Kinės ėshtė 13 milionė e 500 mijė, ndėr ta studentė nga familje tė varfra siē ėshtė Liu Yu, janė rreth 2 milionė e 600 mijė, duke zėnė 19% tė tyre. Pėr t'i ndihmuar ata nė kryerjen normale tė studimeve, qeveria kineze dhe shkollat e larta kanė marrė shumė masa, si dhėnia e kredive shtetėrore, dhėnia e bursave tė shtetit, ose zėnia me punė pėr t'i  ndihmuar ata e pakėsimi a heqja e shpenzimeve tė shkollimit, si dhe dhėnia e subvencioneve pėr ta etj.

Qysh nga viti i kaluar sektorėt pėrkatės tė Kinės i kanė kaluar bursat shtetėrore qė ishin vetėm pėr studentėt me nota tė mira, edhe nė bursa tė ndihmės kryesisht pėr studentėt me kushte tė vėshtira ekonomike, duke ngritur shumėn e bursave nė njė miliard yuanė nga 200 milionė yuanė qė ishte. ( Daming )