v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-09-01 18:36:39    
Pėrshtypje tė paharrueshme nga Shqipėria(6): Profesor Emil Lafe(2)

cri

Tė dashur lexues, jam Damini, ju pėrshėndes pėrsėri. Do tė vazhdoj t'ju tregoj pėrshtypjet e mia tė paharrueshme nga Shqipėria. Sot vazhdoj t'ju flas pėr profesorin shqiptar, zotin Emil Lafe ( 2 ).

Profesor Emil Lafe mė tregoi se nė vitin 1960 i ishte caktuar si detyrė t'u jepte mėsime tė gjuhės shqipe studentėve tė huaj.

Ai tha: "Nė vitin 1960 mua mė ngarkuan tė bėja mėsime tė gjuhės shqipe me dy studentė rusė nga San Petėrburgu i sotėm (nga Leningradi ) dhe dy kinezė: Yin Changliang dhe Xu Yvehe. Ishin dy vajza dhe dy djem. Isha nė njė grup me kėta katėr studentė, ia kam kaluar shumė mirė."

Pastaj ai mė foli mė hollėsisht pėr pėrshtypjet e tij pėr dy studentėt kinezė. I kujtohej se ata kishin studiuar disa vjet nė fakultet pėr gjuhėn ruse nė Kinė dhe kishin ardhur nė Shqipėri pėr studimin e gjuhės shqipe, prandaj ata e kishin mė tė lehtė tė komunikonin nė fillim nė gjuhėn ruse pėr ato pikaku kishin vėshtirėsi. Kemi kaluar mirė me kėta tė dy. Nė veēanti ai mė foli pėr marrėdhėniet qė ka ruajtur me kėta dy studentė kinezė. Me Yin Changliang ai ka mbajtur korrespondencė edhe pas studimit tė tij nė fakultetin e Historisė e tė Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės. Nė vitet' 90 erdhi nė Shqipėri Yin Changliang pėr kualifikim profesional pėr disa muaj. Ai shoqėrohej me mua si shok, tha profesori Emil, nuk kishim vetėm marrėdhėnie si profesori me studentin, por kishim njė miqėsi si shokė, sepse atėherė isha shumė i ri nė moshė tė njėjtė me studentėt, pak e shumw isha sa mosha e tyre.

Kurse pėr zonjėn Xu Yvehe, profesor Emili mė tregoi disa ngjarje shumė interesante.

"Xu Yvehe mė ka dėrguar vazhdimisht kartolina pėr Vitin e Ri. Kur i shoqi ishte ambasadori i Kinės nė Kroaci, edhe ajo vajti atje pėr tė punuar. Njė ditė mua mė kishin dėrguar njė ftesė nga ambasada kineze, gjithashtu edhe gruaja ime e ndjerė kishte marrė njė ftesė, sepse ajo i ka dhėnė mėsime, ne do tė shkonim atje, sepse kishte ardhur Xu Yvehe, shqiptarėt i thoshin Siuēka. Para se i shoqi tė dilte nė pension dhe tė kthehej nė Kinė, ata tė dy erdhėn nė Shqipėri pėr t'u takuar me shokėt, shoqet dhe profesorėt. Kėshtu na mblodhėn tė gjithėve nė ambasadėn kineze dhe kaluam njė mbrėmje shumė tė kėndshme e tė bukur."

Profesor Emil Lafe mė tregoi se pasi u nda me Xu Yvehe, pas disa vjetėsh, i erdhi njė kartolinė dhe kartėvizitė e Xu Yvehes, qė ishte bėrė ambasadore nė Maqedoni. Me rastin e vajtjes nė Universitetin e Tetovės tek njė shok, tha profesor Emili, nė portofolin tim kisha kartėvizitėn e saj dhe u thashė kolegėve tė mi shqiptarė se do tė flisja me ambasadoren e Kinės nė Maqedoni nė telefon. Ata u habitėn: "Nė ē'gjuhė do tė flisni, ju s'dini as maqedonisht, as gjuhėn kineze." Por u thasha se "do tė flas shqip, se ajo di shqip". Ata u habitėn shumė, duke dėgjuar se njė ambasadore kineze nė Maqedoni fliste shqip me profesorin shqiptar. "Nga ana tjetėr e telefonit," mė tha profesor Emili, "Xu Yvehe ishte shumė e gėzuar, qeshte me tė madhe." Ajo i tregoi se ishte shumė e ngarkuar me pėrgatitjet pėr pritjen e delegacionit kinez nė Maqedoni, kėshtu ata e lanė qė tė takoheshin herėn tjetėr, kur tė shkoja nė Maqedoni.

Edhe kolegėt e mi shqiptarė u gėzuan dhe krenoheshin shumė qė ambasadorja e Kinės, njė shteti shumė tė madh, nė Maqedoni ishte njė albanologe, dinte shqip, dinte tė fliste e tė lexonte gazeta shqiptare. Ishte me tė vėrtetė njė kėnaqėsi e madhe pėr ta.

Profesor Emili mė foli edhe pėr profesoreshėn Xiao Guifeng, gjithashtu njė albanologe nė Universitetin e Gjuhėve tė Huaja tė Pekinit, qė shkoi nė Shqipėri pėr kualifikim, e cila i la pėrshtypje shumė tė mira. Ai tha:

"Ajo ndenji kėtu si njė studiuese shumė e pėrkushtuar, shumė e zellshme dhe shumė e pėrgatitur."

Profesor Emil Lafe duke qenė kryeredaktori i revistės shqipe: "Gjuha jonė", qė boton Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, ka pasur njė ide qė tė hapė njė rubrikė: "Gjuha shqipe nė botė", ku tė shkruhet se si ėshtė mėsuar dhe mėsohet gjuha shqipe nė vende tė ndryshme tė botės. Gjėja mė interesante ėshtė se kjo nisi me gjuhėn shqipe nė Kinė. Shkrimi i parė, qė ia ka kėrkuar shokut tim Yin Changlinag, mban titullin: "Gjuha shqipe nė Kinė". Profesor Emil Lafe ėshtė interesuar edhe pėr zhvillimet e fundit tė gjuhės shqipe nė Kinė.

Duket shumė qartė se profesor Emil Lafe ėshtė jo vetėm njė studiues i madh, por edhe njė mik i ngushtė i kinezėve, tė cilėt e respektojnė shumė. Edhe unė e respektoj atė dhe nėpėrmjet kėtij artikulli, i dėrgoj pėrshėndetjet e mia tė ngrohta.

Tė dashur lexues, ju fola pėr pėrshtypjet e mia tė paharrueshme nga Shqipėria, pėr profesorin shqiptar Emil Lafe. ( Daming )