Na ishte njė herė njė shkollar i quajtur "zoti Dong Guo", i cili i lexonte librat verbėrisht dhe, si pasojė, ishte bėrė pedant i madh. Njė ditė, zoti Dong Guo, me gomarin e tij tė ngarkuar me njė qese librash, u nis pėr nė shtetin Zhongshan pėr tė kėrkuar punė. Papritur, njė ujk i plagosur i doli pėrballė dhe iu lut: "Ju lutem, mė ndihmoni, se mė ndjek njė gjuetar. Mė qėlloi dhe mezi ika. Ju lutem mė fshihni nė qesen tuaj dhe unė do t'ju jem mirėnjohės pėr gjithė jetėn." Zoti Dong Guo e dinte se ujku ėshtė njė lloj kafshe e egėr dhe e dėmshme, por i vinte keq duke parė se ujku ishte i plagosur dhe i tha: " Do tė gjej njė mėnyrė qė tė tė shpėtoj." I tha ujkut tė mblidhte tė katėr kėmbėt, pastaj e lidhi me litar trupin e ujkut, qė tė mblidhjej sa mė shumė dhe e futi nė qesen ku kishte futur shumė libra.
Pas pak, erdhi gjuetari i hipur mbi kalė. Meqė nuk po gjente gjurmėt e ujkut, pyeti zotin Dong Guo: "Ju lutem, a keni parė njė ujk? E dini se ku shkoi?" "Jo, nuk e kam parė. Rruga kėtu ndahet nė disa shtigje dhe ndoshta ujku ka shkuar nė njė shteg tjetėr", iu pėrgjigj zoti Dong Guo. Gjuetari i besoi fjalėt e zotit Dong Guo dhe ndoqi rrugėn nė njė drejtim tjetėr. Ujku, qė ishte fshehur nė qesen e librave, dėgjoi qė gjuetari u largua dhe thirri: "Ju lutem, mė lini tė dal nga qesja qė tė iki e tė shpėtoj kohėn." Zoti Dong Guo besoi fjalėt e bukura tė ujkut dhe e la tė dilte nga qesja. Ai nuk e priste qė ujku ulėrinte dhe thoshte: "Meqė ju bėtė njė punė tė mirė duke mė shpėtuar jetėn, vazhdoni mė tej dhe mė lejoni tė ha mishin tuaj, se jam shumė i uritur." Pastaj hapi gojėn, duke treguar dhėmbėt e tij tė gjatė, shtriu kthetrat e tij tė forta dhe iu vėrsul zotit Dong Guo.
Zoti Dong Guo filloi tė pėrleshej me ujkun dhe thėrriste pandėrprerė "Qenke kafshė e pabesė!" Nė atė moment kritik, erdhi njė fshatar me njė shatė nė sup, qė po shkonte nė arė. Zoti Dong Guo e ndaloi atė dhe filloi t'i tregonte se si ishte puna dhe iu lut tė gjykonte se kush kishte tė drejtė . Por ujku e mohonte faktin se zoti Dong Guo e kishte shpėtuar atė. Fshatari mendoi njė herė dhe i tha: "Unė nuk i besoj fjalėt e tė dyve. Shikoni se sa e vogėl ėshtė kjo qese dhe si mund tė nxėrė njė ujk kaq tė madh? " Fshatari iu drejtua ujkut dhe tha: "Hajde provoje edhe njė herė, qė tė shoh me sytė e mi dhe atėherė do ta besoj." Ujku ra dakord, u shtri pėrdhe, mblodhi katėr kėmbėt, u struk si njė sferė dhe i tha zotit Dong Guo ta lidhte prapė me litar dhe ta fuste atė nė qese si herėn e parė. Zoti Dong Guo bėri ashtu siē i kėrkoi ujku. Pasi ujku u fut nė qese, fshatari e lidhi fort grykėn e qeses, qė tė mos dilte mė, ktheu kokėn nga zoti Dong Guo dhe tha: "Njė egėrsirė e tillė rrėzikon njerėzimin dhe nuk do ta ndryshojė kurrė natyrėn e vet. Ju u treguat shumė naiv duke e shpėtuar atė." Pastaj ngriti shatėn dhe e goditi ujkun, derisa dha shpirt.
(Zheng)
|