v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-08-30 20:44:06    
"Industria kineze e prodhimit tė televizorėve dixhitalė ėshtė krijuar pa u ndier".

cri

 dėgjoni

Ditėt e fundit, funksionari i Drejtorisė sė pėrgjithshme shtetėrore tė radios dhe tė televizionit tė Kinės shpalli nė Pekin se deri nė vitin 2015, Kina do tė realizojė kalimin nga televizori i imituar nė televizorin dixhital. Kjo tregon se shumica dėrrmuese e sasisė sė tanishme prej mbi 400 milionė televizorėsh do tė zėvendėsohen nga televizori i ri dixhital. Sipas njoftimeve, krahas procesit tė dixhitalizimit tė radios dhe tė televizionit nė Kinė, njė industri e re dhe e madhe e prodhimit tė televizorit dixhital po krijohet pa u ndier nė vend.

Zoti Sun Zhi banon nė qytetin Hangzhou tė Kinės lindore. Interesi mė i madh i tij pas punės ėshtė ndjekja e programeve televizive. Familja e tij ka njė televizor dixhital. Ai tha se ky televizor jo vetėm ka dhėnė shumė programe tė shkėlqyera, por edhe ka shumė funksione tė tjera.

Nėpėrmjet televizorit dixhital mund tė zgjidhen programet televizive, tė blihen mallrat etj. Nė fakt, televizori dixhital ėshtė brezi i tretė i televizorėve pas televizorit bardhė e zi dhe televizorit me ngjyra. Gjithė procesi i trajtimit tė sinjalit tė televizorit, si xhirimi, redaktimi, pėrgatitja, transmetimi etj, kryhet me teknologjinė dixhitale. Tani, Kina ka realizuar nė pėrgjithėsi dixhitalizimin nė regjistrimin, pėrgatitjen dhe transmetimin e programeve televizive.

Pėr tė nxitur zhvillimin e industrisė sė prodhimit tė televizorit dixhital nė Kinė, qeveria kineze ka pėrcaktuar afatin kalimtar drejt televizorit dixhital. Zv/drejtori i degės tekniko-shkencore pranė Drejtorisė sė pėrgjithshme shtetėrore tė radios dhe televizionit tė Kinės z. Wang Lian tha se deri nė vitin 2015, Kina ka planifikuar tė ndalojė transmetimin e televizorit tė imituar pėr tė realizuar nė mbarė vendin tonė dixhitalizimin e programeve tė radios dhe tė televizionit.

Gjatė kėtij procesi kalimtar drejt dixhitalizimit tė programeve televizive, ne kemi vendosur tė realizojmė zhvillimin e dixhitalizimit nė 4 faza nė krahinat lindore, qendrore dhe perėndimore tė Kinės dhe pėrpiqemi tė kryejmė nė vitin 2015 kalimin nga televizori i imituar nė televizorin dixhital.

Sipas tė dhėnave statistikore, tani nė gjithė Kinėn ka 400 milionė televizorė. Nė rrethana tė tilla, pėrsa u pėrket tregtarėve tė fabrikave tė prodhimit tė televizorėve, dixhitalizimi i televizorit ėshtė me tė vėrtetė njė rast shumė i mirė. Pėr tė zėnė tregun e ardhshėm tė televizorit dixhital, shumė ndėrmarrje tė prodhimit tė televizorit me ngjyra kanė punuar pėr shfrytėzimin dhe studimin e prodhimit tė televizorit dixhital. Zv/drejtori i Shoqėrisė me pėrgjegjėsi tė kufizuar tė shitjes sė pajisjeve elektro-shtėpiake TCL z. Luo Qiulin tha se kjo shoqėri i kushton vėmendje shumė tė madhe gjendjes sė zhvillimit tė industrisė sė prodhimit tė televizorit dixhitar dhe ka hartuar njė strategji tė hollėsishme tė investimeve dhe tė zhvillimit.

Shoqėria TCL do tė punojė pėr studimin dhe zhvillimin e produkteve tė televizorit dixhital nė bazė tė plotėsimit tė interesave tė konsumatorėve dhe do tė krijojė sė bashku me tregtarėt e rrjetit tė televizorit dixhital dhe tė qarqeve tė biznesit njė platformė tė televizorit dixhital pėr tė krijuar njė fushė tė re tė pėrfitimeve tė pėrbashkėta.

Sipas njoftimeve, deri nė vitin 2008, kjo shoqėri do tė investojė 1 miliardė juanė nė studimin, prodhimin dhe nė shitjen e televizorit dixhital.

Jo vetėm tregtarėt e fabrikave tė ndryshme tė prodhimit tė televizorit me ngjyra e konsiderojnė zhvillimin e industrisė sė prodhimit tė televizorit dixhital si njė shans shumė tė madh tregtar, por edhe disa administrata vendėse tė Kinės e ka pėrfshirė kėtė industri tė re nė objektet kryesore pėr nxitjen e zhvillimit tė ekonomisė vendėse.

Pėrveē kėtyre, shumė investues tė huaj ka marrė kujdesin pėr zhvillimin e industrisė sė prodhimit tė televizorit dixhital nė Kinė. (Sihai)