v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-09-08 20:15:50    
Mjekimi i sėmundjeve dimėrore nė verė i mjekėsisė tradicionale kineze

cri
Mjekimi i sėmundjeve dimėrore nė verė ėshtė njė metodė shumė karakteristike e mjekėsisė tradicionale kineze. Kjo metodė do tė thotė se disa sėmundje qė shfaqen ose keqėsohen nė dimėr, pėrmirėsohen nė verė, kėshtu qė po tė bėhen disa mjekime tė pėrshtatshme nė verė, mund tė parandalohet rishfaqja e sėmundjeve nė dimėr dhe tė lehtėsohen simptomat e tyre. Prandaj nė verė, nė tė gjitha spitalet e mjekėsisė tradicionale kineze bėhen mjekimet e sėmundjeve dimėrore.

Atėherė nė ē'teori bazohet ky mjekim, a ka efekt tė mirė ai ?

Mjekimi i sėmundjeve dimėrore nė verė bazohet nė teorinė e mjekėsisė tradicionale kineze se nė trupin e njeriut ka dy energji, energjia Yin dhe energjia Yang, kur kėto dy energji janė tė parapeshuara, njeriu ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Nė verė energjia Yang ėshtė shumė e fortė, kurse nė dimėr ėshtė shumė e fortė energjia Yin, disa sėmundje qė shfaqen nė dimėr dhe pėrmirėsohen nė verė shkaktohen nga energjia e tepėrt Yin. Nė kohėn e favorshme tė verės kur nė trupin e njeriut gjendet energjia e fortė Yang, rregullohet me barna ekuilibri midis energjive Yin dhe Yang dhe njeriu do tė ketė pėrsėri gjendje tė mirė shėndetėsore. Pėrveē kėtyre, nė verė bėn vapė, njerėzit djersitin mė shumė dhe pikat nervore tė trupit janė mė tė ndjeshme. Po tė bėhet mjekimi nė kėtė kohė me barna tradicionale kineze ose me akupunkturė, ka efekt mė tė mirė. Mjeku Li Guoqin, shef i pavijonit tė frymėmarrjes tė spitalit tė mjekėsisė tradicionale kineze Guang Anmen tha:

"Mjekimi i sėmundjeve dimėrore nė verė mund tė ngrejė imunitetin e njeriut. Pas mjekimit tė kėtyre sėmundjeve nė verė, rishfaqja e tyre nė dimėr mund tė pakėsohet 80% nė pėrgjithėsi."

Mjekimi i sėmundjeve dimėrore duhet tė bėhet nė kohėn mė tė nxehtė tė vitit, domethėnė nė korrik dhe gusht. Gjatė kėsaj periudhe duhen bėrė 3 herė mjekime dhe kėshtu vazhdon pėr 3 vjet si njė kurė. Gjatė mjekimit tė sėmundjeve dimėrore zbatohen metoda tė ndryshme sipas gjendjes sė sėmundjes, si lyerja me pomadė tė pėrgatitur nga barna tradicionale kineze, akupunktura dhe pirja e barnave. Sigurisht jo tė gjitha sėmundjet qė shfaqen nė dimėr mund tė mjekohen nė verė. Tani pėr tani mund tė mjekohen astma, artriti, morthi, rrufa etj. dhe janė arritur efekte tė dukshme dhe tė qėndrueshme. Po marrim mjekimin e astmės nė verė.

Astma ėshtė njė sėmundje kronike e bronkeve, kur pacienti pėson ngacmime tė jashtme ose ka grip, rrugėt e frymėmarrjes preken nga inflamacioni, enjten dhe ngushtohen, dhe si pasojė pacienti mezi merr frymė. Zoti Du Keshen mbi 40 vjeēar qė vuan nga astma i tha korrespondentit:

"Dikur, sa herė mė zinte gripi, mezi merrja frymė, barku mė fryhej, mė dukej sikur kisha diēka nė grykė, sikur isha nė gjendje agonie."

Astma mjekohet nė verė me vėnien e pomadės sė pėrgatitur me barna tradicionale kineze nė 6 pikat nervore nė shpinėn e pacientit. Pasi vihet pomadė, kėto pika skuqen ose enjten te disa pacientė, kurse pacientėt e tjerė kanė kruarje, kėto janė reagime normale. Ēdo herė pomada duhet tė qėndrojė 3 deri 10 orė nė trup. Gjatė periudhės qė i vihet pomadė pacientit, ndalohet ngrėnia e produkteve ujore, pijeve tė ftohta, ushqimeve djegėse, dhjamit etj.

Z. Du Keshen ka bėrė njė kurė dhe astma e tij ėshtė pėrmirėsuar mjaft. Ai tha:

"Pas pėrdorimit tė kėsaj pomade, e ndiej mirė veten. Nė tė kaluarėn kur vrapoja 10, 20 metra, mezi merrja frymė. Tani jam mė mirė, bile mund tė bėj disa punė tė rėnda dhe merrem me ushtrime sportive, me njė fjalė jam normal."

Njė pikė qė duhet shpjeguar nė mėnyrė tė veēantė ėshtė se pomadat pėr mjekimin e astmės janė tė ndryshme, sepse sipas mjekėsisė tradicionale kineze, ka disa lloje astmash, dhe recetat e ndryshme mjekojnė lloje tė ndryshme tė astmės, elementet e ndryshme tė pomadave duhet tė pėrgatiten nga mjekėt me pėrvojė tė mjekėsisė tradicionale kineze sipas gjendjes konkrete tė pacientėve. Mjeku Tu Jinven i spitalit tė mjekėsisė tradicionale kineze tė provincės Hubei tha:

"Pacientėt qė vuajnė nga astma janė nė gjendje tė ndryshme shėndetėsore, kanė simptoma tė ndryshme, shkaqe tė ndryshme tė sėmundjes dhe organet e tyre tė brendshme janė dėmtuar nė shkallė tė ndryshme, nuk mund tė mjekohen me tė njėjtėn lloj pomade."

Janė arritur efekte tė dukshme jo vetėm nė mjekimin e astmės, por edhe nė mjekimin e artritit, morthit, rrufės etj. Gjatė mjekimit tė kėtyre sėmundjeve zbatohen metoda tė ndryshme nga mjekimi i astmės, por teoria ėshtė e njėjtė.

Siē mėsohet, shumė specialistė tė mjekėsisė dhe farmaceutikės tradicionale kineze, duke kombinuar njohuritė e mjekėsisė moderne, bėjnė studime dhe kėrkime tė pandėrprera, nė mėnyrė qė tė zgjerohen pėrmasat e mjekimit tė sėmundjeve dimėrore nė verė dhe tė shtohet efekti i mjekimit. Jemi tė bindur se nė njė tė ardhme jo tė largėt, kjo metodė e mjekimit tradicional kinez do t'u shėrbejė mė shumė pacientėve. (Pina)