v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-08-25 18:34:21    
Pėrshtypje tė paharrueshme nga Shqipėria ( 6 ) Profesor Emil Lafe ( 1 )

cri
Tė dashur lexues, jam Damini, ju pėrshėndes pėrsėri. Do tė vazhdoj t'ju tregoj pėrshtypjet e mia tė paharrueshme nga Shqipėria. Sot po ju flas pėr profesorin shqiptar, zotin Emil Lafe ( 1 ).

Emrin e profesor Emil Lafes e kam dėgjuar qė nė vitet' 80 tė shekullit tė kaluar, por pėr herė tė parė e kam takuar vetėm nė nėntor tė vitit 2004 nė Tiranė. Ai ėshtė njė dėgjues i rregullt i Radios sonė nė gjuhėn shqipe dhe ka ruajtur korrespondencė tė rregullt me redaksinė e gjuhės shqipe tė Radios sė Jashtme tė Kinės. Ai shprehet kėshtu: "Fjalėt fluturojnė dhe tė shkruarit nė letėr mbetet." Unė e respektoj shumė atė, jo vetėm pėr arsye se ėshtė njė profesor i nderuar, njė gjuhėtar i denjė i Shqipėrisė, por edhe se ėshtė njė mik i madh i popullit kinez.

Nė njė ditė tė kthjellėt nėntori, pasi kontaktuam nė telefon, ai kėrkoi qė tė takoheshim patjetėr.

U takuam nė selinė e njė pėrfaqėsie kineze, ku isha vendosur, nė zonėn e Tiranės sė Re. Biseduam gjerė e gjatė si miq tė vjetėr. Ai mė thėrriste "Drita", kurse unė e quaja me respekt "profesor".

Nė fillim ai mė tregoi se ka qenė bashkėstudent i grupit tė parė tė studentėve kinezė nė vitet' 50 tė shekullit tė kaluar. Ai banonte sė bashku me tre studentė kinezė nė njė dhomė konvikti. Ai tha:

"Unė kam studiuar nė tė njėjtėn kohė me studentėt kinezė. Kam banuar nė njė dhomė me tre studentė kinezė: Cai Zumiao, Xiong Yuanjie dhe Cui Rensong."

Ai mė tregoi edhe pėr jetėn studentore tė tyre plot gjallėri e mė kallėzoi edhe disa gazmore prej tyre. Sa mirė qė kishin kaluar sė bashku, tamam si njė familje. Kėta studentė veteranė ishin shqipfolėsit e parė kinezė, por na vjen keq qė disa prej tyre kanė ndėrruar jetė nga sėmundje tė ndryshme.

Pas diplomimit nė Universitetin e Tiranės, Emil Lafe u bė profesor i gjuhės shqipe duke u dhėnė mėsime studentėve tė huaj nė Shqipėri. Nė atė kohė ai kishte shumė qejf tė studionte gjuhėn kineze, sepse mori vesh se nė atė kohė nė Kinė flitej se gjuha kineze do tė shkruhej me alfabet latin. Ai pėrmendi punėn e tij si pėrkthyes i gjuhės ruse.

(....2 ....)

Ai kujtoi se shoqėroi njė delegacion tė Akademisė sė Shkencave Shoqėrore tė Kinės nė vitin 1973, pasi u zhvillua nė Shqipėri Kongresi i Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe dhe u vendos gjuha shqipe letrare ose standarde. Nė kėtė delegacion ishin dy gjuhėtarė kinezė dhe njė pėrkthyes i gjuhės ruse. Ai pėrkthente nga gjuha kineze nė rusishte, edhe unė pėrktheja nga shqipja nė rusishte, kėshtu kemi komunikuar, tha profesor Emil Lafe. Pas njė jave qėdrimi tė delegacionit, ata mė dhuruan njė hartė tė madhe tė Kinės me shkronja latine dhe disa libra tė letėrsisė pėr fėmijė me shkronja latine. Prej tyre unė pėrpiqesha tė mėsoja gjuhėn kineze nga alfabeti latin, por e di se sa probleme qė ka gjuha kineze pėr tė kaluar nė alfabetin latin.

"Pjesėrisht titujt e gazetave kineze shkruheshin atėherė "Zhenminzhibao' nė "Renminribao" dhe mjaft tituj tė tjerė tė tillė, nė mėnyrė qė evropianėt qė nuk e njihnin hieroglifet kineze, tė dinin se pėrse ėshtė fjala, si pėr shembull, 'Flamuri i Kuq' nė 'Hongqi' dhe disa revista tė tjera kineze. Pasi ikėn shokėt e mi kinezė, unė u pajtova nė revistėn kineze 'Kina nė ndėrtim', sepse mė interesonte kjo revistė kineze nė gjuhėn gjermane dhe nė gjuhėn frėngjishte, sepse i lexoja ato. Ato mė vinin rregullisht nė shtėpinė time dhe nė zyrėn time."

Si gjuhėtar, ai i ėshtė pėrkushtuar studimit tė gjuhės shqipe, por edhe gjuhės ruse, gjermane, franceze, madje edhe gjuhės kineze. Fryma e tij studimore e kėrkimore dhe stili i tij i mėsimeve janė bėrė shembull pėr mua, sado i madh ėshtė nė moshė. Nė bisedėn tonė unė i pėrmenda se do tė dal sė shpejti nė pension, por ai mė inkurajonte shpesh: "Jeni e re dhe energjike, mos mendon fare pėr moshėn qė keni." Ai ėshtė njeri i hareshėm dhe plot vetėbesim. Nga optimizmi i tij unė kuptoj se njė studiues dhe dijetar i denjė nuk ka kufij moshe pėr studime, vetėm objektiva pėr studime, siē thotė njė fjalė e urtė e popullit kinez: "Aq tė rroj, sa tė studioj. Aq tė rroj sa tė pėrdor." Dhe njė fjalė shiqipe: "Sa tė rrosh, do tė mėsosh."

Ai si profesor i studentėve kinezė ka ruajtur marrėdhėnie tė mira e tė ngushta me ta, duke u bėrė edhe njė mik i ngushtė i tyre.

Tė dashur lexues, deri kėtu ju tregova pėr profesor Emil Lafen dhe do tė vazhdoj herėn tjetėr t'ju tregoj pėrshtypjet e mia tė paharrueshme nga Shqipėria, pėr profesor Emil Lafen. ( Daming )