|

Ēen Shu Bao, perandor i fundit i dinastisė Ēen, kishte njė ministėr me emrin Shy Deyan, i cili ishte martuar motrėn e perandorit, princeshėn Leēang dhe e donte shumė gruan e tij. Pėr njė kohė, Shy Deyan ishte shumė i shqetėsuar, duke ndierė se dinastisa Ēen do tė pėsonte katastrofė, sepse jeta politike atje ishte korruptuar keqas. Njė ditė, ai i tha gruas: "Do tė ndodhin turbullira herėt a vonė. Unė do t'i kushtoj forcėn time mbrojtjes sė perandorit. Kam frikė se mos ti do tė mbetėsh vetėm. Por, pėrderisa tė jem gjallė, do tė ketė njė ditė kur do tė takohemi pėrsėri, sado larg qė tė shkoj. Ne duhet tė lėmė diēka si dėshmi pėr martesėn tonė." Pastaj mori njė pasqyrė tė rrumbullakėt prej bronzi, e theu nė dy, ruajti gjysėm e parė pėr veten e tij, i dha tė shoqes gjysmėn tjetėr dhe tha: "Ruaj atė. Nė rast se do tė mbetemi pa gjetur njėri tjetrin, porosit ndonjė person qė, mė datėn e 15-tė tė muajit tė parė tė ēdo viti, tė shkojė nė treg duke marrė gjysmėn e pasqyrės dhe tė thėrrasė sikur pėr tė shitur atė. Kur shoh atė, unė do tė tė kėrkoj ty."
Pa kaluar shumė kohė, perandori i dinastisė Sui, qė kishte bashkuar Kinėn Veriore, dėrgoi trupa ushtarake pėr tė marrė kryeqytetin e dinastisė Ēen. Nė momentin kritik, kur trupat e dinastisė Sui hynė nė qytet, perandori i fundit i dinastisė Ēen mori dy konkubinat e tij dhe u fshehėn nė njė pus, por u zunė robėr. Ministri i tij Shy Deyan u arratis. Perandori i dinastisė Sui i dhuroi ministrit tė tij Yang Su gruan e Shy Deyanit.
Pasi mori vesh se e shoqja u mor nė kryeqytetin e dinastisė Sui, Dasing, sot Si-an, Shy Deyan arriti atje, pa marrė parasysh rrugė tė gjatė.
Erdhi data e 15-tė e muajit tė parė. Shy Deyan, tek po vėrtitej nė pazar, pa njė plak duke thirrur pėr tė shitut gjysmėn e pasqyrės me ēmim tė lartė. Shy Deyan bėri sikur interesohej pėr pasqyrėn dhe mori nė dorė pėr tė shikuar. Doli se ishte pikėrisht ajo gjysmė e pasqyrės qė e ruante e shoqja. Plaku ishte shėrbėtor i rezidencės sė ministrit Yang. Shy Dyang shkroi njė vjershė dhe ia dėrgoi tė shoqes me atė plak. Nė vjershė shkruhej: "Ikėn edhe pasqyra, edhe njeriu. Shoh pasqyrėn, por nuk shoh njeriun. Ku ėshtė bukuroshja ime? Shoh kėtu vetėm dritėn e hėnės. "
Pasi mori vjershėn e tė shoqit, princeshės Leēang ia shkrepi tė qarit. Ajo qante ditė pėr ditė pa ngrėnė asgjė. Kur mori vesh se si ishte puna, kryeministri Yang Su u prek shumė, thirri Shy Deyan nė shtėpi dhe ia ktheu gruan. Edhe sot, kur flasin pėr ribashkimin e njė ēifti tė ndarė, kinezėt thotė "Ah, pasqura e thyer ėshtė ngjitur". (Zheng)
|