|
Gjatė lulėzimit tė bazave tė vjetra industriale tė Kinės veri-lindore, ideja se ekonomia nuk mund tė zhvillohet me shkatėrrimin e burimeve tė kufizuara po bėhet gradualisht njė mendim i pėrbashkėt i gjithėnjė e mė shumė kuadrove dhe banorėve tė zonės sė Kinės veri-lindore. Ekonomia qarkulluese ka treguar forcė tė madhe jetėdhėnėse nė zhvillimin e kėtyre bazave industriale, duke i nxitur ato tė ecin nė rrugėn e mbrojtjes sė mjedisit.
3 provincat e Kinės veri-lindore Liaonin, Jilin dhe Heilonjian janė quajtur "djep i industrisė sė Kinės sė re". Kur kėto 3 provinca ishin forca lėvizėse nė industrializimin e Kinės sė re, u ndot seriozisht atmosfera, uji dhe mjedisi ekologjik i tyre. Gjatė zhvillimit tė bazave tė vjetra industriale, shumė ndėrmarrje tė zonės sė Kinės veri-lindore kuptuan gradualisht dėmet e mėdha qė sjell modeli tradicional i zhvillimit ekonomik "burimet ? produktet ? mbeturinat" dhe filluan tė kalojnė nė modelin e ri tė zhvillimit tė ekonomisė qarkulluese "burimet ? produktet ? burimet".
Disa vjet mė parė, Shoqėria me pėrgjegjėsi tė kufizuar e alkoolit Huanzhun nė Zhaodong tė provincės Heilongjiang shkarkoi ujėra tė papastra gjatė prodhimit dhe ndoti rėndė lumin Zhaolan, kėshtu ndėrmarrja u detyrua tė paguante njė shumė jo tė vogėl si gjobė. Sot kjo ndėrmarrje ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr trajtimin e ujėrave tė papastra, pas filtrimit kėto uėjra pėrdoren pėrsėri, kėshtu kjo ndėrmarrje jo vetėm doli nga gjendja e vėshtirė e ndotjes sė tė tjerėve me ujėra tė papastra, por ka prodhuar edhe ujė tė pastėr qė mund tė pėrdoret pėrsėri. Nė kėtė mėnyrė ndėrmarrja ka kursyer nė vit 6 milionė tonė ujė dhe 100 mijė tonė qymyrgur, duke shtuar 9 milionė juanė fitime tė tjera.
Shoqėria metalurgjike Tonghua e provincės Jilin, duke u nisur nga mendimi i ekonomisė qarkulluese "pėrdorimi minimal i burimeve, shfrytėzimi maksimal i tyre dhe pakėsimi i mbeturinave", ka zgjedhur, pėrpunuar dhe shfrytėzuar mbeturinat me pėrmbajtje gize dhe i ka kthyer nė prodhim nė mėnyrė qarkulluese, duke pėrfituar kėshtu 14 milionė juanė nė vit. Drejtuesi i kėsaj shoqėrie i tha gazetarit se planifikimi i pėrgjithshėm i mundėsive ekologjike dhe tė mjedisit ėshtė kusht paraprak i zhvillimit tė njė ndėrmarrjeje. Shfrytėzimi i mbeturinave industriale si njė pikė e re e rritjes ekonomike do ta bėjė ndėrmarrjen tė zhvillohet nė mėnyrė tė vazhdueshme.
Gjatė nxjerrjes sė naftės del shumė ujė i ndotur, dhe pas nxjerrjes sė naftės duhet bėrė mbushja me ujė tė pastėr pėr tė ruajtur presionin stratigrafik. Mė se 10 vjet mė parė, nė fushėn e naftės tė Daēinit shkarkohej gjithmonė ujė i ndotur dhe blihej ujė i pastėr pėr tė bėrė mbushjen. Sot kėtu janė ndėrtuar shumė fabrika pėr trajtimin e ujėrave tė papastra, tė cilat futen pėrsėri nėn tokė. Kėshtu janė kursyer burimet ujore, ėshtė evituar ndotja e mjedisit dhe janė kursyer shumė fonde. Daēinasit qė kanė pėrfituar nga shfrytėzimi qarkullues i ujėrave, e kanė drejtuar vėmendjen nga shfrytėzimi kompleks i burimeve petrokimike me vlerėn mė tė madhe. Nė kėto rrethana ėshtė ngritur zona industriale ekologjike e Daēinit.
