v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-08-23 20:28:06    
Mjedisi ekologjik i zonės sė burimit tė 3 lumenjve tė njohur tė Kinės ėshtė pėrmirėsuar mė tej

cri

Ditėt e fundit, gazetari mėsoi nga sektorėt pėrkatės tė provincės Qinghai tė Kinės veri-perėndimore se gjatė 5 vjetėve tė fundit, nėpėrmjet njė sėrė masash tė mbrojtjes ekologjike, mjedisi ekologjik i zonės sė burimit tė 3 lumenjve kryesorė tė Kinės ėshtė pėrmirėsuar mė tej. Tani, Kina po forcon mė tej mbrojtjen e mjedisit ekologjik tė kėsaj zone.

Zona e burimit tė 3 lumenjve ėshtė pikėrisht vendburimi i lumit Jance, i lumit tė Verdhė dhe i lumit Lancang tė Kinės. Kjo zonė ndodhet nė pjesėn jug-perėndimore tė provincės Qinghai tė rrafshnaltės Qinghai-Tibet. Pėr shkak tė pozitės sė posaēme gjeografike dhe tė kushteve tė veēanta natyrore, nė kėtė zonė ka sipėrfaqe tė mėdha tė lagunave, stepave, pyjeve dhe tė burimeve tė pasura tė kafshėve e tė bimėve tė egra. Por para disa vjetėve, krahas ngritjes sė temperaturės sė klimės nė gjithė globin dhe krahas shtimit tė aktiviteteve njerėzore nė kėtė zonė, mjedisi ekologjik i vendburimit tė 3 lumenjve ėshtė keqėsuar pandėrprerė, sipėrfaqe tė mėdha tė kullotave janė mbuluar me rėrė dhe sistemi ekologjik i bimėve dhe lagunave ėshtė shkatėrruar rėndė.

Keqėsimi i mėtejshėm ekologjik ka shkaktuar uljen e shpejtė tė burimeve ujore tė zonės sė burimit tė 3 lumenjve, duke kėrcėnuar drejtpėrdrejt sigurinė ekologjike tė lumit Jance, tė lumit tė Verdhė dhe tė lumit Lancang. Pėr tė mbrojtur nė mėnyrė efikase mjedisin ekologjik tė vendburimit tė 3 lumenjve, para 5 vjetėve, Kina ka krijuar kėtu zonėn e mbrojtjes natyrore dhe ka marrė njė sėrė masash tė forta pėr tė pėrmirėsuar mjedisin ekologjik vendės.

Nė kėtė zonė tė mbrojtjes natyrore janė zbatuar disa vepra tė mbrojtjes ekologjike, tė cilat janė: vepra e mbrojtjes sė pyjeve natyrore, vepra e kthimit tė tokave tė punueshme nė pyje dhe nė gjelbėrime. Pėrveē kėtyre, Kina ka marrė edhe disa masa tė tjera pėr mbrojtjen e mjedisit ekologjik nė kėtė zonė.

Deri tani nė zonėn e burimit tė 3 lumenjve u sistemua erozioni me njė pėrfaqe prej 50 hektarėsh, kafshė tė shumėllojshme tė egra janė kthyer pėrsėri dhe numri i kėtyre kafshėve ėshtė shtuar nė mėnyrė tė dukshme.

Pėr tė forcuar mbrojtjen e mjedisit ekologjik tė kėsaj zone, nė fillim tė kėtij viti, Kėshilli i Shtetit i Kinės miratoi "planifikimin e pėrgjithshėm tė mbrojtjes dhe ndėrtimit ekologjik tė zonės sė mbrojtjes natyrore tė vendburimit tė 3 lumenjve tė Qinghait" dhe do tė investojė 7 miliardė e 500 milionė juanė pėr 7 vjet me radhė nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė mjedisit ekologjik tė kėsaj zone. (Sihai)