v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-08-05 18:56:59    
Njė francaze edukon brezin e ri kinez tė zonėve tė thella

cri

dėgjoni

Katėr vitet e fundit, njė zonjė franceze e quajtur me emrin kinez Fangfang, ka ndihmuar tė shkojnė nė shkollė 1500 vajza zonės sė largėt e tė izoluar Mt. Damiao, nė Rajonin Autonom Guangxi Zhuang. Sikur kjo franceze tė mos kishte ndihmuar tė ngriheshin 11 shkolla nė kėtė zonė tė varfėr, kėto vajza vėshtirė se do tė kishin mundur tė vajzhdonin studimet. Perveē hapjes sė kėtyre shkallave, ajo ndihmoi edhe nė ngritjen e njė ndėrtese trikatėshe nė breg tė lumit Danian. Fangfangu nuk ėshtė e pasur, por, megjithatė, ajo mundi tė financojė shumicėn e fushatės sė saj nėpėrmjet qirasė qė merrte nga shtėpia e saj nė Francė.

Fėmijė, Fangfangu ishte shumė kurioze dhe e interesuar pėr Kinėn, kėtė vend tė bukur dhe tė madh nė Lindje. Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme, ajo shkoi nė kolegj, nė Paris, ku dhe u diplomua si master nė gjuhėn kineze. Mė vonė punoi si udhėrrėfyese nė njė agjensi turistike nė Paris. Ajo filloi tė shoqėrojė turistė nė Kinė mė 1989 dhe qė atėhere, ēdo vit e ka kaluar mė shumė se gjysmėn e kohės nė Kinė.

Gjatė qėndrimeve tė saj nė Kinė, Fangfangut i kanė lėnė pėrshtypje tė thellė mėnyra e veēantė e jetesės dhe zakonet e grupeve tė ndyrshme etnike, sidomos ato tė Kinės sė Jugut.

Nė botė ekziston njė organizatė ndėrkombėtare, e quajtur "Mjeksia pa kufi", qė pėrbėhet nga doktorė, tė cilėt ofrojnė ndihma humanitare nė zonat e varfėra ku mungon shėrbimi i majftueshėm mjekėsor. Mė 1996, njė degė kėsaj e organizate nė Francė, ndėrmori njė fushatė Nė Guangxi.

Rastėsisht, nė pranverėn e vitit 1997, kur punonte si shoqėruese nė Guilin, Fangfangu takoi z.Marsel, njė anėtar tė kėsaj organizate. Ajo u lumturua nga takimi me dikė nga vendi i saj. Nėpėrmjet organizatės qė mėsoi pėr Mt Damiao-n dhe qytetin Danian, vende qė nuk mund t'i gjeje as nė hartė. Mė vonė, ajo hyri nė organizatė dhe shėrbeu si pėrkthyese e saj.

Gjithēka nė Mt Damiao ėshtė e mahnitshme: malet me gjelbėrim dhe lumenjtė, qielli i kaltėr, retė e bardha dhe vallėzimi caitang.

Sa do tė dėshironte Fangfangu tė regjistrinte gjithēka nė video dhe tė shėnonte ēdo gjė nė ditarin e saj!

Ajo qė vjen nga njė metropol, ishte aq shumė e impresionuar nga ē'po shihte dhe s'mund ta shkėpuste mė veten e saj nga ai vend.

Ajo kishte mbėrritur nė atė zonė me romantizmin e saj francez, por shumė shpejt iu desh tė bėhet realiste. Nė thellėsi tė maleve, shumica e popullisė jeton nė zona tė izoluara, alpine dhe tė varfra. Tė shkėputur nga pjesa tjetėr e botės, mėnyra e tyre e tė menduarit shpesh ėshtė jashtė mode. Ishte mėse e zakonshme qė burrat tė mos punonin ndėrsa bajzat tė mos shkonin nė shkollė.Ndėrkohė qė shumica e famijeve i varin shpresat tek burrat, vetė kėta mbėshteteshin tek gratė. Tė vetmet punė qė njė vajzė mund tė bėnte, ishin tė qėndiste, tė thurte triko, tė kujdesej pėr lopėt edhe patat edhe pastaj tė martohej. Nė shkollė gjeje 2-3 vajza, ndėrkohe qė kishte dhe shkolla pa vajza fare. "Unė duhet tė bėj dipka pėr kėtė vend", - tha Fangfangu vetes.

Inshte njė pasdite e nxehtė vere e vitit 1998. Me kėpucė gome, me njė ēantė tė zezė lecke tė lidhur nė bel, Fangfangu trokiti nė derėn e Zyrės sė Arsimit tė qytetit Danian. "Kam njė ide. Dua tė financoj pėr vajzat e kėtushme qė tė shkojnė nė shkollė", i tha ajo drejtorit tė zyrės.

Duke i hedhur njė sy fshatit tė varfėr, Fangfangu vuri re se shumica e ndėrtesave tė shkollave ishin tė dobta dhe tė rrezikshme.

Nxėnėsit qė duhet tė mėsonin atje, do t'i kishin ndėrprerė studimet, nėse nuk do tė ishin marrė masa pėr tė zgjidhur problemin. Ajo nxitoi tė sigurojė fonde dhe tė rinovojė ndėrtesat e pabanueshme si dhe tė sigurojė ndihma financiare pėr vajzat, tė cilat nuk mund tė pėrballonin shkollimin. Gjatė viteve 1999 dhe 2001, ajo mblodhi rreth 180 mijė yuan pėr ndėrtimin e 11 shkollave tė reja nė fshatara, si nė Linlang, Giushe, Xiangtang dhe Shangzhai.

Fangfangu publikoi njė revistė nė Francė "Ngjyra e Kinės", nė tė cilėn tregohej jo vetėm pėr panoramėn e mrekullueshme tė Mt Damiaos, por edhe pėr gjendjen e vėshtirė dhe problematike tė kėtyre vajzave, tė cilat nuk mund tė ndiqnin studimet. Pastaj, ajo organizoi lexuesit e saj tė vizitojnė Danianin. Pothuaj ēdo muaj, ajo ftonte njė numėr francezėsh tė vizitonin Guilinin, me tė vetmin qėllim: tė informoheshin sa mė shumė njerėz pėr gjendjen, nė mėnyrė qė ata tė ofronin ndihmėn e tyre, veēanėrisht pėr vajzat.

Vitet e fundit, mė shumė se 1000 tė huaj, shumica francezė, kanė marrė pjesė nė fushatat e saj pėr tė fnancuar fėmijėt e Mt Damiaos.Kėto vite e ndihmuan Fangfang tė flasė gjuhėn e popullsisė vendore dhe njerėzit u mėsuan ta pranojnė atė si njeriun e tyre. Nxėnėsit e mirėpresin sa herė e shohin dhe kudo qė shkon. Sa herė qė ajo ikėn nga fshati, fshatarėt e pėrcjellin gjithnjė me ushqimet e tyre mė tė mira, si orizi dhe vezėt.

Fangfangu shprehu dėshirėn tė ndėrtonte njė ndėrtesė druri nė Danian. Pa asnjė hezitim, qeveria vendore i dha njė copė tokė. Nė shkurt tė vitit 2001, ndėrtesa mbaroi. Fshatarėt erdhėn nė pėrurimin e saj dhe festuan sikur tė ishte ndonjė festival. Ata e bekuan zonjėn franceze, e cila kishte dhėnė njė kontribut tė madh nė edukimin e brezit tė ri. (R. Stringa)