Tė dashur lexues, ju pėrshėndes pėrsėri Damini. Nė vitin 2004 pata disa raste tė shkoja me shėrbim nė Shqipėri, duke shoqėruar delegacionet kineze. Gjatė kohės sė qėndrimit tim nė Shqipėri, megjithėse isha shumė e zėnė me punė, pata edhe kontakte me shqiptarė, njėri prej tė cilėve ishte kompozitor i famshėm shqiptar zoti Aleksandėr Lalo. Sot do tė vazhdoj t'ju tregoj pėrshtypjet e mia tė paharruara nga Shqipėria dhe po ju flas pėr kompozitorin e famshėm shqiptar Aleksandėr Lalo.
Nė ato ditė qė kam qenė nė Tiranė, kudo shihej reklama pėr koncertin e kompozitorit shqiptar Aleksandėr Lalo. Pėr herė tė parė u takova me tė nė darkėn e shtruar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Radio-Televizionit e Shqipėrisė pėr nder tė delegacionit tė Radio-Film-Televizionit tė Kinės. Zoti Aleksandėr Lalo u paraqit para delegacionit kinez me sjelljet e njė muzikanti. M'u krijua pėrshtypja e njė burri shumė tė sjellshėm dhe modest.
Pas disa ditėsh delegacioni kinez pati nderin tė dėgjonte Koncertin e zotit Aleksandėr Lalo. Unė si ish-studente kineze qė kam studiuar nė Universitetin e Tiranės, nuk kisha parė asnjė herė njė pamje aq madhėshtore e tė ngrohtė tė njė koncerti nė Tiranė. Salla e koncertit ishte e mbushur plot pėr plot me spektatorė shqiptarė. Edhe jashtė te shkallėt e pallatit qėndronin shumė njerėz qė po prisnin biletat. Koncerti filloi me duatrokitje shumė tė ngrohta.
Kėto vepra ishin veprat e tij 40-vjeēare pėr Radio-Televizionin dhe pėr filmat. Nga pamja e zjarrtė nė sallėn e koncertit, unė dhe kinezėt ndjenim njė entusiazėm tė papėrmbajtur tė muzikėdashėsve shqiptarė dhe njė respekt tė madh tė tyre ndaj kompozitorit Aleksandėr Lalo. Orkestrėn e madhe prej rreth 100 instrumenteve muzikore tė skenės nuk e kam parė asnjė herė nė Shqipėri dhe as nuk kam dėgjuar pėr njė gjė tė tillė nė Shqipėri. Kurse kėsaj here kam parė me sytė e mi njė orkestėr tė madhe, qė interpretonte vetėm pjesėt muzikore tė pasura tė kompozitorit Alaksandėr Lalo, i cili ka krijuar pėr 40 vjet me radhė.
Njė ditė unė shfrytėzova vetėm gjysmė ore dhe e intervistova Aleksandrin. Ai e pranoi menjėherė intervistėn time.
Ndėr tė tjera ai tha: "Unė jam njė pjesė e memories sė kombit shqiptar. Kam kuptuar qė jo vetėm nė vendin tim, por edhe nė vende tė tjera po tė bėsh njė punė, do tė ngelesh pjesė e memories sė njerėzve qė tė duan. Vazhdimisht kam ndjerė gėzimin e njerėzve dhe dashurinė e tyre dhe kjo mė ka shtyrė tė bėj muzikė si autorė tė tjerė. Sigurisht gjatė njė periudhe 40-vjeēare tė muzikės kam bėrė gjera qė kanė ngelur, ato gjera qė janė futur nė kompjutrin e popullit qė nuk shlyhet mė dhe njerėzit e kanė tė vėshtirė ta harrojnė."
Pastaj ai mė tregoi pėr vlerat e njė kompozitori.
"Pėr kėtė koncert derisa tė vihej nė skenė pati njė luftė tė vjetėr, sepse nuk mė lanė shokėt e miqtė e mi. Ata mė thanė: Aleksandėr,
duhet tė mbledhėsh krijimtarinė, tė rishikosh njė pėrmbledhje punimesh artistike, tė paraqitni edhe njė herė njė album, tė ripunuar, qė tė bėhet ndoshta ky koncert njė pikė rikujtimi qė njerėzit tė mendojnė se ėshtė bėrė muzikė me vlerė etj.etj."
Ai ėshtė njė kompozitor kombėtar, por kombinon dhe krijon edhe muzikė tė llojit tjetėr, si me muzikė Xhaz etj. Veprat e tij muzikore janė mirėpritur shumė nga shqiptarėt. Ai ėshtė njė kompozitor patriot. Por ai tha:
"Tani ne, vendi ynė ka muzikė tė mirė, muzikantė tė mirė dhe kėngėtarė tė mirė, vajza tė bukura dhe meshkuj tė bukur, kemi tėrė ato gjėra tė mira me vlerė, por thonė se ato s'janė gjė, por kur ikin nėpėr botė, nė vende tė tjera, na thonė qė keni vlera, vijnė kėtu, dalin se sikur nuk kanė vlera. Puna ėshtė tek peshorja, kėtu peshorja nuk na ka peshuar si duhet me tonelata. I njėjti njeri peshon ndryshe nė vende tė ndryshme." ( Daming )
|