v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-08-22 20:12:38    
Tirana fitoi Superkupėn

cri
Tirana-Teuta 0-0

Tirana: Hidi, Sina, Dabulla, Pisha, Tafaj (Merkoēi 88'), Bulku (A. Muēa 46'), Hajdari (Okunovo 46'), Bakalli, Salihi, Muka, Rraklli. Trajner: Sh. Muēa

Teuta: Kapllani, Pashaj, Zėre, Jakupi, Hodo, Qerimi, Kote (Hasani 116'), Buna, Kovaē (Shaqiri 64'), Xhihani (Muēa 91'), Mancaku. Trajner H. Lika

Gjyqtarė: A. Janku, S. Avdo, (Tiranė) A. Mali (Patos)

Kartonė tė verdhė: Tafaj, Zėre, Buna

11 Metėrshat (5-4)

Tirana: Muka +, Sina +, Salihi +, Pisha +, Rraklli +

Teuta: Mancaku +, Qerimi +, Kapllani +, Hodo +, Hasani -

Minutat e lojės...

5'- Kroson Kovaē nė zonė dhe Kote godet me kokė, por topi pėrfundon nė duart e Hidit.

14'- Pisha ndėrhyn para Xhihanit pas njė kundėrsulmi tė shpejtė tė Teutės.

16'- Muka nis njė top tė rrezikshėm nė zonė.

21'- Muka nxjerr tė lirė Salihin qė godet brenda zonės, topi pėrfundon jashtė kuadratit.

28'- Sina nga e djathta kroson nė zonė dhe Rraklli me njė gjysėmkthesė vė nė rrezik Kapllanin e Teutės.

38'- Dabulla nė zhytje ndėrhyn saktė, duke i hequr mundėsi Xhihanit tė depėrtojė nė zonė.

41'- Hodo jep njė top tė saktė pėr Xhihanin qė godet fluturimthi, jashtė kuadratit.

43'- Salihi nga jashtė zonės gjuan nė portė, por Kapllani zotėron topin nė dy kohė.

45'- Mancaku provon nga jashtė zonės, duke vėnė seriozisht nė rrezik portėn e Tiranės.

50'- Xhihani godet papritmas, pret nė dy kohė Hidi.

59'- Muka kroson nė zonė, Tafaj e kthen pas me kokė pėr Salihin, por ky i fundit nuk e arrin dot topin.

66'- Salihi i afrohet zonės, godet, topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn pingule.

69'- Muka jep njė top tė saktė nė zonė pėr Rrakllin, qė nuk e arrin dot nė momentin e fundit.

76'- Goditje kėndi pėr Tiranėn. Tafaj pasn te Muka, ky i fundit te Salihi, por shkodrani nuk shėnjestron dot portėn.

78'- Tafaj merr njė top dhe futet nė zonė, godet, por mbi kuadrat.

81'- Tafaj i ndodhur nė zonė tenton dy herė nė portė, por nuk arrin dot tė mposhtė Kapllanin.

84'- Sina kroson saktė nė zonė, por topin nuk e arrin as Tafaj e as Salihi.

93'- Salihi kthen pas topin pėr Rrakllin, qė kėrkon tė godasė fluturimthi, por nė fund nuk e arrin dot.

95'- Njė goditje pa shumė pretendime e Mancakut, rrezikon seriozisht portėn e Hidit.

101'- Gabon Kapllani, kėrkon tė pėrfitojė aty Merkoēi.

102'- Salihi godet fort, jashtė.

108'- Salihi godet brenda zonės, grushton Kapllani.

110'- Tenton Bakalli, jashtė kuadratit.

112'- Muka vepron bukur me topin, kroson saktė pėr Rrakllin qė godet pa u menduar dhe topi kthehet nga shtylla dhe zotėrohet nga ana e Kapllanit.

Komenti...