Sot, mbeturinat e qymyrit qė konsideroheshin pėr njė kohė tė gjatė si barrė e rėndė ekologjike, janė bėrė lėndė tė para tė pazėvendėsueshme pėr zhvillimin e industrisė elektrike nė qytetin e Fusinit. Nė korrik, gazetari mėsoi nė kėtė qytet se pas pėrurimit vitin e ardhshėm tė punimeve tė fazės sė 2-tė tė termocentralit tė mbeturinave tė qymyrit nė Fusin, do tė konsumohen nė vit 1 milion e 200 mijė tonė kėto mbeturina. Edhe nė qytete tė tjera qymyrgurore tė Kinės veri-lindore si Fushun, Shuanyashan, Qitaihe etj. po planifikohet pėr shfrytėzimi i kėtyre mbeturinave, kėshtu qė malet e pafunda tė mbeturinave tė qymyrit nė kėto qytete do tė bėhen lėndė tė para tė ēmueshme.
Tani mbi 600 ndėrmarrje qė shkarkojnė ndotje tė madhe tė provincės Liaonin kanė kaluar kontrollin higjienik dhe janė krijuar 20 ndėrmarrje qė nuk shkarkojnė ujė tė papastėr. Prodhimi i pastėr ėshtė bėrė diēka e pandalshme. Nga viti 2000 deri nė vitin 2005, sasia mesatare vjetore e kursimit tė energjisė nė provincėn e Liaoninit e kaloi shifrėn 4%, u kursyen 250 milionė metra kub ujė, pėrqindja e ripėrdorimit tė ujit nė degėt industriale u ngrit nė 88% nga 69% qė ishte.
Nėnkryetari i Komitetit Ekonomik tė provincės Liaonin z. Yan Xi Huai tha se ekonomia qarkulluese ėshtė njė rrugė e rėndėsishme pėr vėnien nė zbatim tė strategjisė sė zhvillimit tė vazhdueshėm dhe pėr realizimin e zhvillimit pėrpjesėtimor ekonomik, shoqėror dhe tė mbrojtjes sė mjedisit. Vetėm duke zbatuar masat e zhvillimit tė ekonomisė qarkulluese dhe duke krijuar njė gjendje tė re tė ekonomisė qarkulluese nė degė tė ndryshme industriale, do tė mund tė realizohet zhvillimi me ritme tė shpejta i bazave tė vjetra industriale.
Tani nė 25 fabrika tė provincės Liaonin pėr trajtimin e ujėrave tė papastra, pėrpunohen nė ditė mbi 40 tonė ujėra tė papastra, nė 10 nga kėto 25 fabrika ėshtė instaluar sistemi i pėrdorimit tė kėtyre ujėrave tė trajtuara, tė cilat pėrdoren nė industri, nė ujitjen e pemėve dhe luleve etj. Nė qytetin bregdetar Dalien ėshtė pėrsosur sistemi i grumbullimit tė mbeturinave urbane.
Nė qytetin Shenyan do tė fillojnė punimet pėr ndėrtimin e centralit tė parė tė prodhimit tė energjisė me anė tė mbeturinave me njė vlerė 120 milionė juanė, i cili do tė furnizojė 100 mijė familje tė kėtij qyteti me energji elekrike. Edhe qyteti Chanchun nuk ka mbetur prapa, kryetari i Bashkisė sė kėtij qytetit z.Gu Yejing u shpreh se bashkia do tė vėrė tė gjitha focat pėr trajtimin e ujėrave tė pėrdorura, do tė ndėrtojė mė shumė fabrika tė trajtimit tė mbeturinave etj.
Tani 3 provincat e Kinės veri-lindore po krijojnė sistemin e grumbullimit tė materialeve tė dala jashtė pėrdorimit dhe tė mbeturinave, pėr tė ngritur pėrqindjen e shfrytėzimit tė burimeve tė pėrtėrira dhe pėr tė nxitur zhvillimin harmonik ekonomiko-shoqėror. (Pina)
|