v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-08-29 19:33:24    
Intervista e asistent-profesores sė Universitetit tė Tiranės Vera Lazo pėr RJK-sė ( 1)

cri

dėgjoni

Ditėt e fundit, gjatė qėndrimit nė Pekin pėr tė marrė pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare tė Kimisė, asistet- prefesorja e kimisė e Fakultetit tė Shkencave Natyrore tė Universitetit tė Tiranės Vera Lazo e shoqėruar nga funksionari i Shoqatės sė Miqėsisė sė Popullit Kinez pėr Marrėdhėniet me Botėn e Jashtme Uang Ronkė erdhėn pėr vizitė nė Radio e Jashtme tė Kinės. Ata vizituan ekspozitėn e zhvillimit tė Radios sė Jashtme tė Kinės, ekspozitėn e vitrinave me dhurata tė dėrguar nga dėgjuesit e vendeve tė ndryshme tė botės dhe redaksinė e emisioneve tė gjuhės shqipe dhe u pritėn nxehtėsisht nga anėtarėt e kėsaj redaksie. Ata panė edhe faqet e internetit nė gjuhėn shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės. Ata dhanė pėrkatėsisht edhe intervistat pėr korrespondentėt e kėsaj redaksie.

Tani ju ftojmė tė dėgjoni incizimin e intervistės sė znj.Vera Lazo pėr korrespondenten Huailu.

Mirėmbrėma, zonja Vera! Mirėseerdhėt nė Radion e Jashtme tė Kinės.

Faleminderit.

Kėtė herė sa ditė keni qėndruar nė Kinė?

Tri javė nė Pekin dhe nė Tiencin.

Sivjet Pekini ka qenė jashtėzakonisht me kohė shumė tė nxehtė

Shumė tė nxehtė dhe me shumė lagėshtirė ajri, por dy ditėt e fundit u rregullua, u bė si koha nė Shqipėri.

Ju e njihni shumė mirė Kinėn, sepse keni qenė shumė vjet mė parė dy herė nė Kinė pėr studime dhe pėr punė. A mund tė na tregoni dicka pėr pėrshtypjet tuaja nga Kina, pėr ndryshimet e kėtyre viteve.

Pėr herė tė parė kam qenė nė Kinė nė vitet 1974-1978, studente nė Universitetin e Nankait. Ishte koha kur sapo Kina kishte mbaruar revolucionin kulturor dhe, nė krahasim me mėnyrėn e jetesės tė Evropės, dallohej, nuk ishte njėsoj. Kur erdha pėr herė tė dytė nė 1992-shin, pashė qė Kina kishte ndryshuar nė mėnyrė fantastike, cdo gjė ishte transformuar, nuk dallohej mė nga Evropa pėr nga niveli i jetesės, pėr nga mėnyra e jetesės mė tepėr. Gjithashtu edhe botėkuptimi i njerėzve kishte ndryshuar. Njerėzit ishin mė tė lirė nė bisedime me tė huajt, ishin mė tė afrueshėm. Mund tė hyje e tė dilje nė shtėpitė e miqve tanė kinezė pa asnjė lloj problemi. Jo vetėm kjo, por edhe nga ana e mirėqėnies nė familje ishte bėrė njė ndryshim kolosal, qė tė them tė drejtėn nuk e prisja.

Kėtė herė keni qėndruar nė shtėpinė e njė shoqes suaj kineze. Si u ndiet?

Shumė mirė, mė kanė pritur shumė mirė. Jam ndier si nė shtėpinė time. Natyrisht kanė kushte shumė tė mira, kėshtu qė nuk kam ndier mungesėn e asgjėje. Dhe nė Tiencin, dhe nė Pekin, kam qėndruar nė familjet e shoqeve tė mia, kėshtu qė jam ndier shumė mirė. Unė kam shumė miq nė Kinė dhe sa herė qė vij, vij me shumė dėshirė, sepse nuk e ndiej veten si tė huaj. Sa vij nė Pekin, menjėherė marr nė telefon miqtė e mi, takohemi, dalim bashkė. Gjithmonė vij me njė ide se kam kė takoj dhe kam njerėz qė mė presin.

Sa kohė u bė qė s'kishit ardhur?

Kisha pesė vjet qė s'kisha ardhur. Pėr herė tė fundit kam qenė nė nėntor tė vitit 2001. Kam qėndruar 10 ditė nė Pekin. Tani erdha sepse ishte njė konferencė nė Pekin qė organizohet nga Akademia e Shkencave e Kinės, nga Shoqata e Kimistėve tė Kinės, nė bashkėpunim me Unionin Ndėrkombėtar tė Kimisė sė Pastėr dhe tė Aplikuar, me qendėr nė Amerikė.

Ju merreni me kimi?

Po jam kimiste, jam pedagoge nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės tė Universitetit tė Tiranės.

Keni shkėmbime tė shumta me Kinėn nė kėtė drejtim?

Unė kam lidhje sidomos me profesorin qė mė ka udhėhequr doktoratėn. Edhe kėtė herė vizitova laboratorin. Ata po punojnė me njė metodė tė re analitike. Unė u interesova, mora literaturė dhe shpresoj qė edhe unė tė punoj nė kėtė fushė nė Shqipėri.

Domethėnė nga kjo konferencė keni pėrfituar shumė.

Po, shumė. Madje edhe sot kishte njė diskutim pėr kėtė problem nė konferencė. Madje bėra dhe njė diskutim me prezantuesin, pasi unė kisha njohje, ndėrkohė ai thoshte qė ishte njė metodė shumė e re. Pra njohjet i mora nė Universitetin e Nankait.

Pra, keni studiuar nė Universitetin e Nankait pėr kimi?

Kam studiuar katėr vjet, pastaj kam bėrė doktoratėn nė Nankai. Mbasi mbarova doktoratėn, meqė gjendja nė Shqipėri nuk ishte e qėndrueshme, fillova punė nė njė firmė italo-kineze nė Tiencin deri nė fund tė vitit 1988. Pastaj u ktheva nė Shqipėri dhe fillova punė nė Universitetin e Tiranės. (Zhai)