Ėshtė e tepruar tė flitet pėr hakmarrje, as sportive. Por Milani kundėr Juventusit, ka marrė mbrėmė, njė revansh sa do tė vogėl nė trofeun "Berluskoni", duke fituar 2-1 nė fund tė njė ndeshjeje tė vėrtetė, tė rėndė, luftarake, pa dyshim dhe spektakolare. Nė fillim ka shėnuar Vieira, por nė pjesėn e dytė, pėrmbysja e Milanit ka pasur "markėn" braziliane. Nė fillim ka barazuar Kaka, pastaj Serzhinjo ka mbyllur llogaritė me "armiqtė" historikė. Kuqezinjtė fitojnė kėshtu edicionin e 15-tė tė kėtij trofeu dhe mbrėmė ishte trofeu i 6-tė qė u vesh kuqezi.
Juventusi kthehej nė "San Siro", pasi nė vizitėn e fundit, mė 8 maj tė kėtij viti, "hipotekoi" titullin e 28-tė kampion. Dhe mbrėmė fillimi i ndeshjes ka qenė i gjithi i "markės bardhezi. "Zonja" ėshtė prezantuar ndaj "Djallit" me veshjen mė prestigjioze, nė kėrkim tė njė tjetėr sezoni tė pasur me kėnaqėsi. Emerson dhe Vieira janė "zotėrinjtė" e mesfushės dhe ka qenė pikėrisht francezi, ai qė ka zhbllokuar rezultatin. Goli i Juventusit vjen nga njė pasim i Zebinasė me tė majtėn, i cili "peshkon" Vieiranė. Francezi futet nė mes tė mbrojtjes kuqezi dhe shėnon pėrballė Didės. Pas mbylljes sė pjesės sė parė, Milani reflekton dhe barazon nė minutėn e 53-tė me Kakanė. Ka qenė njė aksion i shkėlqyer Sedorf-Sheva-Kaka. Pas njė krosimi nga e djathta e ukrainasit, braziliani ka barazuar shifrat.
Goli i dytė i Milanit, ka ardhur nga njė krosim i saktė i Rui Kostės pėr Serzhinjon: ky i fundit ka lėnė pas me sprintin e tij Pesoton dhe me njė goditje tė bukur ka mposhtur Kimentin. Megjithatė ka qenė njė test i mirė pėr tė dy trajnerėt, qė kanė provuar thuajse tė gjithė lojtarėt e grumbulluar nė kėtė miqėsore.
Nedved dhe Bufon, dėmtimet e papritura
Probleme nė shtėpinė e Juventusit pas ndeshjes sė mbrėmshme pėr trofeun "Berluskoni" kundėr Milanit nė "San Siro". Gjatė ndeshjes, dolėn nga fusha pėr njė dėmtim, nė fillim Nedvedi, pastaj Bufoni. Ēeku u zėvendėsua gjatė pjesės sė parė pėr njė ndėrhyrje tė gabuar nga Maldini nė kavilje, nsėrsa portieri bardhezi, qė tani rrezikon tė mungojė edhe me kombėtaren italiane nė miqėsoren nė Irlandė, doli nga fusha me barrelė pas njė dyluftimi me Kakanė. Pėr tė ka shumė mundėsi, qė tė jetė dėmtuar shpatullėm.
|