Pas 120 minutave lojė dhe pas ekezekutimit tė 11-metėrshave, Tirana seleksionon trofeun e parė tė kėtij edicioni. Pra, e nis me kėmbė tė mbarė, duke drejtuar sytė tani nga dy trofetė e tjerė, titullin kampion dhe trofeun e kupės. Pėrballė Teutės kampionėt e vendit nė fakt nuk ishin aty ku duhej, e as shkėlqyen nė fushė, megjithatė fakt ėshtė se Superkupa ndodhen nė vitrinėn e klubit bardheblu. Mbrėmė nė "Qemal Stafa" u pa njė ndeshje pak a shumė e ngjashme me atė qė u luajt nė "Ryzhdi Bizhuta" pak kohė mė parė, e vlefshme pėr finalen e Kupės sė Shqipėrisė. Vetėm se nė finale tė kupės triumfoi Teuta me anė tė 11-metėrshave, kurse te finalja e djeshme me tė njėjtėn ecuri dolėn fitues 22 herė kampionėt e vendit. Sidoqoftė, dje ishte njė ndeshje jo nė lartėsinė e duhur, pa dhuruar shumė emocione dhe kjo ndoshta zemėroi gjatė shtesės ca tifozė qė kishin ardhur pėr tė ndjekur kėtė takim. Tirana zbriti nė fushė me formacionin e saj mė tė mirė dhe me njė trajner emergjence, sepse prej disa ditėsh shefi i klubit Muēa ka marrė nė dorė fatet e skuadrės, nė pritje tė trajnerit tė ri. Nė pjesėn e parė Teuta dha shenja se kishte ardhur me ambicje pėr tė fituar njė trofe. Sulmoi e para portėn e Tiranės dhe u rreshtua mirė nė mbrojtje. Bardheblutė e rritėn dalėngadalė presionin dhe mund tė kishin shėnuar nė dia momente. Gjatė fraksionit tė parė tė ndeshjes, qė dha shumė pak raste nė portat respektive, si Tirana, ashtu edhe Teuta nuk krijuan shumė rrezik nė portat respektive. Nė pjesėn e dytė u pa njė Tiranė mė ngulmuese. Nigeriani Samuel Okunovo, i ardhur nga Dinamo o Bukureshtit ishte supriza e formacionit bardheblu, madje mesfushori u dallua ,e paraqitjen e tij nė fushė. Ndryshimet e kryeqytetasve e rritėn presionin nė portėn e Teutės. Sulmuesit kryesorė, Rraklli e Salihi, me Mukėn nga pas krijuan shumė raste pėr shėnim, por u konstatua edhe njė fenomen, sepse nė zonė bardheblutė nuk tregoheshin fort tė saktė. 90 minuėtshi mbyllet me rrjeta tė paprekura, kurse nė shtesė Tirana ėshtė pėrsėri ngulmuese nė lojė dhe e rrezikshme. Deri diku me tė nuk ishte edhe fati, sepse nė momente tė caktuara shumė pranė portės, lojtarėt bardheblu e kishin pėr habi "tė vėshtirė" ta dėrgonin topin nė rrjetė. Mbyllet 120 minutėshi sėrish me rrjeta tė paprekura dhe vjen radha e 11-metėrshave. Pas 5 goditjeve tė sakta, Teuta humbet tė fundit, kėshtu qė Tirana kurorėzohet me trofeun e parė, qė ndoshta nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe, por i vlen si njė ogur i mirė pėr njė sezon tė mbarė. Bardheblutė festuan nė fund tė ndeshjes dhe tani ajnė nė pritje tė konsolidimit tė grupit dhe ardhjes sė stafit tė ri drejtues (trajneri do tė vijė tė mėrkurėn bashkė me stafin), pėr tė nisur edicionin e ri.

Deklaruan

Hasan Lika, trajner i Teutės:

"Ishte njė ndeshje e barabartė dhe qė ne ishim pėrgatitur pėr fitore. Teuta deri diku luajti mirė, mund tė kishte shėnuar nė disa raste dhe arriti gjithsesi tė bllokonte kundėrshtarin. Gjatė ecurisė sė lojės ne mund tė kishim shėnuar, megjithatė takimi zgjati 120 minuta dhe u pa lodhje nė fushė. Nė momentin e 11-metėrshave, Tirana u tregua mė e saktė, duke fituar trofeun, megjithatė ne duhet tė kėnaqemi dhe tė futemi nė kampion me synime tė forta, pėr njė ecuri sa mė tė mbarė."

Hamdi Salihi, sulmues i Tiranės

"Mendoj se nuk dolėn nė lojėn tonė, megjithė rastet e shumta qė krijuam para portės sė kundėrshtarit. Gjatė 120 minutave mund tė kishim shėnuar njė gol, por nuk e arritėm dot, pėr vetė faktin se kundėrshtari u mbrojt mirė dhe nė disa raste fati nuk ishte me Tiranėn. Megjithatė, nė fund arritėm tė siguronim trofeun e parė, qė besoj se pėr mė tej do tė na japė mundėsi tė sigurojmė ato tė radhės. Mendoj se ky grup, bashkė me ndonjė pėrforcim do tė sigurojė objektivat e edicioni tė ardhshėm, pa asnjė diskutim."

Tė veēanta...

- Nė tribunėn "Vip" binte nė sy kryebashkiaku Rama, donatorėt bardheblu dhe presidenti i Teutės, ndėrsa nė pjesėn e dytė erdhėn presidenti i FSHF-sė, Duka, zv.presidenti Nuri dhe presidenti i Partizanit, Xhani.

- Negeriani, Samuel Okunovo ishte i vetmi lojtar i federuar nė radhėt e Tiranės, pas eliminimit nga "champions" -i. Ai luajti vetėm njė pjesė loje, duke treguar se ėshtė njė lojtar cilėsor.

- Pėr tė parė finalen e Superkupės ishin njė numėr i paktė tifozėsh bardheblu, qė nė kohėn shtesė u pa qartė edhe njė mėrzitje e njė pjesė me skuadrėn e tyre.

"Libri i Artė" i Superkupės

1989 DINAMO 17 Nėntori 2 0

1990 FLAMURTARI Dinamo 3 3

1991 FLAMURTARI Partizani 1 0

1992 ELBASANI Vllaznia 3 2

1993 PARTIZANI-Fitues i tė dy trofeve

1994 TIRANA Teuta 1 0

1995 Tiranė Teuta (nuk u zhvillua)

1996 TIRANA (fituese e tė dy trofeve)

1997 Tirana Partizani (nuk u zhvillua)

1998 VLLAZNIA Apolonia 1 1

1999 TIRANA (fituese e tė dy trofeve)

2000 TIRANA Teuta 1 0

2001 VLLAZNIA Tiranė 2 1

2002 TIRANA-Dinamo 6-0

2003 TIRANA-Dinamo 3-0

2004 PARTIZANI-Tirana 2-0

2005 TIRANA - Teuta 0-0 (5-4p)