v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-08-30 19:13:04    
Plaku Ju Gong lėvizi malet gjetiu

cri
Po rrėfejmė tregimin alegorik?Plaku Yu Gong lėvizi malet gjetiu?, tregim qė ėshtė shumė i njohur nė Kinė.

Na ishte njė plak rreth tė 90-tave, qė e quanin Yu Gong. Para portės sė shtėpisė sė tij, gjendeshin dy male tė larta: mali Taihang dhe mali Vangvu, tė cilat pengonin hyrjen dhe daljen e tyre. Njė ditė, Yu Gong mblodhi gjithė familjen dhe i tha: "Kėto dy male na pengojnė rrugėn. Me forcėn e familjes sonė, mund tė lėvizim ato nė njė vend tjetėr. "

Bijtė dhe nipėrit e tij thanė: "Shumė mirė. Le tė fillojmė qė nga dita e nesėrme." Mirėpo plaka e tij u shpreh kundėr, sepse ishte e mendimit se kjo ishte njė punė tepėr e vėshtirė. Ajo tha: "Ne kemi shumė vjet qė jetojmė kėtu, por pse tė mos vazhdojmė kėtu? Dy malet janė kaq tė mėdha. Edhe sikur tė mund tė lėvizim ato, ku do tė lėmė dheun e tyre?"

Fjalėt e plakės ngjallėn menjėherė diskutime tė zjarrta. Ishte me tė vėrtetė njė problem se ku tė ēonin gurėt dhe dheun e dy maleve? Pas diskutimeve, ata vendosėn njėzėri qė tė transportonin gurėt dhe dheun e atyre maleve nė det qė nuk ishin shumė larg.

Tė nesėrmen, plaku Yu Gong, nė krye tė gjithė familjes sė tij, filluan punėn pėr tė lėvizur malet gjetkė. Ata ishin komshinj me njė vejushė, e cila kishte njė djalė 7 a 8 vjeēar. Me tė dėgjuar se do tė lėvizeshin dy malet, ajo u gėzua shumė dhe erdhi pėr tė ndihmuar.

Pėrveē veglave tė thjeshta si lopata dhe kofinė, ata nuk kishin vegla tė tjera, por kishin detyrėn e rėndė pėr tė transportuar gurėt dhe dheun nė det. Pėr kėtė arsye, pas njė muj tė punės sė tyre tė lodhshme, malet nuk dukeshin aspak tė zvogėluar.

Njė plak me emrin Zhi Sou qeshi, duke parė pėrpjkjet e familjes sė plakut Yu Gong. Njė ditė, ai erdhi tek Yu Gong dhe tha: "Shiko, ti je kaq i moshuar dhe mezi ecėn. Si mund tė lėvizni kėto dy male gjetiu? "

Yu Gong iu pėrgjigj: "Ti nuk mė dukesh mė i zgjuar se njė djalė i vogėl, megjithėse emri yt ka kuptimin Plaku i Zgjuar. Ėshtė e vėrtetė se unė nuk do tė rroj shumė vjet, por do tė vazhdojnė punėn bijtė e mi, pasi vdes unė. Pas vdekjes sė bijve tė mi, do tė vazhdojnė bijtė e tyre. Kjo punė do tė trashėgohet brez pas brezi. Vazhdimėsia e brezave nuk ka fund, por gurėt e maleve do tė pakėsohen aq, sa tė heqen gjetiu dhe nuk do tė dalin mė balta tė reja ose gurė tė rinj. Pse nuk mund tė lėvizim kėto male gjetiu, pėrderisa tė punojmė ditė pėr ditė, muaj pėr muaj dhe vit pėr vit? " Pasi dėgjoi kėto fjalė, plaku Zhi Sou heshti.

Plaku Yu Gong, nė krye tė pjesėtarėve tė familjes sė tij, punonte pandėrprerė pėr tė lėvizur malet. Ata punonin edhe nė verė me vapė, edhe nė dimėr tė ftohtė, dhe punonin qė nga mėngjesi herėt deri natėn vonė. Mė nė fund, perėndia u prek nga veprimi i plakut Yu Gong dhe dėrgoi dy shenjtėr nė botėn njerėzore, tė cilėt i morėn ato dy male nė njė vend tjetėr.(Zheng)