|
2. Kursi bazė dhe pėrpjekjet e qeverisė kineze pėr zgjidhjen e problemit tė Tajvanit
Tė dashur dėgjues, mirėsevini nė konkursin e njohurive: "Tajvani-ishulli margaritar i Kinės". Nė emisionin e kaluar, ju folėm pėr faktin historik, qė ishulli i Tajvanit ėshtė njė pjesė e territorit tė Kinės dhe pėr prejardhjen e problemit tė Tajvanit. Nė emisionin e sotėm, do t'ju flasim pėr kursin bazė tė qeverisė kineze pėr zgjidhjen e problemit tė Tajvanit, dhe do t'ju tregojmė se ēfarė pėrpjekjesh ka bėrė qeveria kineze pėr zgjidhjen e problemit tė Tajvanit dhe pėr realizimin e ribashkimit shtetėror?
Tė dashur dėgjues, po dėgjoni njė fragment nga fjalimi, i mbajtur posaēėrisht nė mars tė kėtij nga kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao pėr zgjidhjen e problemit tė Tajvanit. Nė kėtė fjalim ai tha se " ne pėrshėndesim pėrpjekjet qė ka bėrė ēdo njeri, ēdo parti politike e Tajvanit drejt parimit pėr njė Kinė. Ne dėshirojmė tė bisedojmė me ta lidhur me zhvillimin e marrėdhėnieve midis dy brigjeve dhe nxitjen e ribashkimit paqėsor, po tė njihet parimi i njė Kine, pavarėsisht se ēfarė kanė thėnė dhe ēfarė kanė bėrė ata nė tė kaluarėn".
Qysh nga shpallja, nė vitin 1949, e Republikės Popullore tė Kinės, qeveria kineze nuk heq dorė nga pėrpjekjet pėr ribashkimin e plotė shtetėror. Kursi bazė i qeverisė kineze pėr zgjidhjen e problemit tė Tajvanit ėshtė "paqja e ribashkimi" dhe "njė shtet me dy sisteme". Pėrmbajtja thelbėsore e kėtij kursi ėshtė realizimi i ribashkimit midis dy brigjeve nėpėrmjet bisedimeve paqėsore. Pas ribashkimit, korpusi kryesor i shtetit do tė jetė pikėrisht pjesa kontinentale e Kinės, qė do tė vazhdojė sistemin socialist, ndėrsa Tajvani do tė ruajė sistemin e tanishėm kapitalist.
Gjatė shumė vjetėve, qeveria kineze ka nxitur aktivisht zhvillimin e marrėdhėnieve midis dy brigjeve. Me pėrpjekjet e pėrbashkėta tė tė dy brigjeve tė ngushticės, nė fund tė viteve 80 tė shekullit tė kaluar, gjendja e shkėputjes 40 vjeēare midis dy brigjeve ndryshoi. Shkėmbimet ekonomike e kulturore dhe lidhjet e kontaktet e personave midis tyre kanė pasur njė zhvillim tė konsiderueshėm. Sipas tė dhėnave statistikore, gjatė mė shumė se 10 vjetėve, vėllimi i tregtisė midis dy brigjeve arriti nė mbi 400 miliardė dollarė amerikanė, ndėr tė cilėt suficiti i palės sė Tajvanit arriti nė 300 miliardė dollarė amerikanė. Pala e pjesės kontinentale tė Kinės u ka krijuar aktivisht kushte bashkatdhetarėve tajvanezė pėr vizita te tė afėrmit, pėr turizėm dhe pėr biznes nė pjesėn kontinentale tė Kinės. Tani, 100 mijė banorė tajvanezė punojnė, mėsojnė dhe banojnė nė pjesėn kontinentale tė Kinės. Pėr tė siguruar tė drejtat dhe interesat e banorėve tajvanezė kėtu, institucionet legjislative tė Kinės dhe qeveria qendrore, si dhe administratat vendėse kanė hartuar njė sėrė ligjesh dhe rregulloresh dhe i kanė vėnė kėto nė praktikė. Njėkohėsisht, qeveria kineze ka bėrė pėrpjekje edhe pėr nxitjen e zhvillimit tė dialogut politik midis dy brigjeve.
Pėr kundėr kėtyre, pala tajvaneze ka krijuar shumė pengesa pėr vizitat e tė afėrmve, pėr ekskursionet dhe pėr udhėtimet e biznesit tė banorėve tė pjesės kontinentale tė Kinės nė Tajvan, duke penguar shkėmbimet e mėtejshme tė bashkatdhetarėve midis dy brigjeve. Sidomos gjatė disa vjetėve tė fundit, krahas humbjes sė tė drejtės pėr drejtim suprem tė Partisė Guomidanase tė Kinės nė Tajvan, veprimet e forcave separatiste nė Tajvan janė ashpėrsuar pandėrprerė. Autoritetet tajvaneze kanė zbatuar me forcė tė madhe politikėn pėr "pavarėsinė e Tajvanit", qė ka pėr qėllim shkėputjen e Tajvanit nga Kina dhe nuk pohojnė faktin, qė Tajvani ėshtė njė pjesė e Kinės, duke shkaktuar gjendjen e tensionit nė marrėdhėniet midis dy brigjeve.
|