Nė historinė e zhvillimit tė njeriut, krahas feve, Lėvizja e Olimpiadės meriton tė quhet fenomeni mė i lashtė shoqėror e kulturor. Burimi i Lėvizjes sė Olimpiadės mund tė prapavėshtrohet nė vitin 776 para erės sonė, sipas historisė me shkrim dhe, para kėtij, Lojėrat Olimpike antike ndoshta kishte ekzistuar pėr disa shekuj. Pra, lidhur me burimi i Lojėrave Olimpike antike ka shumė shpjegime.
Greqia e lashtė ėshtė mbretėria e mitologjisė. Gjithashtu, grekėt u kanė dhėnė shumė pėrralla tė bukura Lojėrave Olimpike antike, qė ka vazhduar pėr mbi 100 vjet dhe me influencė tė thellė. Kėto pėrralla janė pėrhapur gjerėsisht dhe i mbuluan njė ferexhe mysterioze pėr burimin e Lojėrave Olimpike antike. Nė mitologjinė, ne jo vetėm mund tė kapim disa informacione pėr burimin e Lojėrave Olimpike antike, por edhe mund tė mirėkuptojmė idenė e grekėve tė lashtė pėr Lojėrat Olimpike.
Ndėr pėrrallave tė shumta, njera e konsideron Lojėrat Olimpike antike si rezultat i kremtimeve pėr fitim. Sipas kėsaj pėrralle, heroi i madh Herakles mundi mbretin e Elisit, Augeas. Pėr tė kremtuar kėtė fitore, Herakles zhvilloi garėn e vrapimit 600 kėmbėsh (ang. feet) nė Olimpik dhe dekoroi fituesin me dafinėn e thurur me degė ulliri. Nė kėtė pėrralė, Lojėrat Olimpike antike u nis dhe u organizua nga Heraklesi.
Nė tjetėr pėrrallė greke thuhet se kreu i perėndive, Kronusi ishte gati t'i dorėzonte mbretėrinė birit tė tij, Zeus, por ai nuk e besoi plotėsisht aftėsinė e Zeusit, pra ai dėshiroi ta provronte nėpėrmjet konkurrimit. Nė qoftė se Zeusi mund tė kalonte normalisht provim, ai nuk do tė kishte merak. Para konkurrimit babai dhe biri premtuan se nė qoftė se Zeusi do tė fitonte, ai do tė trashėgonte mbretėrinė. Zeusi pranoi sfidėn me guxim tė madh. Kronusi nuk ishte i thjeshtė. Si kreu i perėndive, ai kishte fuqi tė pakrahasueshme dhe zotėroi shkathtėsi tė dalluar. Tė konkurohej me babain, edhe Zeusi vet nuk e di nėse do tė arrihet sukses apo jo, por ai nuk dėshiroi tė hiqte dorė nga asnjė shans dhe ishte gati tė demonstronte aftėsinė e tij pėrpara perėndive. Lufta ishte e ashpėr. Pas disa ditėsh e natėsh, Kronusi nuk ishte mė nė gjendje t'i pėrballonte birit dhe mė nė fund, Zeusi fitoi kėtė luftė me trimėri dhe mencuri. Kronusi nuk shkeli premtimin e tij dhe Zeusi pranoi me gėzim kurorėn mbretėrore si kreu i perėndive nga dora e tė atit. Pėr tė kremtuar kėtė fitore dhe gjithashtu hipjen nė fuqi si kreu i perėndive, Zeusi dha urdhėr tė organizoheshin aktivitete tė mėdha festive, duke pėrfshirė edhe garat sportive. Kėshtu nė pėrrallė grege Zeusi, kreu i perėndive, u bė nismėtari i Lojėrave Olimpike antike.
Lidhur me burimin e Lojėrave Olimpike antik ka edhe shumė pėrralla tė tjera. Nė fakt pavarėsisht nga cila pėrrallė dhe nga cili hero, drejtėsia dhe trimėria kėndohen nga njerėzimi. Nėpėrmjet sportit, njeriu ka pėrmirėsuar trupin dhe shpirtin, duke kėrkuar pandėrprerė vlerėn e ekzistencės sė vet. (Wang Lei)
|