|
Ditėt e fundit, asistent- profesorja e kimisė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės tė Universitetit tė Tiranės Vera Lazo, e shoqėruar nga funksionari i Shoqatės sė Miqėsisė sė Popullit Kinez pėr Marrėdhėniet me Botėn e Jashtme Uang Rongkė erdhėn pėr vizitė nė Radion e Jashtme tė Kinės. Ata dhanė pėrkatėsisht edhe intervista pėr korrespondentėt e kėsaj redaksie. Para disa ditėsh ju kemi paraqitur intervistėn e Vera Lazo-s. Nė programin e sotėm, do t'ju paraqes intervistėn e shqipfolėsit Uang Rongkė.
Zoti Uang foli nė radhė tė parė pėr studimet e tij nė Shqipėri.
"Nga viti 1973 deri nė vitin 1975 studioj nė Shqipėri, nė Universitetin e Tiranės. Nė atė kohė, marrėdhėniet kino-shqiptare ishin tė mira. Para vajtjes nė Shqipėri, ishim nė njė kurs qė varet nga Ushtria Ēlirimtare Popullore Kineze. Pas njė viti studimesh nė Kinė u ēuam drejtpėrdrejt nė Universitetin e Tiranės pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe"
Pasi u diplomova, nisa tė punoja nė kėtė ushtri. Ishim nė flotėn ajrore. Tani jo tė gjithė studentėt qė kanė studiuar nė Shqipėri vazhdojnė tė merren me punė qė lidhen me gjuhėn shqipe.
Sipas fjalėve tė tij, ka vetėm 2 veta qė po punojnė me gjuhėn shqipe. Njė nga ata, qė quhet Liu Liming, punon nė Ministrinė e Tregtisė tė Kinės dhe njė tjetėr, Ma Lihui qė punon nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme.
Tani zoti Uang punon nė Shoqatėn e Miqėsisė sė Popullit Kinez pėr Marrėdhėniet me Botėn e Jashtme, por e pėrdor rrallė gjuhėn shqipe. Ditėt e fundit, asistent- profesorja e kimisė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės tė Universitetit tė Tiranės Vera Lazo erdhi nė Pekin pėr tė marrė pjesė nė njė konferencė qė organizohej nga Akademia e Shkencave e Kinės dhe ai e shoqėroi personalisht pėr disa ditė.
Nė tė vėrtetė, edhe zoti Uang Rongke ka punuar nė Ambasadėn e Kinės nė Shqipėri dy herė. Hera e parė ishte nga viti 1996 deri nė vitin 1999 dhe hera tė dytė ishte nga viti 2000 deri nė vitin 2004. Gjatė mandatit tė dytė, ai e njihte Verėn Lazon. "Kėshtu qė e njoh shumė mirė Shqipėrinė, sidomos nė fushėn e marrėdhėnieve ekonomike midis Kinės dhe Shqipėrisė", tha zoti Uang.
"Vitet e fundit, marrėdhėniet midis dy vendeve janė normale dhe po pėrmirėsohen dita ditės. Ambasada e Kinės ka punuar shumė sidomos pėr kėtė gjė. Ka kontakte tė ngushta midis dy vendeve, tani ka kryesisht kontakte ekonomike. Nė vitin 2004 tregtia midis dy vendeve ėshtė shtuar dy fish."
Ai tha se shumica e tregtarėve shqiptarė janė sipėrmarrės tė ndėrmarrjeve private nė Shqipėri. Ata vijnė vazhdimisht nga Tirana nė Pekin dhe shkojnė edhe jashtė Pekinit, si nė Shangai, Guanzhou dhe Ningbo. Ka njė qytet qė quhet Yi Vu. Shumė tregtarė shqiptarė e dinė kėtė qytet tė njohur.
"Tani nuk ka shumė bashkėpunime ekonomike zyrtare midis dy vendeve. Ndėrsa di qė ka njė ndėrmarrje shtetėrore nga qyteti Tang Shan qė do tė investojė 100 milionė dollarė amerikanė nė veri tė Shqipėrisė pėr tė ndėrtuar njė fabrikė qė prodhon ēimento."
Sot, ka mė shumė kinezė qė ndodhen nė Tiranė pėr tregti ose studime. Kur e pyeta zotin Uang Rongkė pėr jetėn e tyre, ai tha:
"Nė Tiranė ka njė rrugė ku shiten mallra kineze qė quhet Qendra Kineze. Ajo nuk ėshtė larg nga Ambasada kineze. Afro 15 minuta me makinė. Atje ka mė shumė se 100 tregtarė kinezė".
Shkėmbimet midis dy vendeve pėrfshijnė edhe fushėn arsimore, tha zoti Uang:
"Tani disa studentė kinezė kanė mundėsi tė shkojnė nė Shqipėri pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe. Janė kryesisht nga Universiteti i Gjuhėve tė Huaja tė Pekinit. E di qė dy kanė qenė. Njė nga Radio e Jashtme e Kinės dhe njė tjetėr nga Ministria e Punėve tė Jashtme. Ata kryen specializimin aty."
Pasi mbaroi kjo intervistė, zoti Uang Rongkė pėrgėzoi edhe punėn e redaksisė sonė. Ai shprehu mendimin se me pėrpjekje tė mėtejshme, miqėsia midis dy vendeve me siguri do tė pėrmirėsohet.
Tė dashur dėgjues, sapo ju folėm pėr shqipfolėsin, Uang Rongkė". Mirudėgjofshim! (U Sen)
|